Këngëtarja e njohur bën rrëfimin tronditës: Motra më drogoi dhe tentoi të më shiste për prosti*utë

Këngëtarja e njohur Mariah Carey bëri një rrëfim të sinqertë rreth traumave që ka kaluar gjatë fëmijërisë. Këngëtarja tha se motra e saj tentoi ta shiste tek një tutor prostitutash.

“Kur isha 12-vjeçe motra ime më drogoi me valium, më dha kokainë dhe u përpoq të më shiste tek një tutor prostitutash,”- rrëfeu 50-vjeçarja në librin e saj të ri “The Meaning of Mariah Carey”.

Teksa foli për marrëdhënien me motrën dhe vëllain më të madh, Morgan, ajo u shpreh: “Ne madje as nuk e njohim vërtet njëri-tjetrin. Unë u ndjeva si një e huaj në familjen time.”

Këngëtarja pranoi se e motra dhe vëllai e kanë ‘sulmuar’ atë verbalisht për vite me radhë.

LEXO EDHE  Lilibet Diana i shtohet listës së trashëgimtarëve të Fronit Mbretëror

Ne u rritëm me përvojën e të jetuarit me një baba me ngjyrë dhe nënë të bardhë. Për pjesën më të madhe të kohës unë jetoja me nënën time, ata mendonin se ishte e lehtë por në fakt nuk ishte kështu,”- tregoi ajo