• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i DASH/ Meta: Konkluzione tronditëse! Koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre

13:27 : 10/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar “tronditëse” konkluzionet e raportit të DASH për klimën e biznesit në Shqipëri.

Meta shprehet se Shqipëria perceptohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë.

Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH, vijon kreu i shtetit, “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.

Më tej, në reagimin e tij, Meta shton:

Ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregëtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.

Lexo edhe:

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

Edhe Banka Botërore në raportin e saj të Doing Business ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.

Ndërsa Fondi Monetar më herët ka ngritur me shqetësim rrezikun nga rritja e numrit dhe të kostos së PPP-ve, si dhe rritjen e borxhit publik si pasojë e tyre.

Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato.

Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

I kam bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.

Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim!

Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!

Etiketa: Ilir Metaraporti i dash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

13:27 : 23/10/2025
Para

Putin dhe Vuçiq diskutuan për Kosovën

TË GJITHA

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com