Dhunonte barbarisht gruan dhe bënte veprime të turpshme në sy të vajzës, arrestohet babai monstër (Video)

Një rast dhune është denoncuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Pa Gjurmë’. I tillë është rasti i 45-vjecares nga qyteti i Shkodrës Shqiponja Mashi, e cila rrëfeu në studio 28 vitet e dhunës fizike dhe psikologjike, nga bashkëshorti Agroni.

Të dy janë prindër të një vajze adoleshente, e cila erdhi në jetë pas 14 vitesh martesë. Por pavarësisht kësaj dhuna në familjen Mashi nuk u ndal, por vazhdoi me vite deri një muaj më parë, kur 45-vjeçarja vendosi ta denoncojë duke e çuar pas hekurave bashkëshortin, i cili vuri dorë edhe mbi të bijën 15-vjecare.

Ajo u shpreh:

Kohët e fundit ka ushtruar dhunë edhe mbi vajzën. Një muaj më parë bëri debat me vajzën. Ishte një debat banal. U cua duke e fyer me fjalë të rënda vajzën, me fjalët më të ulëta. Atë moment filloi dhe mbi mua me fjalë fyese. Madje nisi të bënte dhe veprime të pahijshme në sy të vajzës. Vajza më tha të merrja policinë pasi nisi të bëhej edhe i dhunshëm. Erdhi policia dhe vajzën e gjetën me shenja.

Mashi deklaroi se për 28 me radhë është dhunuar nga bashkëshorti, i cili as nuk punonte ndërsa kjo ishte detyruar të punësohej në një fabrikë këpucësh. Ndër të tjera në rrëfimin tronditës, ajo shtoi se ai gjithashtu kishte pasur si qëllim ta trafikonte. Madje as pas lindjes së vajzës ai nuk ndryshoi dhe luante kumar. Ndërsa kishte menduar shumë herë të divorcohej, e kishte pasur të pamundr pasi i mungonte mbështetja. Ajo tha se tashmë ka vendosur të divorcohet, një gjë të cilën bashkëshortit që ndodhet pas hekurave nuk ja ka komunikuar ende.

LEXO EDHE  Minisheng pa Kosovën/ Albin Kurti: Nuk e ka miratimin tonë!

Pa përkrahje, për shkak të problemeve shëndetësore Shqiponja nuk është e aftë për punë.

Ajo shtoi:

Me largimin e tij ne jemi të qeta. Edhe vajza është dakord që ne të divorcohemi. Nuk e di ku do shkoj. Kam frikë se kur të dalë nga burgu do na mbyti. Shtëpia është e tij. Por në një shtëpi me të nuk jetohet.Unë jam mbytur në borxhe për të ngrënë bukë. Tani s’kam kujt t’i marr më. Shtëpia është e pabanueshme. Nuk kisha asgjë për ti blerë vajzës, kur filloi shkollën. Mendoj se ku do shkoj?Nuk di ku të shkoj. Ajo shtëpi është katastrofë. 28 vite në një shtëpi që nuk është vënë dorë.