• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana pa ujë, Ujësjellësi i “Lalit” tender 100 mln lekë për fasadë

05:00 : 12/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në një kohë kur shumë familje në kryeqytet kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë planifikon të shpenzojë më shumë se 100 milionë lekë për “fasadë”.

Tenderi
UKT, institucion nën varësi të Bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka hapur tenderin me objekt “Brandim i 6 pikave të reja të UKT sh.a”. Fondi limit është caktuar 10,686,329 Lekë. Dokumentat zyrtare të tenderit sqarojnë se burimi i financimit janë të ardhurat e vetë institucionit.

Ndërkohë, kompanitë fituese të interesuara për të marrë pjesë në tender kanë kohë deri më 18 shtator – ora 09:00, për të paraqitur ofertat e tyre.

Çfarë do të blejë konkretisht UKT? Në dokumentat zyrtare të tenderit sqarohet se shumë prej më shumë se 100 milionë lekë (të vjetra) do të shpenzohen për blerjen e 4 artikujve që do të shërbejnë për reklamimin e 6 pikave të UKT-së.

Lexo edhe:

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

Më konkretisht:
• 105.15 m2 “adeziv akull + printim dhe prerje i montuar në xhama pas pastrimit të tyre nga ngjitës të vjetër me solucion anticol dhe montim”,
• “Printim në forex 3mm, cilësi indor” – 12.60 m2.
• “Letër murale me reliev e printuar ne teknologji indoor latex ekologjike + parapërgatitje e murit dhe montim” – 741.63 m2.
• “Tabelë etalbond me prerje ne freze+shkrim plexiglass 3D me ndricim led modul+mekanizëm për ndezje automatike ne orët e natës dhe montim” – 36.90 m2.

E thënë më thjeshtë, shuma e parave do të shpenzohet me qëllim që qytetarët të dallojnë që 6 pikat e UKT-së, janë të tilla.

A po shpenzohen paratë për dobinë publike?
Tenderi vjen në një kohë kur qytetarë në disa zona të Tiranës kanë ende probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, pavarësisht se faturat në pikat e UKT-së i paguajnë rregullisht. Këtë të Premte madje, banorë në zonën e ish-qytetit të nxënësve, protestuan për mungesën e ujit.

UKT, ndërkohë, zgjedh që shumën e parave prej 100 milionë lekësh ta kanalizojë në reklama, teksa nuk arrin të kryejë funksionin bazë që ka si institucion – sigurimin e furnizimit me ujë të familjeve e bizneseve në Tiranë.

Qytetarët e Tiranës, si në çdo stinë vere, përballen me mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.

Këtë vit, situata është akoma më problematike, për shkak se mungesa e uijit të pijshëm ose cilësia e tij larg standarteve normale, mund të ndikojë në përhapjen e pandemisë Covid-19.

Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë i kryeqytetit, një premtim i kryebashkiakut Erion Veliaj kur vendosi për rritjen e tarifave të ujit pak vite më parë, rezulton të jetë ende i pambajtur.

Bashkia e Tiranës në fakt, edhe pse është qeveria lokale me buxhetin me të madh ndër 61 bashki në vend, ka zhgënjyer qytetarët në lidhje me shërbimet. Një anketë e PNUD – programi i Kombeve të Bashkuara, realizuar në muajt e parë të vitit 2020 – rezultatet e së cilës u publikuan së fundmi, tregoi se Tirana është larg së qeni bashkia më e mirë, kur vjen fjala për kënaqësinë me shërbimet.

/BoldNews.al/

Etiketa: Erion VeliajtenderiUKT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pasi e shkarkoi, Rama: Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, por Tirana nuk mund të presë më

10:15 : 05/10/2025
Para

E pa-Besa

TË GJITHA

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com