• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisionerja e Vetingut, Brunilda Bekteshi kallëzohet në SPAK për “Fshehje pasurie” (Dokumentat)

18:05 : 28/09/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Brunilda Bekteshi, është kallëzuar penalisht për “mosdeklarim dhe deklarim të rremë të pasurisë”.

Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” kërkon nga Prokuroria Speciale (SPAK) nisjen e hetimeve për komisioneren e Vetingut, duke u mbështetur në disa dokumenta zyrtarë mbi pasurinë e Bekteshit, për të cilat dyshojnë se janë fiktive dhe të hartuara me qëllim justifikimin e pasurive të paligjshme.

Brunilda Bekteshi ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2017, menjëherë pasi Parlamenti e emëroi Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në deklaratën fillestare të pasurisë, Bekteshi ka deklaruar pronësinë në një apartament 75.5 m2 në Tiranë, me vlerë 54 mijë euro.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Si burim për blerjen e kësaj pasurie, Bekteshi dhe bashkëshorti i saj deklarojnë marrjen e një kredie, në vitin 2009 dhe kursime nga të ardhurat familjare, ndërkohë që nuk është shënuar se kur është blerë ky apartament.

Në deklaratën fillestare të pasurisë, dorëzuar në vitin 2017, Bekteshi nuk deklaron se sa është shuma që ka marrë kredi, si edhe kur është përfunduar shlyerja e saj, duke qenë se në formularin e pasurisë nuk ka shënuar detyrime ndaj bankare.

Referuar të dhënave zyrtare të formularit të pasurisë, konstatohen të paktën dy probleme “teknike” në plotësimin e deklaratës së interesave private- 1. Mungesa e kohës se kur është blerë apartamenti dhe; 2. Shuma e kredisë, këstet dhe shlyerja e tyre.

Ndërkohë, dokumentat që shoqata “Drejtësisë për Drejtësi” ka dorëzuar në SPAK ndaj komisioneres Bekteshi krijojnë dyshime të forta se “gabimet teknike”, në fakt mund të jenë një manovër për të fshehur probleme të tjera mbi burimin e blerjes së apartamentit me vlerë 54 mijë euro.

Pikëpyetjet 

Në bazë të dokumentave të siguruara nga kallëzuesi, rezulton se komisionerja Brunilda Bekteshi dhe bashkëshorti i saj kanë blerë një apartamenti, me sipërfaqe 75.5 m2, në datën 25 Dhjetor 2017.

Sipërfaqja e këtij apartamenti është e njëjtë me atë që është deklaruar në formularin e pasurisë. Qartësisht, kontrata e vitit 2007 është për të njëjtin apartament që Bekteshi ka deklaruar në vitin 2017.

Por, ndërmjet kontratës dhe formularit të pasurisë ka diferenca thelbësore lidhur me vlerën dhe burimin e pasurisë.

Në formularin e pasurisë, Bekteshi deklaron se e ka blerë apartamentin me vlerë 3.1 milionë lekë të reja, “të cilat janë paguar jashtë zyrës noteriale”, siç është shënuar në kontratën e shit-blerjes.

Pikëpyetja e parë që krijohet është diferenca mbi vlerën e apartamentit në kontratë (3.1 milionë lekë) dhe asaj të deklaruar në formularin e pasurisë (54 mijë euro).

Kallëzuesi, shoqata “Drejtësi për Drejtësi” ngre dyshimin se kontrata e shit-blerjes është fiktive dhe vlera 3.1 milionë lekë, e vendosur në të, nuk është çmimi real.

Pikëpyetja e dytë, gjithashtu shumë e rëndësishme, është burimi financiar i krijimit të kësaj pasurie.

Komisionerja Bekteshi deklaron në formularin e pasurisë se apartamentin e ka blerë 54 mijë euro, me burim “kredi e marrë në janar 2009 dhe kursime familjare”.

Pra, siç konstaton kallëzuesi, Bekteshi e ka marrë kredinë rreth një vit pasi kishte nënshkruar kontratën e shit-blerjes për apartamentin. Vlera e kësaj kredie, sipas dokumentave të siguruara nga shoqata “Drejtësi për Drejtësi” është 33.700 euro, një shifër që gjithashtu është shumë më e lartë se sa vlera e apartamentit.

Në fushën e të drejtës civile, kontrata e shit-blerjes nënshkruhet në momentin kur blerësi ka shlyer të gjithë vlerën e pasurisë që do të marrë në pronësi.

E, nën këtë analizë, rezulton se Bekteshi ka paguar të gjithë shumën për blerjen e apartamentit, shumë kohë përpara se sa ajo të merrte kredinë për pagesën e po këtij apartamenti.

Dyshimet për deklarim të rremë

Situata mbi pasurinë e Brunilda Bekteshit duket shumë e ngjashme me disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë shkarkuar nga Vetingu, nën argumentin e “deklarimit të pasaktë”, “deklarimit të paplotë”, si edhe “deklarimit të rremë”.

Këto dyshime, sipas informacionit që “Drejtësi për Drejtësi” i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale, SPAK, rëndojnë edhe mbi komisioneren e shkallës së parë të Vetingut, Bekteshi.

Kallëzuesi, duke i referuar praktikës së vendosur nga vetë strukturat e Vetingut, vlerëson duket se Brunilda Bekteshi ka kryer më së paku, 3 shkelje në deklarimin e pasurisë së saj, të treja me vlerën e shkarkimit nga detyra dhe vendosjen para përgjegjësisë penale;

Së pari, Brunilda Bekteshi, sipas “Drejtësi për Drejtësi”, ka bërë deklarime të rremë sa i përket vlerës së blerjes së apartamentit 75.5 m2.

Në deklaratën e pasurisë, dorëzuar në vitin 2017 ajo ka deklaruar se e ka blerë 54 mijë euro, ndërsa në kontratën e shit-blerjes, nënshkruar në Dhjetor 2007, vlera është 3.1 milionë lekë të reja.

Së dyti, Komisionerja Bekteshi, gjithnjë sipas kallëzuesit, nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për blerjen e këtij apartamenti.

Ajo ka deklaruar si burim për blerjen e apartamentit në vitin 2007, një kredi të marrë në vitin 2009, pra rreth dy vjet më pas. Mbetet e paqartë se cili ka qenë burimi real i parave të përdorura për blerjen e apartamentit.

Së treti, gjithnjë sipas kallëzuesit, komisionerja ka kryer “falsifikim dokumentash”. Në kontratën për blerje apartamenti, bashkëshortët Bekteshi kanë deklaruar vlerën e apartamentit 3.1 milionë lekë.

Ndërkohë, në kontratën e huasë bankare për blerjen e këtij apartamenti, shënohet se “Banka “X” bie dakord t’u japë kredimarrësve një kredi në shumën 33.700 euro. Pjesëmarrja e kredimarrësve në këtë investim është 20.300 euro”.

Pra, në mënyrë më të thjeshtuar, shuma 20.300 euro është pagesë e kryer nga bashkëshortët Bekteshi para se ata të merrnin kredinë.

Kontrata e kredisë forcon dyshimet se vlera e apartamentit të Brunilda Bekteshit nuk është 3.1 milionë lekë, por shumë më tepër. Kjo situatë konsiderohet nga kallëzuesi si “falsifikim dokumentash”.

Fshehje pasurie?

Pasi ka dorëzuar dokumentat e mësipërme, shoqata “Drejtësi për Drejtësi” ngre dyshimet se Brunilda Bekteshi ka fshehur pasurinë.

Këtë qëndrim e mbështet kryesisht në faktin e vlerës së shënuar në kontratën e shit-blerjes së apartamentit, të cilën kallëzuesi e konsideron fiktive.

Për kallëzuesin, ekzistojnë dyshime se Bekteshi nuk justifikonte me burime të ligjshme vlerën reale të apartamentit, 54 mijë euro, dhe ka nënshkruar një kontratë me vlerë më të ulët.

Po ashtu, shoqata “Drejtësi për Drejtësi” ka krijuar dyshime edhe për shlyerjen e shpejtë të kredisë nga ana e familjarëve Bekteshi.

Sipas kontratës me Bankën, Brunilda dhe H. Bekteshi duhet të shlyenin kredinë për 20 vjet, pra deri në Janar 2029.

Por, siç rezulton nga deklarata e pasurisë, e dorëzuar në vitin 2017, Brunilda Bekteshi nuk ka detyrime financiare (kredi), pra, logjikisht, e ka shlyer detyrimin ndaj Bankës në një kohë shumë të shpejtë.

Kallëzuesi, “Drejtësi për Drejtësi”, ka siguruar dokumenta mbi punësimin e mëhershëm të bashkëshortëve Bekteshi.

Sipas materialit të dorëzuar në SPAK, kallëzuesi deklaron se të ardhurat e familjes Bekteshi, të paktën deri në vitin 2013, kanë qenë të pamjaftueshme për të siguruar kursime në vlerën 20.300 euro (të paguar prej tyre), si edhe për të shlyer, në mënyrë të shpejtë, kredinë në shumën 33.700 euro.

Tashmë çështja e Brunilda Bekteshit pritet të shqyrtohet nga SPAK, struktura kompetente për hetimin e akuzave penale ndaj komisionerëve të Vetingut.

 

Etiketa: bekteshidokumentespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
Para

VIDEO/ 75 mijë lekë për një master te Juridiku, studentët në protestë: Të përgjysmohet tarifa

TË GJITHA

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

14:08 : 08/06/2025

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com