• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimi i Metës/ Xhafaj pranon indirekt “çorbën” e Reformës në Drejtësi. Servilosje për Ramën

14:24 : 14/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Fatmir Xhafaj e ka pasur të qartë se “çorba” që ai gatoi me Reformën në Drejtësi nuk i jepte hapësirë kolegëve të tij në Partinë Socialiste për të shkarkuar nga detyra presidentin Ilir Meta.

Në një intervistë të gjatë për “Tema”, Xhafaj, një ish-hetues komunizmi dhe që tashmë “përkëdhelet” kur e konsiderojnë si “babai i drejtësisë së re”, rrëfen se ka qenë skeptik për Komisionin Hetimor Parlamentar kundër Metës.

“Në vlerësimin tim, Komisioni nuk duhej të ngrihej fare. Jo se nuk kishte shkaqe për një gjykim të tillë, por sepse me një analizë ligjore të thjeshtë, ishte gati i pamundur shkarkimi i Presidentit”, thotë Xhafaj.

Sipas tij, “u konsumuan energji politike dhe institucionale për një motiv të justifikuar, por të pamundshëm ligjërisht dhe procedurialisht për t’u realizuar”.

Lexo edhe:

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

Fatmir Xhafaj, lobisti ilegal i Veliajt te gjyqtarët specialë/ Si po tenton ta nxjerrë nga qelia?

Xhafaj e dinte shumë mirë se një vendim i mundshëm i Parlamentit një-ngjyrësh për shkarkimin e Presidentit, duhet domosdoshmërisht që të konfirmohej nga Gjykata Kushtetuese.

Por kjo e fundit është jo-funksionale prej rreth 3 vitesh, për shkak të reformës së rrëmujshme në drejtësi, për të cilën, pikërisht Fatmir Xhafaj ka përgjegjësinë më të madhe.

Xhafaj u vendos në krye të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi dhe shpërdoroi maksimalisht nevojën e qytetarëve shqiptarë për një drejtësi të re, duke ia dorëzuar gjyqësorin qeverisë së Edi Ramës.

Pas këtij “shërbimi”, Rama e emëroi Ministër të Brendshëm, si edhe e toleroi politikisht kur Agron (Geron) Xhafaj, vëllai trafikant i Fatmir Xhafajt, u dorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur një dënim prej 7 vitesh e 6 muaj burgim, si pjesë e një organizate kriminale.

Por, Rama nuk e toleroi Xhafën, kur ky i fundit, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, synoi arrestimin e disa “miqve politikë” të kryeministrit, përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Rama, me shumë mundësi, e kuptoi se “produkti” i Fatmir Xhafës, pra “ drejtësia e re”, tashmë ishte në duart e tij si kryeministër dhe kryetar partie.

Dhe, pikërisht, në këtë moment, Ramës nuk i duhej më Fatmir Xhafaj, të cilin e shkarkoi me një “cicërimë” (tweet) nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Xhafaj, megjithëse është detyruar të tërhiqet shumë nga jeta aktive politike, shfaqet herë pas here për të dhënë komente mbi institucionet e reja të drejtësi.

Por, nuk kanë munguar edhe servilosjet ndaj Edi Ramës, i cili e përzuri politikisht në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

“Jam shumë i bindur se Partia Socialiste dhe Edi Rama si kryetar i saj duhet votëbesuar për një mandat të tretë qeverisës”, thotë Xhafaj në intervistën për “Tema”.

Etiketa: fatmir xhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

08:54 : 04/04/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj, lobisti ilegal i Veliajt te gjyqtarët specialë/ Si po tenton ta nxjerrë nga qelia?

13:48 : 08/03/2025
AKTUALITET

Pas arrestimit/ Nga Xhafaj te Sadushi e Toska, si do të jetë fati i “polit të drejtësisë së Veliajt”

14:09 : 15/02/2025
AKTUALITET

Berisha: Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz të klaneve Rama-Xhafaj që do ti zhdukë identitetin

11:45 : 11/01/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do marrin paga deri në 8 mijë euro, 24 ekspertët e Xhafajt lidhje me Sorosin

20:42 : 04/12/2024
AKTUALITET

Kuvendi i jep 500 mijë euro komisionit “Xhafaj”, pagat e ekspertëve deri në 8 mijë euro

15:52 : 04/12/2024
Para

Rihanna vë në shitje shtëpinë në Londër për 32 milionë funta, pamje nga vila luksoze

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com