Konfiskohet 40 përqind e pasurisë së vëllezërve Balili

Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e një pjesë të pasurisë të vëllezërve Klemend e Bashkim Balili.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk (nën pronësi të Bashkim Balilit).

“Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin datë 21.09.2020, vendosi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive”, njofton SPAK.

Pasuritë e konfiskuara

Gjykata vendosi konfiskimin e pasurive:

⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.

SPAK njoftoi dhe “konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë”:

⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

LEXO EDHE  "Situata drejt një katastrofe", Meta letër Manastirliut, Ramës e Ruçit: Merrni masat, rivlerësoni...

Dënimi

Në Maj 2019, Kelmend Balili është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe është dënuar me 15 vite burg – 10 me gjykim të shkurtuar. I ashtëquajturi “Escobari” i Ballkanit i u shpall fajtor për të 4 akuzat që rëndonin mbi ti, si “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”; “Refuzim për deklarim dhe mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë”; “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”. Përgjatë gjithë seancave, Balili nuk i pranoi asnjëherë akuzat. Madje, ai ka ankimuar vendimin e Krimeve të Rënda.

Ai akuzohet se drejtuesi i një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge. Në dosjen e prokurorisë, thuhej se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit maj 2015, shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qendrore.

Balili u bë një prej personazheve më të lakuar të botës së krimit, pasi emri i tij përmendej vazhdimisht edhe nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërsa vetë Balili ishte në arrati. Ai mundi t’i shpëtonte për dy vite kapjes, por u vetëdorëzua më 17 janar 2019. Gjatë kësaj periudhe policia dështoi të paktën 14 herë për kapjen e tij.