Man.United pranë yllit të Barcelonës, detajet e marrëveshjes

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në fund të merkatos, Osumane Dembele pritet të transferohet te Manchester United.

Sipas AS, anësori i Barcelonës do të bashkohet me Djajtë e Kuq për një shumë rreth 50 milionë euro ndërsa 10 milionë të tjera do të vinin në formën e bonuseve.

“Dembele i Barcelonës është shumë afër mbylljes së transferimit të tij në Manchester United. Sipas informacionit të marrë, Barca do të pranonte një ofertë prej 50 ose 60 milion euro për anësorin francez”, ka shkruar gazeta spanjolle.

Klubi katalonas po kërkon të largoj Dembelen në mënyrë që të nënshkruajnë me Memphis Depay.

Dembele arriti në Camp Nou për një 130 milionë euro nga Borussia Dortmund tre vjet më pare ndërsa ka zhgënjyer totalisht me paraqitjet e tij.