• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita kundër propozimeve të mazhorancës/ Kërkesë për ekspertizën e OSBE-ODIHR në Këshillin Politik

12:56 : 18/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Aanëtarët e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili,  dorëzuan në Këshillin Politik kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR, pasi nuk bien dakord me propozimet e mazhorancës. Opozita këmbëngul në lista 100 përqind të hapura dhe mos ndryshim të koalicioneve.

Kjo kërkesë vjen pasi ky institucion ndërkombëtar rishprehu gatishmërinë për të dhënë ndihmesën e saj.

Në letrën që mban firmën e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, ndër të tjera theksohet se: “Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus“.

Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi kërkoi nga përfaqësuesi i mazhorancës në këtë këshill Damian Gjinkuri, kthim-përgjigje brenda ditës së sotme lidhur me kërkesën e opozitës.

Edhe përfaqësuesja e “opozitës së re” Rudina Hajdari akuzoi mazhorancën se me propozimet po bën një hap prapa duke mos mundësuar hapjen e listave 100 përqind.

Lexo edhe:

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

Ndërkohë, Oerd Bylykbashi akuzoi opozitën për zvarritje të punës së Këshillit dhe krizë artificiale.

***

Letra e plotë Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit drejtuar Këshillit Politik:

Drejtuar: Këshillit Politik

Të nderuar kolegë,

Këshilli Politik është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Marrëveshjes Politike të 14 Janarit 2020 dhe në themel të tij ka konsensualitetin. Zbatimi i plotë dhe joselektiv i kësaj marrëveshje garanton githëpërfshirjen në realizimin e një Reforme Zgjedhore konsensuale. Nëse palët nuk i qëndrojnë marrëveshjes dhe i imponojnë njëra-tjetrës akte të njëanshme, Këshilli Politik e humbet funksionin e tij.

Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus.

Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, ështëi papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor.

Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut, diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dhe atë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garën zgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet e Kodit Zgjedhor nëfuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës.

Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrë të njënashme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndesh me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara një mosdakordësie. Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it dhe të pranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhje tëpranueshme.

Për këtë qëllim, në përputhje me pikën 2, paragrafi i tretë, të Marrëveshjes për kornizën e bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore të 14 Janarit 2020, në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’ikërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e njëzgjidhje tëpranueshme për palët, në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për dërgimin pa vonesë të kërkesës për asistencë, në mënyrë që Këshilli Politik të përmbushë në kohë detyrën e tij.

Me respekt,

ANËTARËT E KËSHILLIT POLITIK, Përfaqësues të Opozitës së Bashkuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
SPORT

Botërori 2026/ Brazili kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

12:03 : 25/06/2026
BOTA

Goditja e tregjeve financiare/ Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve

12:00 : 25/06/2026
AKTUALITET

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

11:52 : 25/06/2026
BOTA

Dy tërmete katastrofike trondisin Venezuelën, ekspertët paralajmërojnë për numër të lartë viktimash

11:46 : 25/06/2026
Para

VIDEO/Dorëheqja e Ndrecës, reagon Lleshaj: Nuk ka lidhje me tenderat, ishte lëvizje për…

TË GJITHA

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026

Botërori 2026/ Brazili kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

12:03 : 25/06/2026

Goditja e tregjeve financiare/ Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve

12:00 : 25/06/2026

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

11:52 : 25/06/2026

Dy tërmete katastrofike trondisin Venezuelën, ekspertët paralajmërojnë për numër të lartë viktimash

11:46 : 25/06/2026

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

11:42 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet