• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e fortë e Roberto Savianos: Roma po pushtohet nga mafia shqiptare

21:40 : 22/09/2020
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Atentati ndaj një 38-vjeçari shqiptar në plazhin e Torvaianica në periferi të Romës ka tërhequr një vëmendje të madhe në shtypin italian. Bëhet fjalë për Selvadi Shehajn që u qëllua të dielën me 2 plumba në plazh nga një person ende i paidentifikuar. Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Për shkak se Shehaj sapo ishte liruar në arrest shtëpie pasi kishte bërë 2 vjet e gjysmë burg për trafik droge (iu gjetën 5 kg marijuanë) të gjitha hetimet janë përqendruar në këtë drejtim dhe dosjen e ka marrë në dorë anti-mafia e Romës.

Komentet kanë qenë të shumta, por ka tërhequr vëmendjen ai i publicistit Roberto Saviano, një emër që e njohin të gjithë për dëshmitë që ka bërë prej vitesh për mafian italiane. Në një koment të gjatë të publikuar në mediat italiane të quajtur “Mesazhi i Mafias që qëlloi në plazhin e Romës”, Saviano thotë se grupet kriminale shqiptare tashmë janë bërë mjaft të fuqishme në kryeqytetin italian.

Saviano thotë se përgjithësisht grupet mafioze italiane të Camorra dhe Ndragheta kanë qenë të kujdesshëm në Romë për të mos derdhur gjak në kryeqytet. Teksa në jug ka mbizotëruar shprehja “zona nostra” (toka jonë) ku mund të eliminoje nga polici më i thjeshtë deri te prokurorët dhe gjykatësit, në Romë mafiozët kishin një lloj kodi që përmblidhej me shprehjen “mos qëllo aty ky ha”. Por atentati i fundit ndaj shqiptarit 38-vjeçar, sipas Savioanos tregon se edhe Roma është kthyer në një “zona nostra”. Saviano thotë se vitet e fundit ka pasur një zhvendosje të klaneve mafioze.

“Tani Roma është bërë “zona nostra”. Për pak kohë kryeqyteti ka përjetuar një krizë të rëndësishme kriminale. Dinamika është shumë e qartë. Historikisht, organizatat e mëdha kriminale që sunduan mbi Romën – në dekadat e fundit kalabrezët dhe Kamorra napolitane dhe kazaleze – gjithmonë u kanë lënë rolin e kontrollit të rrugëve klaneve lokale (të tilla si Casamonica, Spada në Ostia, por edhe Piscitelli…). Kjo strukturë lejoi Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra të kufizoheshin në koordinimin e punëve pa pasur nevojë të merreshin drejtpërdrejt me çështje armësh.

Lexo edhe:

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

Tani Piscitelli u eliminua, Carminati u ndalua tani për tani te fuqia e tij kriminale edhe pse në vëmendjen e medias ai shihej si “star”, megjithëse ishte nga nivelet e ulëta. Grupet mafioze të jugut (Napolit dhe Palermos) kanë ende të pacenuar fuqinë mbi Romën.

Carminati, Diabolik, Spada… visheshin si mbretër, por ata ishin vetëm mblesë. Sot fuqia e tyre po kalon në familjet mafioze shqiptare. Duke u bërë shumë të fuqishëm pas pranisë së tyre prej dekadash, sot përcaktohen si mafia e re romane. Ata janë operacionalisht të efektshëm sepse mund të mbështeten në lidhje të shumta dhe të ngushta familjare.

Atentati në Torvaianica ishte, në fakt, kundër një të riu shqiptar me histori droge. Klanet e Tiranës dhe Shkodrës drejtojnë drejtpërdrejt në sheshet e Romës, kontrollojnë ngarkesat dhe kanë një rol të privilegjuar ndërlidhjeje me kartelet historike kalabriane dhe të Campanias, të cilave u ofrojnë marihuanë me çmime të pakrahasueshme, duke mbajtur monopolin e këtij trafiku” – shkruan Saviano.

Etiketa: kronike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

17:31 : 10/02/2022
AKTUALITET

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

19:28 : 23/01/2022
AKTUALITET

Preu këmbën me frezë duke punuar tokën, dërgohet me urgjencë në spital 49-vjeçari! Emri

16:18 : 13/01/2022
AKTUALITET

Ja kush është i plagosuri në Vlorë! Emri

19:28 : 05/01/2022
AKTUALITET

E rëndë/ 72-vjeçarja pëson arrest kardiak në Tiranë

18:49 : 04/01/2022
AKTUALITET

Rritje e frikshme/ Dy humbje jete dhe 801 të infektuar në Shqipëri në 24 orët e fundit

17:41 : 04/01/2022
Para

Ministria serbe: Mbi tre miliardë euro për projektet midis Kosovës dhe Serbisë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com