Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, në një intervistë për Vizion Plus, shprehet se opozita e bashkuar do të fitojë 104 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ka pasur mazhoranca në 1997.
Kryemadhi shprehet se propozimi i opozitës është për lista të hapura 100% dhe për funksionimin e rregullave të lojës në një vend demokratik.
“Maksimizimi i votës së opozitës është në të gjitha variantet. Është e lexuar, e kontrolluar, e dakordësuar, e rakorduar, e numëruar, e përllogaritur. Pra është çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj shpëtimi.
Kodi aktual që kemi është një mundësi dhe rezultati më i mirë që mund të marrë rilindja është me kodin aktual. Çdo ndryshim tjetër i sistemit me koalicione apo pa koalicione, me lista të hapura apo me lista të mbyllura, në rastin më të mirë do të ketë 40 deputetë, në rastin më të mirë”, thekson Kryemadhi.
-Zonja Kryemadhi, brenda pak ditësh pritet të mblidhet Këshilli Politik, cfarë pozicioni do të mbrojë opozita, në lidhje me dy cështje kryesore; listat dhe koalicionet?
-Përsa i përket Këshillit Politik, ne kemi qenë shumë të qartë në mbledhjen e muajit korrik apo gushti. Propozimi i opozitës është për lista të hapura 100% dhe për funksionimin e rregullave të lojës në një vend demokratik. Ne po presim që PS-ja ti përgjigjet një kërkese apo për të vazhduar axhendën e Këshillit Politik, për të ecur përpara me atë premtim që iu është dhënë qytetarëve përsa i përket listave të hapura. Ndërkohë që ne kemi një Kod Zgjedhor që është i miratuar dhe që i është dhënë një dakordësi edhe nga fronti opozitar, pra marrëveshja e 5 qershor ose dakordësimi i 5 qershorit, në të cilin ne përmbushëm një nga kushtet e hapjes së negociatave që ishte miratimi i Kodit Zgjedhor me të gjithë palët e përfshira përsa i përket rekomandimeve të OSBE/ODHIR.
Tashmë që kishim një lloj scoopi politik që kishte të bënte me një lloj përgatitje të opinionit publik dhe një lloj protagonizmi të ekzagjeruar të z. Rama për të treguar se sa i gatshëm ishte për hapjen e listave, kur i vetmi njeri që nuk i intereson hapja e listave është ai. Kemi një propozim të z. Rama ku thotë se 1/3 e listave është e mbyllur, pra do të thotë që praktikisht listat janë të mbyllura dhe jo të hapura, sepse unë nuk kam parë ndonjë parti politike që të ketë fituar fundi i listës. Megjithatë kjo është për tju lënë kohës. Nuk besoj se ka ndonjë impakt shumë të madh. Hapja e listave do të krijonte një lloj demokracie të brendshme, gjithsesi ne si LSI e kemi më të menaxhueshme, sepse do të jetë vetë anëtarësia e partisë ajo që do të vendosë, edhe nëse nuk do të hapen listat, renditjen e kandidatëve. Kjo mendoj që duhet parë sepse të gjitha propozimet që vijnë nga z. Rama apo rilindja, gjithmonë kanë pasur si target për tu bërë si objekt i fokusgrupeve, shantazheve që Rama bën. Çdo gjë që Rama hedh në treg për opinionin publik, për mediat apo të tjerët, e ka si qëllim në vetvete për të lexuar dhe për të çfokusuar nga problematikat që ka vendi sot që për të thënë të vërtetën janë shumë të mëdha.
-Si strategji politike a po mendon opozita të dalë me dy lista; një Lsi dhe një PD? Si mund të maksimalizohet vota e opozitës?
-Ska asnjë problem. Maksimizimi i votës së opozitës është në të gjitha variantet. Është e lexuar, e kontrolluar, e dakordësuar, e rakorduar, e numëruar, e përllogaritur. Pra është çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj shpëtimi.
Kodi aktual që kemi është një mundësi dhe rezultati më i mirë që mund të marrë rilindja është me kodin aktual. Çdo ndryshim tjetër i sistemit me koalicione apo pa koalicione, me lista të hapura apo me lista të mbyllura, në rastin më të mirë do të ketë 40 deputetë, në rastin më të mirë.
Të jeni të bindur që në çdo lloj zhvillimi ose në çdo lloj hapësirë të të gjithë kësaj strategjie që po ndiqet do të ketë një boom të votës së elektoratit që do të ndodhë si në 1997 ku mazhoranca ishte me 104 deputetë.
-Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni?
Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë.
-Në Durrës përballë Edi Ramës?
Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes.
Mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një vendimmarrje të re, të cilët e lidhin të ardhmen e tyre me të jetuarin në Shqipëri dhe vetë slogani i LSI është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë në aspektin e rikthimit të atij truri të rrjedhur në këto vite të larguar për tu rikthyer në Shqipëri duke pasur parasysh që ky vit sidomos do të jetë një vit shumë i vështirë për arsimin shqiptar. Unë kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe takime më shumë të rinj dhe sidomos me gjimnazistët dhe po konstatoj që shumë gjimnazistë do ta lënë shkollën këtë vit, pra do të bëjnë një vit pushim për tu larguar dhe duke pasur parasysh që shkollat tona do të kthehen me 4 turne. Pra do të fillojë në 8 të mëngjesit dhe do të mbarojë në 10 të darkës, në asnjë vend të botën nuk ndodh kjo.
As në kohën ku gjuha shqipe ishte ilegalitet në vitet 1800 ku bëheshin shkollat fshehtas, as atëherë nuk ka ndodhur ky fenomen. Kështu që është një situatë vërtet dramatike që kërkon një zgjidhje dhe nuk është çështje politike më shumë se sa është çështje kombëtare ku kërkohet një përfshirje të të gjithë faktorëve politik, intelektual dhe institucional për zgjidhjen e këtij problemi. Kemi një të papërgjegjshme Ministre të Arsimit, e cila pasi shkatërroi çdo gjë thotë se do të ikë me pushime. Ku e çon logjika, ku e çon përgjegjësia. Pra përgjegjësia e saj është 0, është e papërgjegjshme.
Pra ajo që, nuk mund të them më irriton, por më nervozon dhe më bën jashtëzakonisht shumë jo dëshpëruese, por revoltuese mënyrën se si ajo e ka konceptuar Shqipërinë, si një lopë që e mjel dhe do kthehet tek burri i vet, në Kosovë, në Gjermani, Kanada apo ku do shkojë ajo, pra është absurditeti më i madh që mund të ndodhi, mungesa e përgjegjësisë dhe sot ku ne kemi vetëm në Tiranë nuk e di sa maturantë, të cilët janë të pasigurt pas maturës shtetërore, janë me qindra maturantë të cilët kanë humbur të drejtën e studimit për shkak të Turit dhe provimeve dhe tezave më të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës për tezat e provimeve, pra nuk e dimë ne kush janë.
Sot e kësaj dite maturantët kanë paguar 20 mijë lek, pra 10 mijë lek për atë që ka bërë tezën dhe 10 mijë lek për atë që ka kontrolluar tezën, dhe përgjegjësia dhe informacioni është 0 nga ky shtet, janë disa gjëra që i thamë dhe pak më përpara që janë jo vetëm problematike, por kanë krijuar një lloj dëshpërimi dhe një lloj rrjedhjeje të jashtëzakonshme, megjithatë unë prapë besoj tek funksionimi dhe ndoshta dhe tek ajo ndjenjë kombëtare që sado pak mund ta ketë ç’bërë varfëria, mund ta ketë çbërë po themi çbërja e sistemit, mendoj që do të ndikojë sado pak tek të rinjtë dhe tek familjet e tyre për tu rikthyer dhe për të vendosur një raport tjetër komplet me shtetin.
– Nga sot deri në 25 prill, ku do të fokusohet LSi dhe opozita së pari për të cuar qytetarët tek kutitë e votimit e se dyti për ti bërë ata të votojnë Opozitën?
E para, qytetarët do të shkojnë në kutinë e votimit sepse revolta e tyre është e madhe për sa i përket vendeve të punës, shkatërrimit të ekonomisë, mungesës së alternativave apo zgjidhjeve që shteti duhet ti japi qytetarëve. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim deri në periudhën fund nëntori jemi në proces zgjedhor, do të shkojmë drejt zgjedhjeve në parti, ku do të zgjedhim delegatët e Konventës, do të zgjidhen kryetarët e njësive drejtuese dhe do të shkojmë drejt zgjedhjes së Kryetarit me një anëtar një votë, dhe do të kemi dhe një rifreskim të të gjithë strukturave të partisë dhe për tu përgatitur pastaj dhe listat për deputetët e ardhshëm që do të jenë në Kuvendin e 25 prillit.
Për sa i përket opozitës, opozita e ka shumë të qartë planin e saj, plani i saj është fokusim i jashtëzakonshëm i pjesëmarrjes dhe i përfshirjes në listat apo në pjesëmarrjen e të gjithë figurave, personaliteteve dhe unifikimin e opozitës, jo thjesht një unifikim për sa i përket qëndrimeve politike, por për sa i përket unifikimit të reformave të domosdoshme, për nxjerrjen e vendit nga kriza, për kalimin e krijimit të hapësirave dhe të vendeve të reja të punës sidomos të rinjtë dhe rikthimin e të rinjve në Shqipëri dhe punën e mirë paguar, më pas pastaj që janë reformat në arsim, reformat në shëndetësi.
Situata e pandemisë ka sjellë një mungesë menaxhimi apo pa një papërgjegjshmërie të menaxhimit të kësaj krize që ka sjellë një shkatërrim të sistemit, jo vetëm shëndetësor, por një shkatërrim totalisht edhe të të gjithë zinxhirërave të tjerë që vijnë pas saj, kështu që ne jemi shumë të qartë për këtë, secili me axhendën e vet të alternativave politike, por përsa i përket dhe bashkëpunimit, se qëllimi kryesor nuk është vetëm largimi i Ramës, por është krijimi i një hapësire dhe klime të re politike, ekonomike, për shqiptarët.