• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hapja e shkollave/ Mjekja pediatre: 8 fëmijë të shtruar me Covid, ende s’është reflektuar në shifra

13:30 : 25/09/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Rikthimi i nxënësve në banka deri më tani nuk ka dhënë asnjë impakt shtesë në rritjen e infektimeve.

Pa u bërë ende dy javë nga hapja e shkollave, po aq kohë sa i duhet virusit të shfaqë simptomat, pritshmëritë duken të mira, sipas mjekes pediatre Gjeorgjina Kuli. Por edhe pse numri i fëmijëve të infektuar është në të njëjtat nivele si përpara fillimit të shkollës, Kuli nuk përjashton shtim të numrit të rasteve në ditët në vijim.

“Deri tani nuk kemi ndjerë një rritje të fëmijëve që shprehin shenjat e virusit apo janë konfirmuar me infeksionin COVID-19. Ndoshta do të duhet të presim edhe pak, pasi periudha e inkubacionit shkon deri në dy javë, por momentalisht ritmi është i njëjtë me periudhën e gushtit dhe fillimit të shtatorit. Duke qenë se është një event i ri social, siç është pjesëmarrja në shkollë, jemi të përgatitur edhe për një shtim të numrit të rasteve. Sidoqoftë, nuk kemi modele epidemiologjike të mirëpërcaktuara, por presupozohet që frekuentimi në shkolla dhe institucione të tjera fëmijërore, duke pasur kontakte të afërta midis fëmijëve, pavarësisht nga protokollet shumë strikte, mund të ketë ndikim”, shprehet ajo.

ROLI I SHKOLLËS

Një tjetër e dhënë interesante që dikton rolin e shkollave në përhapjen e COVID është se në rastet e adresuara në spital, asnjë prej fëmijëve nuk ka frekuentuar shkollën, duke konstatuar se këto të fundit nuk kanë shërbyer si burim infektimi.

Lexo edhe:

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

“Kemi tetë fëmijë të shtruar me komplikacione, me infeksione të rrugëve respiratore, madje dhe me disa komplikacione të aparateve të tjera. Por situata është nën kontroll. Asnjëri nuk është në kushtet e mjekimit në terapi intensive.

Hospitalizimet e fëmijëve me infeksionin SARS-COV 2 gjatë këtyre ditëve kanë qenë fëmijë të moshës së vogël, para moshës shkollore. Pra, indirekt kemi konstatuar se infeksioni tek ata ka kaluar nga pjesëtarë të tjerë të familjes, jo nga motrat dhe vëllezërit që kanë shkuar në shkollë”, pohon Kuli me rezerva, për shkak se ende nuk janë bërë dy javë nga nisja e shkollës, që është edhe periudha e inkubacionit.

APELI PËR PRINDËRIT

Përkundrejt gjithë vështirësive që hasin mësues dhe mjekë për shkak të pandemisë, përballen edhe me një handikap të ri, manovrat e prindërve për të fshehur një gjendje jo të mirë shëndetësore të fëmijëve. “Po vëmë re te prindërit një tendencë. Në momentin që fëmijët janë me pak temperaturë i dërgojnë në shkollë, pasi u japin paracetamol.

Në situatën e tanishme, kjo nuk është e rekomandueshme apo e lejueshme, sepse çdo fëmijë me temperaturë, potencialisht mund të jetë i infektuar dhe mund të bëhet burim infeksioni për fëmijët e tjerë”, deklaroi mjekja pediatre, duke apeluar për kujdes dhe vigjilencë jo vetëm nga ana e shkollave, por edhe familjeve, të cilat duhet t’iu nënshtrohen gjithashtu rregullave strikte.

“Distanca, larjet e duarve dhe mbajtja e maskave aty ku ka mundësi, pasi klasat janë zvogëluar, mësimi bëhet me turne. Kështu, mundësi për të kufizuar infeksionin nga ana epidemiologjike kemi. Por ajo varet nga sjellja e gjithsecilit. E kuptoj që fëmijët janë pak më të vështirë për të ruajtur rregullat, por nga observimet që kemi bërë në ditë e para, do të thosha që fëmijët e zbatojnë më me rigorozitet se sa prindërit e tyre”. /Panorama./

Etiketa: Covidfëmijëpediatra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

21:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
AKTUALITET

Manjaku 26-vjeçar i etur për fëmijë, ja si i joshte vajzat/ DETAJE tronditëse – EMRI

22:11 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Fenomen shqetësues”/ INSTAT: 180 aborte për 1 mijë lindje vitin e kaluar

20:12 : 25/09/2025
AKTUALITET

Vëllai i vrau gruan e veten, beteja e babit për të marrë kujdestarinë e fëmijëve

21:29 : 24/09/2025
Para

Moderatorja e sportit rrëfen jetën pas lindjes së vajzës dhe “ilaçin” për depresionin

TË GJITHA

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com