Tensioni në Mesdhe/ Ja kush do ta fitonte betejën ajrore mes Greqisë dhe Turqisë

Rritja e tensioneve ditët e fundit mes Greqisë dhe Turqisë duket se ka marrë vëmendjen e mediave mbarëbotërore. Një nga revistat më të njohura në botë “Forbes”, i ka kushtuar një artikull kësaj çëshjeje ku ka analizuar potencialin e të dy shteteve nëse situata agravon në përplasje të armatosur.

Qëllimet e Greqisë për të blerë aeroplanë të rinj luftarakë dhe për të përditësuar forcën e saj ekzistuese ajrore mund të bëjë që Forcat Ajrore Greke të arrijnë një avantazh cilësor shumë të frikshëm ndaj rivalit të saj turk deri në fund të vitit 2020. Greqia dhe Turqia aktualisht janë përfshirë në një konflikt të tensionuar dhe të rrezikshëm në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor për të drejtat e kërkimit të burimeve të energjisë dhe përcaktimin e kufijve të tyre detarë.

Mes këtyre tensioneve, Athina është në negociata me aleatin e saj Francën, mbi marrëveshjet e ardhshme të armëve që mund të përfshijnë disa avionë të frikshëm francezë të brezit 4.5 Dassault Rafale. Zotërimi grek i avionëve të tillë mund të përbëjë një sfidë të rëndësishme për avionët turq mbi Egje dhe Mesdhe. Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e pare këtë vit, ku Greqia ka treguar një interes në përmirësimin thelbësor të forcës së saj ajrore me avionë më modernë.

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos tha në janar, pas një vizite nga kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis në Uashington, se Greqia ka në plan të blejë të paktën 24 avionë luftarakë të gjeneratës së pestë F-35 Lightning II nga Shtetet e Bashkuara për 3 miliardë dollarë. Ministri i mbrojtjes shkoi aq larg sa të thoshte se blerja e Greqisë e F-35 do ta ndihmonte atë të arrinte “epërsinë ajrore mbi Turqinë” në një të ardhme jo shumë të largët.

LEXO EDHE  Pemët më të mëdha në botë vishen me fletë alumini, rrezikojnë zhdukjen nga zjarret

Gazetari turk Haluk Özdalga shkoi aq larg sa deklaroi se F-35 mund t’i mundësonin Greqisë që ta kthente Egjeun në një “liqen grek”. Athina është ndërkohë në procesin e azhurnimit të inventarit ekzistues të forcës së saj ajrore. Greqia ka pak më shumë se 150 F-16 ndërsa Turqia ka 245. Në dhjetor, Panagiotopulos tha se 84 HAL F-16 do të azhurnohen me standardin më të fundit të Viper deri në vitin 2027 si pjesë e një marrëveshjeje 1.5 miliard dollarëshe me prodhuesin Lockheed Martin LMT -0.3%. Sipas Lockheed Martin, pas përfundimit të këtij programi të azhurnimit, “HAF F-16V do të jenë F-16 më të përparuar në Evropë”.

Greqia gjithashtu nënshkroi kontrata me ndërmarrjet franceze të hapësirës ajrore për të azhurnuar flotën e saj më të vogël Mirage 2000-5 gjatë së njëjtës periudhë. Vlera e kontratave vlerësohet të arrijë në 260 milion €. Turqia e ka të vështirë që të blejë avionë të rinj dhe të përmirësojë të vjetrit. SHBA ka pezulluar programin e përmirësimeve ajrore me Turqinë, pasi ajo bleu një sistem mbrojtjeje raketore nga Rusia. Turqia ka të ngjarë të mos marrë avionin nëse nuk heq plotësisht S-400 nga territori i saj, gjë që nuk ka të ngjarë ta bëjë.