• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrat jashtë drejtimit të fushatës, skema e PS për krerët e qarqeve. Ndryshimet e pritshme

15:51 : 03/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PS-së, Edi Rama, do të përjashtojë ministrat e kabinetit të tij nga drejtimi politik i qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Burime nga selia rozë pohuan se lista e të deleguarve do të ndryshojë, por në të nuk do të përfshihen ministra, por deputetët më të mbështetur në qarqet e tyre, pa përjashtuar edhe ata deputetë që ndryshojnë qarqe sa herë ka zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë.

Mungesa e ministrave si drejtues politikë të qarqeve lidhet dhe me faktin se kreu i qeverisë pritet të bëjë disa ndryshime në kabinetin e tij, për të dhënë idenë e një impulsi të ri qeverisës me pretendimin për një mandat të tretë.

Pas kongresit të shkurtit të këtij viti, kur delegatët zgjodhën asamblenë e re, pandemia e COVID-19 nuk lejoi mbledhjen e saj, nga e cila do të dalë kryesia dhe sekretariati i ri.

Pak ditë më parë selia rozë po përgatitej për organizimin e disa mbledhjeve online sipas rajoneve për të bërë të mundur zhvillimin e mbledhjes së asamblesë. Por votimi konfidencial i çdo anëtari të asamblesë për kryesinë e re, nuk mund të realizohej përmes mbledhjeve online. Në këtë mënyrë, PS-ja do të presë që situata e COVID të përmirësohet për të bërë të mundur zhvillimin e saj në një sallë të madhe ku mund të ruhen dhe distancat.

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

QARQET

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama u njoftoi deputetëve të tij në takimin informal në Elbasan se do të drejtojë qarkun e Durrësit, duke u larguar nga Vlora, pas dy mandateve të njëpasnjëshme. Në këtë mënyrë Rama zëvendësoi Vangjush Dakon, ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, të akuzuar për ndikim në blerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë drejtimin politik të qarkut të Tiranës. Pas largimit të Saimir Tahirit nga PS-ja, i cili drejtoi fushatat zgjedhore në 2013-ën dhe 2017-ën, rolin e drejtueses së qarkut të Tiranës e mori anëtarja e kryesisë, Blerina Gjylameti. Një vit më parë, Kryeministri Rama caktoi Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin që ta drejtojnë këtë qark.

Dje kreu i PS-së emëroi Bushatin kryetar të PS-së së Tiranës, ndërsa Spiropalin si koordinatore zgjedhore për bashkitë e këtij qarku, përveç Tiranës. Drejtuesi i ri i qarkut të Shkodrës do të jetë Ilir Beqja, i cili më parë ka drejtuar qarkun e Kukësit, ndërsa mban dhe postin e koordinatorit kombëtar për programin. Ndryshime ka dhe në drejtimin politik të qarkut të Kukësit. Kryeministri në mbledhjen me dyer të mbyllura është shprehur se “në Kukës nuk kemi njeri tjetër përveç Safetit”, kryetarit të Bashkisë Kukës.

Safet Gjici zëvendëson ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si drejtuese politike në këtë qark, ndonëse ishte Kodheli ajo që drejtoi qarkun edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Qarku i Lezhës është rimarrë nga ishministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Betejën mes dy mirditorëve e ka fituar Nikolla, e cila ka lënë pas ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kryeministri Rama vendosi në korrik të 2019-ës Lleshajn që të drejtojë këtë qark pas zgjedhjeve lokale, duke premtuar një angazhim tjetër për Nikollën. Por kanë qenë jo të pakta ankesat që mbërrinin në selinë rozë për përplasje mes ministrit Lleshaj dhe drejtuesve lokalë të PS-së në këtë qark.

Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme duket se e kanë detyruar Ramën të rikthejë në krye të këtij qarku Nikollën, e cila ka një marrëdhënie më të mirë edhe me të zgjedhurit vendorë në këtë qark.

NDRYSHOJNË DREJTUESIT POLITIKË NË QARQE

Durrës- Edi Rama, largohet Vangjush Dako
Kukës-Safet Gjici, largohet Mimi Kodheli
Shkodër- Ilir Beqaj, në vend të Valdrin Pjetrit
Lezhë-Lindita Nikolla, në vend të Sandër Lleshajt
Tiranë – Erjon Veliaj, në vend të Blerina Gjylametit
Elisa Spiropali,koordinatore për bashkitë e qarkut
Ervin Bushati, kryetar i PS-së së Tiranës
Qarqet që nuk ndryshojnë
Dibër- Olta Xhaçka
Elbasan- Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi
Fier- Gramoz Ruçi
Vlorë- Damian Gjiknuri
Gjirokastër- Bledi Çuçi
Berat- Blendi Klosi /Panorama/

Etiketa: Asambleapszgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

08:41 : 02/11/2025
AKTUALITET

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
Para
Marrë nga "Instagram"

Dua Lipa zbulon kur e ka dhënë puthjen e parë

TË GJITHA

Horoskopi, 3 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/11/2025

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com