• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turpi i fundit i Besës, dorëheqja para fallxhorit….!

10:48 : 15/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në histori shtetesh, qofshin ato edhe si “republikë bananesh” si kjo e Rilindjes, ka një protokoll shtetëror, edhe kur dorëhiqesh nga një detyrë e rëndësishme, siç është ajo e ministrit. Ministrja e Arsimit Besa Shahini rendi në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të pirë një kafe dhe bashkë me të shkoi edhe pasardhësja e saj Evis Kushi, deputete e qarkut Elbasan.

Besa do jepte dorëheqjen, por jo me dokument, duhet ta bënte live para kryeministrit ku kamerat e ERTV-së (Edi Rama Televizion) u ndezën dhe çaku numëroi mbrapsht; 3, 2, 1, gati…!

Besa e nisi me falenderime për kryeministrin, për atë që e quajti si privilegj dhe më pas renditi “arritjet” që sipas saj e kanë çuar arsimin shqiptar nga maja në majë. Pikërisht në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, mes pandemisë së koronavirusit dhe kaosit nëpër shkolla ajo jep dorëheqjen. Rama rrinte si “pasha” në zyrë, ndërsa përballë kishte dy femra që ndërruan pozitat. Njëra hipi, tjetra zbriti! Në sfond dukeshin pikturat e tij, sa ishte e vështirë të kuptohej nëse ndodheshe në ndonjë paradhomë ku pulsojnë dritat me nuanca të kuqe, apo në zyrën e kreut të një qeverie.

Të kërkosh moral dhe seriozitet është e tepër për qeverinë, por vendi i përzgjedhur për të bërë këtë spektakël të dobët ishte edhe më fyes për qindra mijëra prindër në të gjithë vendin që sot e në vijim nuk do të bëjnë të qetë gjumin, duke u mbetur sytë nga dyert e shkollave, aty ku pasiguria për fëmijët është mjaft e madhe.

Lexo edhe:

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

Skandali me diplomat, Qëndresa Qytetare thirrje për hetim të plotë të zyrtarëve të MAS

Ndërsa Besa Shahini qëndronte në divanin e rehatshëm të zyrës kryeministrore, Rama ngjeshej pas kolltukut dhe bënte rolin e babaxhanit, duke instruktuar edhe zonjën e ekzaltuar Kushi që dukshëm shfaqte gëzim për atë post ministror.

Nga ana tjetër, Besa duhet ti qëndronte skenarit pikë më pikë, deri në pikën e fundit edhe për fjalët që do të thonte dhe në fund të tre bashkë pinë nga një kafe. Fatin politik e kishin të “shkruar” në filxhan, ku Rama është fallxhori më me zë në krye të qeverisë. Largimin e Shahinit e motivoi jo me performancën e dobët, por me kërkesën e saj për të qenë më e pranishme pranë familjes që ka në Prishtinë. Në fakt ky është absurdi që po shitet si arsye, pasi Tirana dhe Prishtina janë vetëm tre orë larg dhe me makinë ministrie, bëhet edhe për pak më shumë se dy orë…

Distanca Tiranë-Prishtinë nuk u shtua gjatë kohës që Besa ishte ministre dhe nëse do e kishte pasur këtë merak ajo nuk duhet ta kishte pranuar postin që në fillim. Ti kërkosh llogari Besës për paaftësi dhe kaos organizativ është e tepërt, sot dështimi i dukshëm është i kryeministrit, i cili për të bërë zhurmë përzgjodhi dy personazhe tërësisht anonimë nga Kosova për tu varër në qafë një këmborë të rëndë; Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit. Besa iku, por ka mbetur edhe Gent Cakaj, ky 28-vjeçar që u shit si erudit, por i mbeti në derë Ramës, i cili as e shkarkon dot, por ai as nuk dorëhiqet. Fundja mirë e ka, po shtyn i qetë muajt si Ministër i Jashtëmj me autorizimin e Ramës, sepse e sigurt është se në jetë nuk do i jepet më shansi që i erdhi me propozim të bacës Baton Haxhiu dhe me miratim të Ramës!

Etiketa: besa shahini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

Skandali me diplomat, Qëndresa Qytetare thirrje për hetim të plotë të zyrtarëve të MAS

21:32 : 25/09/2024
AKTUALITET

Të fundit në botë për Arsimin/ Dështimi ka një emër dhe disa fytyra

15:02 : 20/06/2024
AKTUALITET

Akademiku Gjinushi plagjarizon shkrimin sarkastik si autoritet shkencor

16:31 : 11/11/2022
AKTUALITET

Ish-ministrja e Arsimit bëhet nënë për herë të parë

11:58 : 02/04/2022
AKTUALITET

FOTO/ I shtrirë dhe gjakosur në kokë, arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

11:25 : 07/09/2021
Para

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, shoqërohen në Polici 15 prej tyre, qëndresa vijon edhe sot

TË GJITHA

Në foto: Çlirim Dogani , bashkëpunetori ne vrasjen e Anesti Ramës

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:48 : 26/07/2025

Përhapet zjarri në Sevaster të Vlorës, flakët afrohen pranë banesave

10:41 : 26/07/2025

Testi i dytë miqësor për Tiranën, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e Kategorisë së Parë

10:35 : 26/07/2025

Refuzimi nga ana e Asllanit? Zbulohet e vërteta e merkatos tek Interi

10:22 : 26/07/2025

Zjarret në vend: 29 vatra zjarri në 24 orë, 13 ende aktive

10:17 : 26/07/2025

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

10:04 : 26/07/2025

EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

09:54 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com