‘Të përgatitur edhe me rregullat e Ramës’/ Gjekmarkaj: PD dhe LSI të futen në koalicione të ndara

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në Neës24 ka propozuar që Opozita e Bashkuar të futet në zgjedhje me koalicione të veçanta.

Sipas tij kjo mënyrë do maksimalizonte votat pasi PD ka histori tjetër, kurse LSI nga ana tjetër gëzon historinë e shumë socialistëve pasi është parti e dalë prej PS-së.

Gjekmarkaj sa i përke qeverisë së ardhshme thotë që PD-LSI duhet ta bëjnë një pakt, ndoshta që tani në vjeshtë, që pas zgjedhjeve të 25 prillit në rast se fitojnë shumicën parlamentare do të qeverisin bashkë.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Gjekmarkaj thotë se në një ndeshje palët bien dakord para për çdo rregull, por sipas tij Opozita e Bashkuar është e përgatitur që të shkojë në finishin e 25 prillit edhe me rregullat e Ramës.

”Më 14 janar kur firmosën marrëveshjen për ngritjen e Këshillit Politik, lajmotivi ishte që gjithçka të vendosej me konsensus. Shënoi rikthimin e opozitës në institucione. Opozita pas një viti të nxehtë protestash dhe pas disa ftohtësive me ndërkombëtart, kishte nevojë t’ia rifitonte sipmatinë. Ka pasur një shpresë shtesë për t’i bidnur ndërkombëtarët, që kryeministri nuk i qëndron pakteve. Dhe koha tregoi që ai nuk u qëndron pakteve në sy të ndërkombëtarëve. 5 qershori u përshëndet nga Pompeo, nga BE, nga Bundestagu. Në një farë mënyre ata nuk e di nëse është fjala e duhur, u turpëruan dhe nuk nxorën fytyrën të mbronin produktin e tyre. E lanë opozitën në hakmarrjen e kryeministrit, si një person që e ka të vështirë të bëjë marrëveshje. Vështirësia e tij më e madhe është të ulet me kundërshtarin dhe të bëjë marrëveshje. S’ka vullnet. Hera e parë në 30 vite, që marrëveshjet zgjedhor prishet, dhe struktura zgjedhore është e njëanshme.

Kur palët luajnë një ndeshje palët bien dakord për rregullat, Rama i cakton vetë sipas dëshirës. Ai do i gjejë deri në fund votat, do e çojë deri në fund.

LEXO EDHE  PD i përgjigjet Ramës: Për hallin e pushtetit tënd, i shpall luftë edhe BE

Synimi themelor është për të hequr koalicionet parazgjedhore. Listat janë më të mbyllura se kurrë. Iluzioni i listave të hapura duket tani për tani i mbyllura. Pra synim ka heqjen e koalicioneve.

Në 2017 kishim tjetër realitet. Atëhere deri në fund nuk dihej nëse LSI do bënte koalicion apo jo me Ramën. Ndërsa tani LSI me numër të rëndësishëm deputetësh është në opozitë. Po ashtu dhe PDIU është në opozitë. Pra opozita është forcuar në numra.

Besoj se do dalin dy partitë kryesore do dalin në koalicione, dhe do bëjnë pakt para zgjedhjeve. Pra duan një fitore ndaj Ramës.

Absolutisht po, qëllimi i Ramës është të përfitojë sa më tepër. S’ka më oferta. Atëhere, ai tenton të përçajë, të lëvizë dhe ta bëjë sa më komplekse, të bëjë rrëmujë për 25 qershorin.

Opozita e ka të nevojshme të dalë me koalicione që e maksimalizojnë votën. Tjetër histori ka PD, tjetër LSI që ka dalë nga PS dhe është e majtë, shihet me simpati nga shumë socialistë.

Më pas formulë bashkëqeverisje, dhe të firmoset para zgjedhjeve, ndoshta tani në vjeshtë. Por unë jam partizan i asaj që nuk i sjellin numrat fitores. Opozita duhet të krijojë ngjarje të vetat, jo të shkojë pas asaj të Ramës. Këshilli Politik është mbyllur, PD s’ka pse vijon më aty. Opozita pasi hoqi dorë nga rruga e forcës, është e përgatitur të shkojë në finish me rregullat e Ramës. Por të jetë e përgatitur për të maksimalizuar votat për të tentuar seriozisht të rrëzojë Ramën.”- tha Gjekmarkaj.