• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidat për KAS, Ledio Braho: Kam integritet, zgjedhjet kanë 30 vjet që kontestohen

17:42 : 30/09/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Avokati Ledio Braho, një prej kandidatëve për organet e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u shpreh se është kandidati i duhur për KAS, pasi është një risi ligjore si institucion.

Me eksperiencën e duhur dhe pa pasur “mëkate” në kurriz, edhe për shkak të moshës, avokati Ledio Braho, është një nga kandidatët potencial për KAS, ku avantazhet e tij janë integriteti dhe kurajo, sikundër edhe fakti se e ka pothuajse të pamundur të bëjë kompromis me anti-ligjin, anti-kushtetueshmërinë dhe padrejtësinë. Këtë e konfirmon edhe qëndrimi i tij ndaj shumë prej çështjeve sensitive, debateve publike dhe politike, në fushën e të drejtave, legjislacionit dhe Kushtetutës.

“Anëtarët e këtyre Komisioneve duhet të kenë një integritet të lartë dhe të jenë të depolitizuar. Mendoj se i plotësoj kushtet dhe kriteret, sikundër kam bindjen se do të përmbush detyrat ligjore”, tha Braho para Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Ai theksoi se zgjedhjet në Shqipëri janë kontestuar prej 30 vjetësh, ndaj dhe organet e reja që do të administrojnë procesin është e rëndësishme që të kenë anëtar me integritet.

Braho paraqiti para komisionit të gjithë karrierën e tij, eksperiencën në institucionet e vendit, përfshi edhe pozicionin si këshilltar në Presidencë, si dhe kontributin që ka dhënë në reformën rregullatore.

Lexo edhe:

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

Aktualisht Braho ushtron profesionin e avokatit duke pasur studion e tij ligjore.

Braho është një nga zërat më kritikë ndaj nismave anti-ligjore dhe anti-Kushtetuese të ndërmarra nga Qeveria, duke dëshmuar në këtë mënyrë jo vetëm kurajo dhe integritet, por edhe duke vënë në plan të parë interesin publik. Vetëm në muajt e fundit, avokati Braho, që sot kandidon për KAS, ka denoncuar publikisht rastet kur deklaratat në rrjetet sociale nga Kryeministri ktheheshin në vendime apo ligje, pa u miratuar nga Qeveria apo Kuvendi, dhe ishin ndëshkuese për qytetarët. Mjafton këtu të kujtojmë gjobat pa fund që aplikoheshin nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve që dilnin nga shtëpia gjatë kohës së izolimit. Gjithashtu Braho ka kundërshtuar ashpër vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe paketat anti-KÇK dhe anti-shpifje.

“Edhe ligjet më të thjeshta, duhet të bëhen me grupet e interesit”, ka deklaruar Braho lidhur me debatet mbi paktën anti-shpifje, e cila është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias, organizmat ndërkombëtare, pasi cënonte lirinë e mediave në Shqipëri.

Gjithashtu, avokati Braho ka shprehur kritika të forta ndaj ndryshimeve të njanshme Kushtetuese të miratuara më 30 korrik nga Parlaenti, ndryshime, që pasuan tensionimin e situatës politike dhe ngritën pikëpyetje lidhur me procesin e ardhshëm zgjedhor.

Braho i cilësoi “grusht shteti”, ndryshimet kushtetuese të mbështetura nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës parlamentare.

“Do të kemi një Kod Zgjedhor të ri dhe për të pasur një Kod Zgjedhor të ri të miratuar, duhet të kalojnë disa muaj.

Kodi Zgjedhor me të cilin supozohet të bëhen zgjedhjet e vitit 2021, do jetë një Kod Zgjedhor që do hyjë në fuqi të paktën në muajin Tetor ose Nëntor.

Dhe imagjinoni nga Tetori apo Nëntori të bësh zgjedhje në Prill dhe në Maj me atë Kod Zgjedhor. Pra do të sjellë një çoroditje totale për sa i përket administrimit të votës, do të sjellë një çoroditje totale për sa i përket votuesve dhe e gjitha kjo patjetër që është në kuadrin e një grushti shteti për të pasur një rezultat në tavolinë.

Dhe këtu kur flasim për zgjedhje duhet të kemi parasysh që kjo mazhorancë sot ka të gjitha bashkitë në vend, parlamentin totalisht, ka sistemin e drejtësisë totalisht, po ashtu ka dhënë kontrata koncesionesh PPP pa fund. Po ashtu, duhet të kemi parasysh mbjelljen e Shqipërisë me drogë, kontrolle ndaj Policisë së Shtetit nëpërmjet vetingut që po bëhet.

Pra pothuajse ka kapur çdo strukturë ne vend. Dhe duke mos i dalë as këto në bazë të sondazheve siç duket, kërkon të përçajë opozitën përmes ndalimit të koalicioneve dhe të shpikë formula si këto që 1/3 është listë e mbyllur kurse 2/3 listë e hapur që nuk ekziston askund tjetër në botë”, ishte reagimi i avokatit Braho.

Etiketa: brahokandidatKAS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Mundësia për t’ju shërbyer, nderi më i madh i jetës”/ Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

19:44 : 16/10/2025
AKTUALITET

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
Para

PËRGJIMI/ “Kush është tradhtari?” Publikohet biseda për vrasjen e avokatit grek nga “banda e shqiptarëve”

TË GJITHA

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

14:57 : 24/10/2025

Përdoreshin nga grupet kriminale, SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink

14:50 : 24/10/2025

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja në seancat gjyqësore

14:25 : 24/10/2025

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

14:11 : 24/10/2025

Goditën efektivët e policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

14:11 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com