• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kufijtë detarë me Greqinë s’duhet të diskutohen, të hiqet ligji i luftës”/ Idrizi mesazh edhe Bashës

18:38 : 10/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë për Abc News, kreu i PDIU, Shpëtim Indrizi foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Mes të tjerash, Idrizi gjatë bashkëbisedimit u ndal edhet tek çështja me Greqinë. I pyetur nëse do të kishte Lulzim Basha si kryeministër të vepronte siç flet në opozitë, Idrizi u shpreh se njeriu nuk duhet të ndryshojë për çështjet kombëtare.

Kreu i PDIU rikthekson edhe njëherë se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës. “Pyetja jua reflekton të gjithë mentalitetin që ju përdorni si gazetarë. Por nuk mund ta përdorin përfaqësuesit e shtetit shqiptar. Unë besoj se Shqipëria me Greqinë çështje e parë që duhet të dialogojnë është heqja e ligjit të luftës. Unë besoj që Shqipëria me Greqinë duhet të ulen që të zgjidhin të gjitha problemet. Axhenda greke është bërë, ajo shqiptare ka avancuar vetëm për një gjë për vulën apostile. Edi Rama ishte betuar që nuk do të shkonte në Greqi pa u hequr ligji i luftës. Ka të paktën 17 herë që është tentuar të hiqet ligji i luftës.

Greqia deklaron se do të zgjerohen dhe Rama nuk e di. Pse strategji është që Rama ti deklarojë kryeministrit grek që censusin Shqiperia do e bëjë me vetëdeklarim? Pse strategji është për Ramën që bëri ligjin me minoritete dhe e nxori Shqipërinë me 9 minoritete?

Unë nuk di e çfarë do bëjë zoti Basha, por kam refuzuar të pranoj që për çështje kombëtare njeriu të ndryshojë. Nuk do ta mirëkuptoja edhe bashin që sot të flasë me një gjuhë tjetër dhe kur të jetë në pushtet me tjetër. Si opozitar që jam padyshim që shqiptarët me ikjen e Edi Ramës mund të rikuperojnë atë që po ndodh. Por territorin integritetin, detin tokën janë të panegociueshme dhe nuk rikuperohen më.

Lexo edhe:

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

Bashkëpunëtorë e penduar të Ramës ia kanë shpjeguar edhe atij vetë si ia morën mandatin Shpëtim Idrizit. Nëse do ishte vetëm për të marrë një mandat…ishte që PDIU të mos kishte përfaqësuesit e vet në parlament sepse direkt sa u formua kjo qeveri nuk është më zgjidhja e çështjes çame. E mbani mend Ramën, që thoshte ne jo vetëm që do punojmë për çështjen çame, por kryeministri do ta raportojë njëherë në 6 muaj në Parlament”, u shpreh ai.

Më tej, Idrizi u ndal edhe tek humbja e mandatit të tij në zgjedhjet e 2017. Sipas tij, kjo çështje ishte personale mes tij dhe Edi Ramës, pasi u mundua që PDIU të mos kishte përfaqësues në parlament sepse hoqi çështjen çame nga programi.

“Kur iu mor mandati Shpëtim Idrizit ka qenë një çështje personale mes meje dhe Ramës. Ne e kemi mbështetur edhe me vota. Këtu ka një mandat që nuk shkon. Deri këtu duket hakmarrje. Është më shumë se kaq, fakti që pas dy muaj pas zgjedhjeve nuk ishte më në programin e qeverisë çështja çame, Rama ndryshoi axhendën me Greqinë se u bënë varrezat e ushtarëve greke. Nuk donte në parlament përfaqësuesit e PDIU.

Unë nuk e di besoj se është çudi. Nuk ka asnjë burrë shqiptar që ta bëjë këtë gjë. Nëse flitet për bombo, këtë bombë i bie që ta ketë bërë Edi Rama. Unë sot dedektoj nga mediat greke, ‘që Shqipëria ka pranuar të heqë nga tekstet shkollore emrin e Çamërisë’. I pari do i drejtohem zyrtarisht Edi Ramës. Unë e kam bërë këtë gjë. Ne jemi drejtuar Ramës që varrezat e Kllogjrit, që të marrë edhe ato statusin e varrezave historike. Ne prisnim ta merrnin ato dhe statusin e mirën varrezat e ushtarëve grekë”, deklaroi ai.

I pyetur se përse ka frikë për një marrëveshje të fshehtës me Greqinë, Idrizi u shpreh: “Kryeministri ik Greqisë deklaron që Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje, kjo është një ditë e shënuar për Greqinë. Të tjerët e kanë thënë por se kanë bërë. Tani Greqia besoj se nuk është një vend që tallet sic tallet kryeministri shqiptar. Kur ai deklaron se do të sjellë dekretin në Parlament. Ndërsa kryeministri shqiptar thotë, mund ta bëjë Greqia, por nuk e ka me Shqipërinë. Konventa thotë cdo shtet ka të drejtë të zgjerohet deri në 12 milje. Në nenin 15 po kjo konventë thotë ‘kjo e drejtë për tu zgjeruar nga 6-12 milje bëhet atëherë kur gjeografia e lejon. Në rastet kur nuk lejon gjeografia bëhet vetëm me pranimin e palës tjetër. Mediat greke thonë që Shqipëria e ka pranuar. Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të bëjë avokatin e kryeministrit grek.”

Kreu i PD, sjell në vëmendjen marrëveshjen e vitit 2009, ku sipas tij është bërë një gabim i madh. Idrizi thekson se Shqipëria dhe Greqia nuk mund të diskutojnë më çështjen e kufijve detarë dhe tokësorë, pasi kjo është një çështje e mbyllur që në vitin 1926.

“Në vitin 2009 Shqipëria ka bërë gabimin e madh, Shqipëria dhe Greqia nuk duhet të diskutojnë për kufijtë detarë. Shqipëria me Greqinë as në 2009 as tani nuk duhet të diskutojnë për delemitimin e kufijve detarë janë bërë që në viti 1926.

Kam thënë në ligjëratë të drejtë, Shqipëria me Greqinë i ka të mbyllur kufijtë datë dhe të delimituar. Nuk ka Shqipëria për të diktuar me Greqinë për të diskutuar për kufijtë detarë dhe tokësorë, megjithëse të pranuar padrejta janë të mbyllur. Nëse Greqi do të diskutojë të hapë çështjen e kufijve ne do të kërkojmë çështjen çame”, u shpreh Idrizi./abcnews.al

Etiketa: BashaidriziRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025
AKTUALITET

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
Para

Premier League/ Sezoni i ri nis me dyer të mbyllura, ja kur mund të kthehen tifozët në Premier League

TË GJITHA

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

10:05 : 30/06/2025

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

10:04 : 30/06/2025

Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur, një i zhdukur

10:03 : 30/06/2025

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025

Temperatura deri në 40°C, sinoptikania: Kujdes deri më datë 10 korrik! Ja zonat e rrezikuara nga zjarret

09:41 : 30/06/2025

Kanadaja heq dorë nga taksa për kompanitë amerikane të teknologjisë, rinisin bisedimet tregtare me SHBA

09:30 : 30/06/2025

Flakët “pushtojnë” Turqinë, 77 zjarre aktive në 24 orë, Izmiri kthehet ne “ferr”

09:28 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com