• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i fortë/ Avionë ushtarakë rusë mbi bazën e Kuçovës, çfarë ndodhi

13:28 : 20/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e oficerit dixhital, sipas të cilit mbi bazën e Kuçovës ka kaluar një avion ushtarak rus.

“Pas publikimit si në asnjë vend tjetër në botë, në një akt të hapur spiunazhi e tradhëtie të listpagesës mujore me emër dhe mbiemër dhe funksion e të gjithë punonjësve të shërbimit inteligjent shqiptar për llogari të vendeve armike dhe kundërshtare, ky është skandali i dytë më i madh Edvin Hajdutit.

Kjo sepse dihet se baza ajrore e Kuçovës është përzgjedhur nga Aleanca e Atlantikut të Veriut si një bazë e rëndësishme mbështetëse e operacioneve të saj”, shkruan Berisha.

Sipas denoncimit, avionët rusë RFF 8445 dhe RFF8433 (të kamufluar si avionë ndihmash humanitare) kryejnë aktivitete spiunazhi mbi bazën e NATO-s në Kuçovë.

“Në fund të muajit mars 2020, në kuadër të ndihmës humanitare të ofruar nga qeveria ruse për Italinë, mbi hapësirën e territorit shqiptar kanë fluturuar 10 avionë ushtarakë, gjithsej 30 mbikalime (vajtje – ardhje), që kanë transportuar personel shëndetësor dhe ndihma në pajisje e mjete mjekësore për Italinë.

Lexo edhe:

E rëndë në Kuçovë! 59-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

Për këto mbikalime janë marrë në mënyrë të rregullt edhe lejet diplomatike përkatëse nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare. Procedura ka qenë në rregull dhe konform ligjeve e marrëveshjeve kombëtare e ndërkombëtare të aviacionit.

Këto avionë kanë fluturuar mbi hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë në datat 22, 23 e 24 mars duke u futur në territorin shqiptar në pikën PINDO që është në zonën e Korçës, dhe duke fluturuar mbi zonat e Korçës – Beratit – Kuçovës – Fierit dhe kanë dalë nga hapësira ajrore shqiptare në pikën dalëse GOKEL, që është në grykëderdhjen e lumit të Semanit. Nga këto fluturime, 10 janë kryer (vajtje-ardhje 20 mbikalime) më 22.03.2020 dhe 5 fluturime (10 mbikalime vajtje-ardhje) e tjera janë kryer më 23 dhe 24 mars 2020.

Këto avionë ushtarakë të tipit IL – 76, gjatë mbikalimeve të tyre mbi territorin shqiptar, kanë përdorur të njëjtin rrugëkalim, duke respektuar dhe ndjekur kursin e përcaktuar të fluturimit dhe kanë shpenzuar të gjithë të njëjtën kohë fluturimi mbi territorin shqiptar që është rreth 13 minuta”, thuhet në denoncim.

Postimi nga Berisha

Avion ushtarak rus mbi bazën e Kuçovës.

Narkoqeveria e Edvin Hajdutit nuk ndjehet.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.

Miq, pas publikimit si në asnjë vend tjetër në botë, në një akt të hapur spiunazhi e tradhëtie të listpagesës mujore me emër dhe mbiemër dhe funksion e të gjithë punonjësve të shërbimit inteligjent shqiptar për llogari të vendeve armike dhe kundërshtare, ky është skandali i dytë më i madh Edvin Hajdutit. Kjo sepse dihet se baza ajrore e Kuçovës është përzgjedhur nga Aleanca e Atlantikut të Veriut si një bazë e rëndësishme mbështetëse e operacioneve të saj.

I nderuar Dr.Berisha, po ju dërgoj një info shumë të rëndë. Që mbahet sekret nga Edvin Rama për të cilin nuk bëri as dhe një note proteste.

Avionët rusë RFF 8445 dhe RFF8433 (të kamufluar si avionë ndihmash humanitare) kryejnë aktivitete spiunazhi mbi bazën e NATO-s në Kuçovë.

Në fund të muajit mars 2020, në kuadër të ndihmës humanitare të ofruar nga qeveria ruse për Italinë, mbi hapësirën e territorit shqiptar kanë fluturuar 10 avionë ushtarakë, gjithsej 30 mbikalime (vajtje – ardhje), që kanë transportuar personel shëndetësor dhe ndihma në pajisje e mjete mjekësore për Italinë. Për këto mbikalime janë marrë në mënyrë të rregullt edhe lejet diplomatike përkatëse nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare. Procedura ka qenë në rregull dhe konform ligjeve e marrëveshjeve kombëtare e ndërkombëtare të aviacionit.

Këto avionë kanë fluturuar mbi hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë në datat 22, 23 e 24 mars duke u futur në territorin shqiptar në pikën PINDO që është në zonën e Korçës, dhe duke fluturuar mbi zonat e Korçës – Beratit – Kuçovës – Fierit dhe kanë dalë nga hapësira ajrore shqiptare në pikën dalëse GOKEL, që është në grykëderdhjen e lumit të Semanit. Nga këto fluturime, 10 janë kryer (vajtje-ardhje 20 mbikalime) më 22.03.2020 dhe 5 fluturime (10 mbikalime vajtje-ardhje) e tjera janë kryer më 23 dhe 24 mars 2020.

Këto avionë ushtarakë të tipit IL – 76, gjatë mbikalimeve të tyre mbi territorin shqiptar, kanë përdorur të njëjtin rrugëkalim, duke respektuar dhe ndjekur kursin e përcaktuar të fluturimit dhe kanë shpenzuar të gjithë të njëjtën kohë fluturimi mbi territorin shqiptar që është rreth 13 minuta.

Përjashtim nga ky kurs fluturimi dhe kohë fluturimi mbi territorin shqiptar kanë bërë avionët me shenjë thirrje RFF 8445 dhe RFF 8433. Avioni me shenjë thirrje RFF 8545 mbi territorin e Beratit – Kuçovës ka bërë një dalje nga kursi i fluturimit duke bërë një kthesë të fortë në drejtim të veriut për rreth 1 (një) km dhe pas pak minutash është rifutur përsëri në kurs.

Kjo shmangie nga kursi i fluturimit është kryer mbi hapësirën e Beratit dhe Bazës Ajrore të Kuçovës, ku është planifikuar të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Ndërsa avioni me shenjë thirrje RFF 8433 e ka kryer fluturimin e tij mbi territorin shqiptar për kohën 18 minuta, duke shpenzuar 5 minuta më shumë se avionët e tjerë.

Avionët janë nisur nga qyteti i Sochit, Rusi, kanë fluturuar mbi Detin e Zi dhe deri mbi qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pastaj kanë fluturuar në drejtimin veriperëndim dhe janë kthyer mbi territorin greko-bullgar, më pas janë drejtuar e kanë kaluar mbi territorin Shqiptar, pikërisht në rrugëkalimin PINDO – Korçë – Kuçovë – Fier – GOKEL dhe më pas Itali.

Avioni RFF8433 drejtohej dhe i gjithë ekuipazhi i tij përbëhej nga ushtarakë, siç dhe është konfirmuar nga vetë autoritetet ruse dhe këta avionë të mëdhenj mund të mbajnë në bord çfarëdolloj pajisje.

Etiketa: avioneKucoverus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Kuçovë! 59-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

12:55 : 11/08/2025
AKTUALITET

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

17:22 : 29/07/2025
AKTUALITET

Lopatat s’japin rezultat, Italia dhe Greqia na ndihmojnë me avionë për të shuar zjarret

20:09 : 21/07/2025
BOTA

Avionët amerikanë ‘karshillëk’ Moskës, SHBA dhe Kanadaja stërviten afër kufijve të Rusisë

18:09 : 21/07/2025
AKTUALITET

Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

11:10 : 21/07/2025
Para

Merkato po shkon drejt fundit, ja si ka ndryshuar organika e klubeve të Superiores

TË GJITHA

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin të gjallë

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com