• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dëmtuari nga mashtrimi 1 mln dollarë kallëzon tentativë korrupsioni në Gjykatën e Apelit Tiranë

13:35 : 29/09/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Shtetasit I.M, B.K, F.SH janë të dëmtuar financiarisht nga Fotaq Semi, i cili po vuan dënimin me 10 vjet burgim të dhënë nga nga gjykata e Tiranës për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Njëri prej tyre, I.M., ka denoncuar së fundmi një tentativë korrupsioni në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit, me qëllim shpalljen e tij të pafajshëm dhe lirimin nga burgu të të dënuarit Semi.

Fotaq Semi është dënuar nga shkalla e parë në vitin 2017, pasi prokuroria e Tiranës provoi se ai kishte mashtruar disa persona, me një vlerë rreth 1 milionë euro.

Çështja e tij tashmë pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit, prej trupës së përbërë nga Valdete Hoxha, Shkëlqim Mustafa dhe Genti Shala.

Lexo edhe:

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

I.M., deklaron se ka siguruar të dhëna, sipas të cilave familjarët e dënuarit Fotaq Semi “e kanë rregulluar me gjykatën” për lirimin e tij.

Këto të dhëna, I.M. i ka renditur në një kallëzim drejtuar Prokurorisë së Tiranës, në të cilin denoncon për kanosje shtetasin I.A, një mik i familjes Semi, i cili, sipas denoncimit, i ka rrëfyer më parë edhe për “ndërhyrjen pranë Gjykatës”, para se ta kërcënonte që të mos afrohej “as tek dera e Gjykatës së Apelit”.

Krahas kallëzimit penal, i dëmtuari I.M, ka dorëzuar edhe një kërkesë për përjashtimin e trupës gjykuese të Apelit, me argumentin se ekzistojnë dyshime se ata mund të jenë të njëanshëm në çështjen kundër Fotaq Semit, e përfaqësuar në gjykatë nga prokurorja Arta Marku.

Për më tepër, njëri prej gjyqtarëve për të cilët kërkohet përjashtimi, Shkëlqim Mustafa, rezulton të ketë qenë pjesë e trupës gjykuese në një proces të mëparshëm, ku, i kallëzuari aktual për “Kanosjes”, shtetasi I.A, është shpallur i pafajshëm në gjykatën e Apelit, pasi më herët gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 12 vjet burgim për “Mashtrim”.

Denoncimi
Në Janar të vitit 2020, i dëmtuari I.M. kontaktohet nga shtetasi I.A, i cili i thotë se është gjetur mundësia që të ktheheshin paratë që Fotaq Semi i kishte marrë disa vite më parë dhe për të cilat ishte dënuar për “Mashtrim”.

“Ndërmjetësi” I.A. i ka thënë të dëmtuarit se kishte ardhur në emër të familjes së Fotaq Semit dhe i siguroi një takim ndërmjet tyre.

Në atë takim, familjarët e Semit i kanë deklaruar të dëmtuarit se do t’i kthenin para, fillimisht një pjesë dhe të tjerat me këste.

Një muaj më pas, një person nga familja Semi e takon sërish të dëmtuarin, duke i shprehur të njëjtën gjë, se paratë do t’i merrte.

Ndërsa, i pyetur lidhur me rolin e “ndërmjetësit” I.A, familjari i Semit ka deklaruar se kanë raport të ngushta biznesi, duke lënë të kuptohet se paratë që Fotaq Semi i kishte marrë të dëmtuarit dhe personave të tjerë, mund t’i kishte përdorur pikërisht me I.A

Për disa kohë, nuk pati asnjë lëvizje, ndërkohë që i dëmtuari I.M. konstatoi se familja Semi po mundohej të fitonte kohë derisa çështja e të dënuarit të merrte zgjidhje në Gjykatën e Apelit.

Në muajin Korrik 2020, “ndërmjetësi” I.A. e ka kontaktuar për herë të fundit të dëmtuarit I.M. “Ndërmjetësi” I.A, siç deklaron i dëmtuari në kallëzim, i është shprehur se “Nëse do lekët e tua, mos u paraqit në gjykatë, madje, as te dera e saj”.

Përballë kësaj shprehjeje, i dëmtuari I.M i është drejtuar bashkëbiseduesit nëse “po e kërcënonte”.

“Ndërmjetësi” I.A i është drejtuar se “kështu më ka thënë familja Semi të të them”.

Në vijim, siç thuhet në kallëzim, “ndërmjetësi” I.A. i ka thënë të dëmtuarit se “ne e kemi mbyllur çështjen në gjykatë bile bile nje nga gjyqetaret eshte miku im. Avokati ka biseduar me dy gjyqtaret e tjere dhe ai (Fotaq Semi) ka marrë disa raporte mjekësore. Ti nuk ke ndonjë humbje që të dali ai i pafajshëm, pasi ai do të marrë lekët dhe do të të japë edhe ty borxhin”.

Në kallëzimin e dorëzuar para oficerëve të Policisë Gjyqësore, i dëmtuari I.M ka ngritur dyshimet se ai është gjendur në një skemë mashtrimi dhe kërcënimi, me qëllim që të mos paraqitet në Gjykatën e Apelit.

Gjithnjë sipas kallëzimit penal, në datën 14 Shtator 2020, ditën kur Gjykata e Apelit po zhvillonte një seancë me Fotaq Semin, një person i është afruar në rrugë të dëmtuarit I.M. dhe e ka kërcënuar “Mos guxo të afrohesh tek gjykata”.

Megjithë këtë kërcënim, I.M është paraqitur në Gjykatën e Apelit dhe më tej ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj shtetasit I.A dhe familjarëve të Fotaq Semit, për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar”.

“Boldnews.al” kontaktoi kallëzuesin I.M., i cili tha se disponon prova, të cilat hedhin dritë mbi një skandal të madh, ku janë përfshirë eksponentë të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Etiketa: apelgjykatamashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

21:28 : 02/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

08:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Merrte kredi duke mashtruar nëna me fëmijë të mitur, arrestohet 33-vjeçarja

14:11 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohet boshnjaku në Dibër

10:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit

18:19 : 20/06/2025
Para

Këngëtarja shqiptare surprizohet nga partneri, i propozon martesë gjatë xhirime të klipit (Video)

TË GJITHA

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

09:35 : 03/07/2025

Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi polak ka marrë fund!

09:19 : 03/07/2025

Betonizimi i Tiranës, temperaturat brenda kryeqytetit ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje

09:16 : 03/07/2025

Strategjikët e Ramës/ Lori Hoxha e Ilir Bregasi të zhytur në borxhe, përfundojnë në gjykatë

09:15 : 03/07/2025

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

09:03 : 03/07/2025

Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë

09:01 : 03/07/2025

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com