• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Kosovë-SHBA: Nënshkruhet deklarata e zotimit për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit

11:13 : 22/09/2020
në BOLD BLOG, BOTA, RAJONI

Nga VOA-

Deklarata e zotimit që u nëshkrua në Prishtinë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës garanton zbatimin e projekteve që dalin nga marrëveshja e 4 shtatorit që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan në Prishtinë një deklaratë ku zotohen për realizimin e projekteve me investime amerikane që u përfshinë në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik mes Kosovës e Serbisë. Deklarata u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC). Kjo deklaratë i paraprin nënshkrimit final që pritet të ndodhë për Nxitjen e Investimeve Kosovë-SHBA e që kapin shifrën e një milliard dollarëve”.

Boehler: Zotim për të përshpejtuar investimet në Kosovë

“Marrëveshja e Investimeve Kosovë-Shtetet e Bashkuara parashikohet të sigurojë qasje në gamën e plotë të mbështetjes për investime nga Korporata Ndërkombëtare e Financave e Zhvillimit të SHBA-së. Pas normalizimit historik ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës të rënë dakord më 4 shtator, Kosova dhe SHBA-ja synojnë të avancojnë negociatat, pas datës së hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së re për Nxitjen e Investimeve Kosovë-SHBA, në lidhje me projekte të rëndësishme”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.

Unterzeichnung des Wirtschaftsabkommens zwischen dem Kosovo und den USA (Office of the Kosovo Prime Minister )
Kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, tha se deklarata e nënshkruar në Prishtinë është zotim për të përshpejtuar investimet në Kosovë. “Ne kemi qenë duke punuar në përgatitjet për mundësitë e asaj që ndodhi disa javë më parë, kemi punuar me ambasadën tonë, me ambasadorin tonë dhe kemi projekte në vlerë deri në 1 miliard dollarë dhe këtu përfshihet, autostrada e Paqes, hekurudha, gazi natyror. Po ashtu kemi biseduar edhe për mundësinë e investimit në një resort të skijimit dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për bizneset e vogla dhe të mesme”, tha Boehler.

Lexo edhe:

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

Dëshmi e përkushtimit amerikan

Delegacioni amerikan që erdhi në Kosovë kryesohej nga i ngarkuari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ky i fundit tha se kjo vizitë është një dëshmi e përkushtimit amerikan për marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington. “Erdhëm ta dëshmojmë përkushtimin rreth marrëveshjes për normalizimin ekonomik. E dimë se Kosovës i janë bërë premtime në të kaluarën dhe duam të zotohemi se do të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjes. Ne nuk duam fjalë boshe, ne duam t’u tregojmë qytetarëve të Kosovës se cilët janë aleatët më të mëdhenj, se ne qëndrojmë me ju dhe mund të ecim përpara me zhvillimin ekonomik. Vetëm zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë do të ndryshojnë peizazhin politik të rajonit”, tha ambasadori Grenell.
Grenell solli edhe fjalët e presidentit Donald Tramp në Prishtinë. “Presidenti Trump që nga fillimi më ka thënë që të vijë të gjejë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mbështetet në krijimin e vendeve të punës dhe jo diskutime politike. Simbolizmat janë të rëndësishëm, por nuk mund ta paguajnë qiranë tuaj, nuk mund ta ushqejnë familjen tuaj dhe nuk japin shumë shpresë. Presidenti Trump është vërtet krenar për këtë marrëveshje historike dhe të mos gabohemi ne, nuk do të ishim këtu pa presidentin Donald Trump”, tha Richard Grenell.

Vlerësimi nga Kosova: Marrëveshja shndërron rajonin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga ana e tij, tha se prania e delegacionit të lartë amerikan tregon përkushtim dhe vendosmëri. “Kjo tregon vendosmërinë edhe seriozitetin e presidentit Donald Trump, të administratës së tij, të ambasadorit, të gjithëve bashkëpunëtorëve të tij për zbatimin e një marrëveshje që po cilësohet me plotë të drejtë, marrëveshje historike, hap tepër i madh drejt finalizimit të marrëveshjes finale në mes dy vendeve. Kishim një bisedë të gjerë, të detajizuar për të gjitha pikat e marrëveshjes, e them me kënaqësi dhe e kam për nder ta them se do të lëvizim shpejt në zbatimin e kësaj marrëveshje, pra është krijuar një momentum i ri ekonomik në Kosovë dhe rajon edhe bashkë me këtë momentum të ri ekonomik besoj që do të lëvizim përpara edhe në pjesën e normalizimit të marrëdhënieve politike”, tha kryeministri Hoti. Sipas tij, marrëveshja do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do ta shndërrojë Kosovën dhe rajonin në një rajon më të integruar në aspektin të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik.

Në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës se përbashkët SHBA-Kosovë mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili me medaljen Presidenciale të Meritave e dekoroi ambasadorin Richard Grenell, në nderim “të kontributit të jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara për dakordimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do sjellë paqe, stabilitet ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe rajonit. Kjo marrëveshje u bë e mundshme në Shtëpinë e Bardhë dhe ne besojmë fuqishëm se përsëri SHBA-të mund të arrijë marrëveshjen finale politke për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti Thaçi.

Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, u arrit dokordimi që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Koorporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së. Delegacioni amerikan nga Prishtina udhëton në Beograd, ku Koorporata Ndërkombëtare e SHBA-së për Zhvillim Financiar DFC do të hapë zyrën e vet.

Etiketa: KosovamarreveshjeSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025
SHOW BIZ

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
RAJONI

Siria njeh Kosovën, Osmani: Një hap historik për sovranitetin e vendit

17:10 : 29/10/2025
BOTA

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025
Para

Video/ Alvaro Morata mbërrin në Torino, zbulohen detajet e kontratës me Juventusin

TË GJITHA

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com