• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, Meta dhe Ruçi “e lidhin me shtyllën”, ja çfarë thotë vendimi për bisedat telefonike të shtetarëve tanë

22:03 : 08/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund të flasin pa limit në celular me njëri-tjetrin. Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikohet se telefonatat mes krerëve të shtetit mund të zgjasin pa limit dhe të rimbursohen nga buxheti i shtetit, përfshirë këtu edhe shërbimin roaming.

Vendimi i plote qe eshte botuar ne Fletoren Zyrtare
VENDIM
Nr. 673, datë 2.9.2020
PËR PAJISJEN ME NUMËR TELEFONI CELULAR TË FUNKSIONARËVE PUBLIKË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.Punonjësve të administratës publike, bazuar në funksionet që kryejnë, u ofrohet shërbimi i telefonisë celulare, sipas specifikimeve të këtij vendimi. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës. Nga ky kufizim përjashtohen institucionet e pavarura me një numër jo më shumë se 100 punonjës.

Lexo edhe:

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

2.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare dhe pa asnjë kufizim në mbulimin e shpenzimeve nga buxheti i institucionit funksionarëve, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 20 000 (njëzetmijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

5.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

6.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 7 000 (shtatë mijë) lekë në muaj, për funksionin “zëvendësministër”

7.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 4 000 (katër mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

8.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 2 000 (dy mijë) lekë në muaj, funksionit “drejtor drejtorie në ministri” (niveli II – b), si dhe çdo funksionari të barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion, por që kryen funksione drejtuese. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar/zëdhënës shtypi në kabinetin e titullarit”, që kanë pagë të këtij niveli, si dhe këshilltari ligjor dhe ekonomik në  institucionet e rivlerësim it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në institucionet e sistemit të drejtësisë. Për efekt të këtij vendimi, me termin “pagë” kuptohet paga e pozicionit për funksion, pa përfshirë shtesat mbi pagë për vjetërsi në punë apo shtesa të tjera mbi pagë, sipas legjislacionit përkatës.

9.Shërbimi i telefonisë Roaming u ofrohet pa pagesë për të gjitha telefonatat zyrtare të kryera nga jashtë vendit, për funksionin: zëdhënës shtypi i Presidentit, i kryetarit të Kuvendit dhe i Kryeministrit.

10.Drejtuesit e njësive të vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe brenda fondeve të parashikuara në buxhetin vjetor, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës.

11.Drejtuesit e njësive të fondeve speciale, njësive të qeverisjes qendrore publike, kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe brenda fondeve të parashikuara në buxhetin vjetor, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës.

12.Drejtuesit e shoqërisë tregtare, me kapital 100% shtetëror, kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe në varësi të  mundësive  financiare  që  kanë,  të  miratuar  nga organet përkatëse, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor,  të  jenë  në  çdo  rast  jo  më  shumë  se  2%  e totalit  të  shpenzimeve  administrative,  të  miratuara në planin financiar përkatës.

13.Për  ofrimin  e  shërbimit,  për  funksionarët  e përcaktuar  në  pikat  2,  3  dhe  4,  të  këtij  vendimi, njësitë e qeverisjes së përgjithshme lidhin kontratat për  këtë  shërbim  me  cilindo  prej  operatorëve  të shërbimit  telefonik  të  lëvizshëm,  që  veprojnë  në vend, sipas legjislacionit në fuqi.Në  çdo  rast,  shërbimi  i  ofruar  paguhet  nga njësia  e  qeverisjes  së  përgjithshme,  sipas  faturës mujore për vlerën e shpenzuar.

14.Për  përfitimin  e  shërbimit  funksionarët  e përcaktuar  në  pikat  5–12  të  këtij  vendimi,  lidhet kontratë individuale me cilindo prej operatorëve të shërbimit  telefonik  të  lëvizshëm  që  veprojnë  në vend,  për  një  numër  të  vetëm  celular.  Detyrimi financiar     paguhet     nga     funksionari     i     cili kompensohet nga institucioni, kundrejt dokumentit të  blerjes  së  shërbimit  të  numrit  telefonik  celular, por jo më shumë se kufijtë përkatës mujorë.

15.Çdo tejkalim i  limitit  mujor  të përcaktuar  si më  sipër  nuk  kompensohet  me limitin  e  muajit pasardhës.

16.Vendimi  nr.  864,  datë  23.7.2010,  i  Këshillit të  Ministrave,  “Për  pajisjen  me  numër  telefoni celular të personave juridikë, publikë”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

EMËRTESAT E FUNKSIONARËVE SIPAS LIDHJEVE TË PËRKATËSE
Lidhja nr. 1-pa limit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës së Kushtetuese

Lidhja nr. 2-40 000 lekë/muaj, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtues i SPAK/Byro Hetim

Lidhja nr. 3-20 000 lekë/muaj, Avokati i Popullit, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Zëvendëskryetar i Kuvendit/ zëvendës – kryeministër, Ministri, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Titullar i institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokur.orëve, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Lidhja nr. 4-10 000 lekë/muaj. Sekretari i Përgjithshëm në institucionet Presidencë, Kuvend, Këshillin e Ministrave Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit si dhe çdo funksionar në nivel politik ose në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” që kanë pagë të këtij niveli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Anëtarë të Gjykatës së Lartë/Gjykatës Kushtetuese, Komisionerë dhe gjyqtarë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Lidhja nr. 5-4 000 lekë/muaj/ Sekretari i Përgjithshëm në ministri, Magjistrat në strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin e akuzës dhe gjykatave, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme si dhe çdo funksionar në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” apo ”zëdhënës shtypi në kabinetin e titullarit”, që kanë pagë të këtij niveli.

Etiketa: shtetaretvendimi

Lajme të lidhura

RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
BOTA

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

12:40 : 02/08/2025
AKTUALITET

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

15:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e TKOB “zbërthehet”: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

13:33 : 28/07/2025
Para

Vrasja e Eglantina Bucit/ Gazetarja e kronikës zbulon se çfarë tha dëshmitari për këtë ngjarje horror

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com