OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve.
Ata janë:
- Artur Vela, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;
- Leonard Koçi, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- Bejeko Toto, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
- Idris Selimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.