Greqia ka përveshur mëngët dhe tani fillon të rindërtojë atë që cikloni Ianos e shkatërroi gjatë kalimit të tij në brigjet helene.
Në mbarë vendin u raportuan 3 viktima. I fundit ishte një 62-vjeçar i cili u zu poshtë nga çatia e shtëpisë se tij, në Kardhicë, në Greqinë qendrore.
Po në të njëjtën zonë fryrjet e lumit bënë që ujërat e tij të gërryejnë shtratin deri në pikë kritike për shkatërrimin e qendrës spitalore të qytetit. Problem i madh raportohet në prodhimet bujqësore te zonës. Fermerët nuk arritën të mbledhin dot prodhimin e tyre duke e konsideruar tanimë të humbur.
Stuhia ka prekur kryesisht ishujt e Itakës, Zakqinthit, Lefkadhes e Kefaloniasë. Madje, tek te ky i fundit shkaterrimet u cilësuan si biblike. Kryetari i një prej komunave më të prekura, Samit, Gerasimos Mnia tregon detajet.