• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hapja e kazinove, si ndryshoi qëndrim Rama/ Justifikimet që përdoren nga deputetët e PS

17:21 : 10/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti socialist Alket Hyseni është munduar sot të justifikojë vendimin për hapjen e kazinove në Tiranë, por duke bërë një deklaratë paksa të çuditshme.

Sipas ligjvënësit socialist, qendra e Tiranës nuk banohet nga njerëz të zakonshëm.

“Qendra e Tiranës nuk banohet nga njerëz të zakonshëm, ju e dini. Dhe do të jetë një në qendër. Nëse dikush ka vullnet për të luajtur mund të shkojë edhe në Malin e Zi.

Ka disa shqiptarë që ikin e luajnë në Malin e Zi. Ka të huaj që duan të vijnë të luajnë, ne po flasim për këtë pjesë. Nuk mund të flasim me konceptet e marksizmit.

Kjo nuk është një temë që i intereson njerëzve të thjeshtë. Ne i hoqëm mundësinë familjeve të varfëra, që sa dilnin nga shtëpia kishin tabela shumëngjyrëshe me drita që i thithnin ata.

Lexo edhe:

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

Është i njëjti ligj, nuk ka ndryshuar, është ligji që thotë në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Kjo përcakton që një zonë të caktuar nuk mund të kemi më shumë se një kazino, u shpreh ndër të tjera Hyseni në “Abcnews”.

Nuk dihet se mbi çfarë kriteri, ligjvënësi socialist përcakton njerëzit e zakonshëm nga ata të pazakonshëm, por me ndërtimet e shumta dhe mbipopullimet, qendra e kryeqytetit përfshin të gjitha shtresat dhe kategoritë, nga ata që në sytë e ligjvënësit socialist mund të jenë të pazakonshëm, te ato që janë plotësisht të zakonshëm.

Ervin Bushati, një tjetër deputet i PS-së thekson se përpara disa vitesh kemi marrë një inisiativë shumë të mirë dhe kemi propozuar një ligj e cila ka larguar të gjithë lojërat e fatit të cilat ishin kthyer në problem të shoqërisë shqiptare.

“Ligji është shumë i mirë. Ne nuk mund të mohojmë realitetin dhe kanë nevojë për të ndihmuar ekonominë dhe turizmin, siç e kanë edhe vendet e tjera dhe është e parashikuar në ligj që mund të kemi kazino. Nuk jam inxhinier apo urbanist që të flas më tej”, u shpreh deputeti.

Rikthimi te kazinotë

Vendimi për lejimin e kazinove u mor 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Ndoshta ky vendim mund të mos ketë drejtëpërdrejtë lidhje me zgjedhjet, por referuar deklaratave të mëparshme të Edi Ramës, çdo justifikim për rikthimin e kazinove është i pabesueshëm.

Në tetor në 2019, Rama deklaronte se në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste.

“Do të pushojnë së funksionuari të gjithë kazinotë elektronike, ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive si dhe çdo lloj basti”, deklaroi ai.

“E vërteta është që do të mbyllen të gjitha. Dhe ne kemi ngritur grup ekspertësh për të bllokuar edhe bastet online që janë jashtë”, deklaronte Rama.

Gjatë shqyrtimit në Kuvend, kryeministri njoftoi se deputetët ishin kërcënuar, edhe pse asnjë kallëzim nuk u bë në prokurori për këto pretendime.

“Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve janë kthyer në shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313”, tha ai

Duke iu referuar shifrave, Rama shprehej se “68 % e lojtarëve aktive të basteve kanë nisur aktivitetin në moshën 10 vjec deri në 15 vjeç. Si rrjedhojë e këtij stresi 1 në 4 lojtarë pranojnë se u ka shkuar në mendje të vrasin veten”.

Ligji i Qeverisë lejonte hapjen e kazinove vetëm në hotele me 5 yje në zonat turistike, që siç shprehej kryeministri në janar të 2019-ës, Tirana nuk përfshihej.

Etiketa: HysenikazinoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
Para

Miqësorja Vllaznia-Teuta/ Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati në “Loro Boriçi”

TË GJITHA

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş