Video/ Man.United befasohet në start, Crystal Palace kalon në avantazh

Po luhet takimi mes Man.United dhe Crystal Palace e vlefshme për javën e dytë të Premier League.

Mysafirët kanë befasuar vendasit në minutën e 7-të teksa Andros Townsend, ka shfrytëzuar një pasim të bukur të Schlupp duke mposhtur portierin De Gea.

Një fillim jo i mbarë i sezonit për “Djajtë e Kuq”, teksa tashmë i duhet të përmbysin rezultatin.