• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tsikahnouskaya: Bjellorusia në një pikë pa kthim

20:09 : 09/09/2020
në AKTUALITET, BOTA

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya tha të mërkurën se protestat në vendin e saj nuk do të fashiteshin dhe se nuk ka më kthim pas. Zonja Tsikhanouskaya, e cila ndodhet në mërgim që pas zgjedhjeve të 9 gushtit foli në Varshavë. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dënuan përpjekjet e qeverisë bjelloruse për të dëbuar me forcë aktivisten e opozitës, Maria Kolesnikova.

Zonja Tsikhanouskaya tha se zërat e bjellorusëve ishin vjedhur në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që sipas rezultateve zyrtare u fituan nga Aleksander Lukashenko me 80% të votës.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya viziton Poloninë më 9 shtator 2020

“Nuk ka dyshim se për kë votuan bjellorusët. Unë e di që u zgjodha si presidente e republikës së Bjellorusisë por duke qenë se të gjitha zërat u vodhën, nuk mund ta provojmë”, tha zonja Tsikhanouskaya.

Ajo shtoi se bjellorusët ishin në mes të luftës së tyre.

Lexo edhe:

No Content Available

“Protestat tona kanë filluan në maj dhe nuk do të fashiten. Nuk ka më kthim pas”, tha ajo.

Zonja Tsikhanouskaya, tha se protestat nuk do do të ndalen por shtoi se ato duhet të mbeten paqësore.

“Besoj se është e pamundur që të luftohet dhuna me dhunë. Regjimi tregon dobësinë e tij, kur dërgon ushtarë kundër grave të paarmatosura që këndojnë”, tha ajo.

Po të mërkurën Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Suedisë, konfirmuan se diplomatët e tyre ishin aktualisht me Svetlana Alexievichin, e vetmja anëtare e këshillit të opozitës bjelloruse që ka mbetur e lirë, ndërsa “njerëz të panjohur” përpiqeshin të hynin në apartamentin e saj.

Svetlana Alexievich, fituese e çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2015, anëtare e Këshillit të Opozitës Ruse

Linas Linkevicius, Ministër i Jashtëm i Lituanisë tha në një mesazh drejtuar qeverisë bjelloruse:

“Duart larg, mos trokisni në derën e Svetlana Alexievich-it. Bëjini thirrje ndërgjegjes suaj nëse nuk është shumë vonë”.

Alexievich është fituese e çmimit Nobel për letërsinë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet e qeverisë për të dëbuar me force aktivisten e opozitës Maria Kolesnikova.

Maria Kolesnikova, një nga udhëheqëset e opozitës në Bjellorusi, në një protestë në Minsk.

Kryediplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po konsiderojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve në përgigje të ngjarjeve të fundit në Bjellorusi.

Zoti Lukashenko ka sunduar në ish-republikën sovjetike me 9.5 milionë banorë që nga viti 1994 dhe gjatë 26 viteve në detyrë, ka shtypur figurat e opozitës dhe median e pavarur.

Por këtë vit protestuesit, të pakënaqur me standardet në rënie të jetesës dhe shpërfilljen e Lukashenkos ndaj pandemisë së koronavirusit kanë paraqitur sfidën më të madhe ndaj regjimit të tij.

Qytetarët mbushin rrugët në një nga protestat e opozitës në Bjellorusi.

Zonja Tsikhanouskaya u largua në Lituani mes protestave masive dhe zërave për arrestimin e mundshëm të saj.

Pas masave shtypëse nga policia ndaj protestave pas zgjedhjeve që shkaktuan reagim ndërkombëtar, autoritetet bjelloruse tani kanë ndërruar taktikë duke përdorur kërcënime dhe arrestime aktivistësh dhe demonstruesish për të shtypur kundërshtarët./VOA/

Etiketa: Bjellorusia në një pikë pa kthimTsikahnouskaya

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Çfarë duhet të bëjmë nëse infektohet një nxënës ose mësues nga koronavirusi? Ja zgjidhja që jep Pipero

TË GJITHA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom