• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Grupet anarkiste të lidhura me trazirat në 4 qytete amerikane

21:23 : 16/09/2020
në BOTA

UASHINGTON – Grupet anti-qeveritare të ekstremit të djathtë në Amerikë, si Boogaloo Boys, kanë përdorur prej kohësh një mori taktikash dhe platformash për të nxitur dhunën, duke përfshirë meme poshtëruese, forume në internet dhe grupe paraushtarake të organizuara.

Sipas një raporti të ri nga studiuesit në Universitetin Rutgers, tani, grupet e krahut të majtë po përdorin taktika shumë të ngjashme kundër policisë dhe objektivave të tjera gjatë protestave për drejtësi sociale që nga vdekja e George Floyd-it.

“Shumë nga tiparet e ekstremizmit anarko-socialist duket se janë të njëjta me strukturat taktike të dokumentuara në ekstremizmin anti-qeveritar/anarkist dhe xhihadist”, thuhet në raportin me 24 faqe, të titulluar “Anarkia e Aktivizuar nga Rrjeti”.

Raporti nënvizon se lëvizjet e ekstremit të majtë të tilla si Antifa, ndërsa ishin të decentralizuara dhe shiheshin si më pak vdekjeprurëse sesa homologët e tyre të së djathtës ekstreme, janë po aq të afta t’i kthejnë protestat paqësore në konfrontime të dhunshme me forcat e rendit.

Kjo ndodh ndërsa Presidenti Donald Trump dhe Prokurori i Përgjithshëm William Barr vazhdojnë të fajësojnë Antifën dhe anarkistët për pjesën më të madhe të dhunës në protesta. Deri më sot, megjithatë, Departamenti i Drejtësisë nuk ka ngritur akuza ndaj asnjë grupi të majtë në lidhje me trazirat civile dhe ekspertët e ekstremizmit thonë se ndërsa kërcënimi i dhunës nga Antifa është real, grupet e organizuara të ekstremit të djathtë paraqesin një kërcënim më të madh.

Lexo edhe:

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

Raporti u publikua nga Instituti Contagion Network Research, një organizatë jofitimprurëse e pavarur që vëzhgon dhe studion urrejtjen në mediat sociale. Grupi radhit Kombet e Bashkuara, Ligën Anti-Shpifje dhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të miliarderit liberal George Soros si partnerët e tij.

Në një raport të mëparshëm mbi grupin Boogaloo Boys, një grup paraushtarak anti-qeveritar, studiuesit në Institutin Contagion Network Research analizuan më shumë se 100 milionë postime në mediat sociale, duke arritur në përfundimin se mesazhet e grupit Boogaloo, megjithëse me humor për disa, për të tjerët “janë si një meme e dhunshme që qarkullon udhëzime për një kryengritje të dhunshme”.

Joel Finkelstein, themeluesi i Institutit Contagion Network Research dhe autori kryesor i raportit, nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për komente.

Për raportin mbi dhunën anarkiste, studiuesit shqyrtuan më shumë se 100 milionë postime në platforma të tilla si Twitter dhe Reddit, duke gjetur një ekosistem “në rritje të shpejtë” online të asaj që ata e quajnë “ekstremizëm anarko-socialist” me lidhje me protestuesit në një numër qytetesh amerikane.

Memet në mediat sociale dhe fjalët e koduara që poshtërojnë policinë si ACAB, shkurtimisht për “të gjithë policët janë bastardë”, u rritën gjatë protestave, me postimet në Twitter dhe Reddit respektivisht 1.000% dhe 300%, sipas raportit.

“Forume ekstreme anarko-socialiste në internet përdorin në Reddit meme që bëjnë thirrje për vdekjen e policisë dhe meme për grumbullimin e municioneve për të promovuar revolucionin e dhunshëm,” tha raporti.

Memet përçmuese anti-policore gjithashtu u shfaqën pranë vendeve të demonstratave, pasi protestuesit i pikturuan mbi muret e ndërtesave qeveritare, gjykatave dhe statujave të rrëzuara.

Reddit nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Zëri i Amerikës.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, një zëdhënës i Twitter-it tha, “Ne e mirëpresim shansin për të bashkëpunuar me palë të tjera të interesuara për identifikimin dhe ndërmarrjen e masave ndaj përpjekjeve për të manipuluar komunikimet në Twitter.”

Studiuesit e Institutit Contagion Network Research identifikuan gjithashtu disa grupe paraushtarake të ekstremit të majtë dhe zbuluan shenja të koordinimit me protestuesit në disa qytete.

Ata vunë në dukje se më 25 korrik, rrjetet anarkiste, duke përdorur hashtagun #J25, “përgatitën, ekzekutuan dhe propaganduan” tubime të njëkohësishme në më shumë se 20 qytete, duke çuar në trazira në katër prej tyre- Portland dhe Juxhinë në shtetin Oregon; Riçmond në shtetin Virxhinia dhe Siatëll në shtetin Uashington.

Midis rrjeteve organizuese ishte “Anonim”, një kolektiv dixhital hakerësh; Fronti i Çlirimit të Rinisë, i cili e përshkruan veten si një “rrjet i decentralizuar autonom i të rinjve, të përkushtuar ndaj veprimeve të drejtpërdrejta drejt çlirimit total;” dhe “It’s Going Down”, sipas raportit, një nga burimet më të mëdha në internet të lajmeve anarkiste.

Në qytetin Portland, burimet e Frontit Çlirimtar të Rinisë në Twitter, të cituara në raport, drejtuan “përgatitjet e turmës” dhe ofruan informacione taktike.

Në Siatëll, njoftimet lokale anarkiste të publikuara në Twitter bënë thirrje për plaçkitjen e një stacioni të policisë; protestuesit reaguan duke qëlluar me gurë dhe eksplozivë policët dhe duke rrethuar stacionin.

“Ndërtesat e gjykatave dhe zyrat e policisë u shënjestruan nga nxitësit e dhunës në secilin rast,” tha raporti.

Një autor dhe zëdhënës i Agjencisë Anarkiste, i cili përdor emrin scott sorow (me gërma të vogla), tha se raporti ekzagjeron kërcënimin anarkist.

“Në raport, ata po barazojnë vrasjen e njerëzve nga Boogaloo dhe neo-nazistët me shkatërrimin e pronës ngaqë njerëzit janë të revoltuar duke pasur çizmen në fyt”, tha sorrow.

People, including those with the boogaloo movement, demonstrate against business closures due to concern about COVID-19, at the State House in Concord, N.H., May 2, 2020.

Josh Lipowsky, një analist i lartë kërkimor me organizatën Projekti Kundër-Ekstremizmit, tha se lëvizja e decentralizuar Antifa përbën një kërcënim më të vogël sesa grupet më të organizuara të ekstremit të djathtë.

Ndërsa aktivistët e ekstremit të majtë mburren me grupe të tilla si Klubi John Brown Gun, ata nuk promovojnë në mënyrë aktive sulme të dhunshme, tha zoti Lipowsky.

“Në të djathtën ekstreme, ne shohim rrjete më aktive që bëjnë thirrje për sulme të organizuara ndaj sinagogave dhe institucioneve të tjera fetare, si dhe individëve që konsiderohen armik i asaj ideologjie,” tha zoti Lipowsky.

Dhjetorin e kaluar, Departamenti i Sigurisë Kombëtare lëshoi një kornizë strategjike për luftën kundër terrorizmit dhe dhunës, duke veçuar terrorizmin e brendshëm si një kërcënim në rritje./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026
BOTA

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026
AKTUALITET

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026
AKTUALITET

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026
Para

Vetëvrasjet nga Covid, mjeku i njohur: Ja si ndikon infeksioni në sistemin nervor

TË GJITHA

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş