• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria po monopolizon edhe ankandet e pasurive të paluajtshme. Dyshimet e Përmbaruesve

13:45 : 12/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Një projekt-ligj i hartuar nga Ministria e Drejtësisë për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme ka ngritur dyshimet e shoqatave të profesioneve të lira, përfshirë noterët dhe përmbaruesit, se po synohet të krijohet një lloj monopoli në tregun e imobiliareve.

Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet projekt-ligjit, synon licensimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, duke i renditur ata në radhën e profesioneve të tjera lira, të cilët kontrollohen nga ai institucion.

Për përfaqësuesit e profesioneve të lira, ky projekt-ligj vlerësohet se është një mekanizëm për të monopolizuar tregun e lirë të imobiliareve nëpërmjet licensimit, si edhe është një mbivendosje e plotë mbi kompetencat e përmbaruesve gjyqësorë privatë.

Dhe pas asaj që duket se është tentativë për “monopolizim”, mendohet se fshihet qëllimi për të kontrolluar ankandet e pasurive të paluajtshme.

Lexo edhe:

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

Ligji 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” parashikoi një risi të rëndësishme.

Për herë të parë, u parashikua që debitorët mund të shlyenin detyrimet e tyre nëpërmjet shitjes së pronave në ankand.

Procedura e ankandit, sipas parashikimeve ligjore, duhet të zhvillohet nga zyrat përmbarimore private. Por, kjo risi ligjore nuk është aplikuar ende, pasi Ministria e Drejtësisë, në tejkalim të të gjithë afateve ligjore, nuk ka nxjerrë Udhëzimet përkatëse.

E, në mungesë të Udhëzimit, Ministria e Drejtësisë tashmë parashikon që ankandet të zhvillohen nga ndërmjetësuesit e pasurive të paluajtshme, pavarësisht se kjo kompetencë është rregulluar me ligj që një vit më parë, duke ia ngarkuar përgjegjësinë përmbaruesve privatë.

Projekti, kopje e ligjit për Përmbaruesit
“Boldnews.al” ka konstatuar se projekt-ligji i hartuar nga zyra e Etilda Gjonaj dhe që tashmë është në fazën e konsultimit publik, ka një ngjashmëri gati të plotë me ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i hartuar vetëm një vit më parë.

Sipas relacionit që shoqëron projektin, Ministria e Drejtësisë synon që të rregullojë profesion e lirë të ndërmjetësit të imobiliareve, si edhe, sidomos, për të vendosur “në një kornizë ligjore për përparimin e luftës për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në sektorin e pasurive të paluajtshme”.

Por, përtej termave të përgjithshëm të përdorur nga Ministria e Drejtësisë, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, në një koment zyrtar mbi projekt-ligjin, ka ngritur një seri pikëpyetjesh mbi qëllimin e vërtetë të hartuesve të tij.

Ministria e Drejtësisë, jo kompetente
Pikëpyetja e parë e Përmbaruesve Privatë lidhet me organin që e ka hartuar projekt-ligjin. Projekt-ligji synon, mbi të gjitha, parandalimin e pastrimit të parave nëpërmjet pronave të paluajtshme.

Sipas Dhomës së Përmbaruesve, kompetencën për hartimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave e ka Ministria e Financave dhe strukturat e saj të varësisë, përfshirë Njësinë e Inteligjencës Financiare.

Pra, nëse shqetësimi do të ishte real, iniciativa për një ligj mbi ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme duhet të vinte nga Ministria e Financave ose nga Komiteti Ndërinstitucional për Luftën Kundër Pastrimit të Parave, drejtuar nga Kryeministri dhe në përbërje të të cilit janë titullarë të disa ministrive dhe institucioneve të pavararura, përgjegjëse për hetimin e veprimtarive penale.

Në rastin konkret, Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projekt-ligj, i cili nuk hyn në fushat e kompetencës së saj.

Për më tepër, ndërmjetësimi i pasurive të paluajtshme, nuk është një “shërbim juridiko profesional”, që të duhet të mbikëqyret e aq më pak të licencohet nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërmjetësuesit e pasurive të patundshme, për shkak të natyrës financiare të aktivitetit, janë pjesë e rregullimeve nënligjore të hartuara nga Ministria e Financave.

Madje, edhe vetë Ministria e Drejtësisë, në relacionin shoqërues të projekt-ligjit, deklaron se “ndërmarrja e kësaj nisme ligjore vjen si pasojë e detyrimeve që Shqipëria ka marrë përmes angazhimit politik të nivelit të lartë për të punuar me Task Force për Veprimin Financiar (FATF) dhe MONEYVAL për të forcuar efektivitetin e regjimit të saj në luftën kundër pastrimit të parave”.

Për këdo që njeh procedurat\shtetërore, është e qartë që raportet me organizatën MoneyVal, si edhe strategjitë ndërinstitucionale për t’iu përmbajtur rekomandimeve të saj, janë në tagrin e Ministrisë së Financave.

Ndaj, duket tërësisht e pakuptimtë iniciativa “vetjake” e Ministrisë së Drejtësisë, për hartimin e një projekt-ligji, i cili nuk përfshihet në sferën e kompetencave të saj.

Nisma e paparashikuar
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë konstaton se nisma e Ministrisë së Drejtësisë për këtë projekt-ligj nuk është pjesë programit analitik të saj për projekt-aktet e vitit 2020.

Nxitimi i zyrës së Etilda Gjonajt për të hartuar projektin për ndërmjetësuesit e pasurive të paluajtshme, në vlerësimin e Dhomës së Përmbaruesve, “tregon më shumë se, një interes serioz i një natyre krejt tjetër nga ajo institucionale …”.

Luftë kundër pastrimit të parave?
Ministria e Drejtësisë vlerëson se licensimi i ndërmjetësuesve të pasurive të paluajtshme do të japë ndikim në luftën kundër pastrimit të parave.

Logjika e përdorur nga hartuesit e projektit nuk përputhet me aktet ligjore në fuqi në Shqipëri.

Kodi Civil, një akt që në hierarkinë e normave qëndron mbi ligjet, në nenin 83 të tij, parashikon se “…Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe të të drejtave reale mbi to, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm…”.

Pra, Kodi ka parashikuar dy aktorë në tjetërsimin e pasurive të paluajtshme-noterët dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastratës. Këto janë dy aktorët që kanë përgjegjësinë për të identifikuar, raportuar dhe parandaluar pastrimin e parave nëpërmjet pasurive të paluajtshme.

Roli i ndërmjetësuesit të pasurive të paluajtshme nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me “parandalimin e pastrimit të parave”.

Pasi renditet një sërë argumentash kundër, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë e vlerëson projekt-ligjin për ndërmjetësuesit e pronave të paluajtshme si “një iniciativë e çorientuar, aspak serioze që përbëhet nga një sistem rregullash të kopjuara keq nga ligji që rregullon aktualisht veprimtarinë e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat dhe përmbaruesve gjyqësorë privatë”.

Për përmbaruesit privatë, projekt-akti “ekspozon interesa serioze të një natyre të dyshimtë”.

Etiketa: qeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri

22:43 : 19/06/2026
AKTUALITET

Denar Biba i Konkurencës, “trimërohet” para deputetëve: Nuk dua t’i jap llogari asnjë institucioni (VIDEO)

12:06 : 11/06/2026
AKTUALITET

Ish oficeri “urdhër” protestuesve: Mos e lëshoni frontin

20:29 : 10/06/2026
AKTUALITET

Progni nga protesta: Rama sulmon influencerat sepse i prishën muret e propagandës

20:29 : 09/06/2026
Para

Zbulohet fejesa e Seldi Qalliut me miss-in 11 vite më të re, vajza e katërt që ai i vendos unazë (Foto)

TË GJITHA

Turqia arreston 178 persona për terrorizëm disa ditë para Samitit të NATO-s

16:19 : 27/06/2026

U largua nga PS, ‘Neomalsorja’ për median britanike: Kjo qeveri s’mund të sjellë ndryshim

16:03 : 27/06/2026

Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit Gentian Berberi

15:43 : 27/06/2026

Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra dhe magnituda

15:29 : 27/06/2026

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

15:20 : 27/06/2026

Parlamenti i Gjeorgjisë shndërrohet në një “ring”, deputetët përleshen me grushte (Video)

15:04 : 27/06/2026

Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë

14:57 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet