• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza, Vasili: 1/3 e bizneseve të vogla janë mbyllur, oligarkët vijojnë të marrin tendera

12:25 : 31/08/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas informacioneve se 32400 biznese janë mbyllur deri në fund të muajit korrik, si rezultat i të cilave kanë humbur vendet e punës rreth 60 mijë shqiptarë.

Vasili tha se shifra të tilla, të cilat tregojnë se gati 73% e vendeve të humbura janë biznese të vogla, flasim për situatën shumë të rëndë në të cilën ndodhet në mënyrë të veçantë biznesi i vogël.

“Shifrat flasin qartë, nga 112 mijë biznese që ishin muajin korrik, janë vetëm 79.600 prej tyre, pra gati 30% më pak, pra 1/3 e bizneseve janë mbyllur.

Kjo është një shifër që nuk shikohej në Shqipëri prej më shumë se një 10-vjeçar e më tej. Këtij fakti i shtohet dhe kriza e dukshme e fasonerisë në Shqipëri ndërkohë që është një fakt tjetër publik që detyrimet financiare të qytetarëve duhet të vazhdojnë të paguhen rregullisht, pra qytetarët hynë në borxhe njëri më i rëndë se tjetri pa pasur asnjë mundësi ekonomike që ti përballojë ato.

Gjithashtu duhet theksuar që për sa i takon bizneseve një numër i madh biznesesh në mënyrë të veçantë biznese të vogla me apo pa tvsh, ku në përgjithësi kjo rënie është 37% dhe në mënyrë të veçantë bizneset pa tvsh, bizneset e vogla ato që ne kemi quajtur me të drejtë biznese mbijetese, kjo shifër arrin shifrën e 44%”, tha Vasili.

Lexo edhe:

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

Në vijim ai shtoi se ndërkohë me oligarkët, me ata që janë klientë të qeverisë, nuk ka ndodhur asgjë, përkundrazi kanë vazhduar të marrin tendera, koncesione pa fund, tendera sekret, procedura, prokurime të cilat u dhurojnë para pa fund dhe atyre nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, kanë bërë pushimet e tyre luksoze si gjithmonë, ndërkohë që mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë nuk kanë mundur që të bëjnë qoftë dhe një ditë të vetme pushim.

“Është fare e qartë që ekonomia është drejt kolapsit dhe kriza sociale është më e rënda që mund të jetë instaluar ndonjëherë në Shqipëri. Të gjithë e kuptojnë, ne jemi në shtator, mijëra familje nuk do kenë mundësi të blejnë gjërat më të domosdoshme për fëmijët e tyre për ti çuar në shkollë, pasi shkolla po troket, mijëra familje tani kanë prej muajsh por ndërkohë situata përkeqësohet dhe më tej, kanë probleme me ushqimin dhe sigurimin e ushqimit të përditshëm.

Mijëra familje të tjera nënushqehen, pra ushqehen shumë pak, marrin ushqimin e mbijetesës, ndërkohë që jemi dhe në një situatë pandemie, ku sigurisht një ushqyerje normale do të ishte një nga premisat minimale për të pasur një gjendje të qëndrueshme edhe shëndetësore për të përballuar një situatë tërësisht edhe kjo të paparashikuar jashtë kontrollit dhe është fare e qartë që sot Shqipëria përballet me një mungesë absolute qeverisje pasi alternativa e qeverisë është ti lëmë të gjithë qytetarët mes katër rrugëve dhe ata kush të jetojë të jetojë dhe kush mos të jetojë, le të mos jetojë pra le të vdesë, me pikëpamje të mbështetjes financiare të tyre.

Nuk ka asnjë alternativë dhe asnjë zgjidhje tjetër për këdo qytetar përveç se përmbysjes së këtij regjimi pasi iluzioni se këta do të ndihmojnë dikë apo do t’i heqin hallin dikujt apo do t’ja lehtësojnë hallin se për të hequr nuk e heqin dot kurrë, është thjesht dhe vetëm një iluzion”, tha ai.

Etiketa: oligarketenderavasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

15:44 : 16/08/2025
AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

“AGI KONS” nën lupën e hetimeve! SPAK kërkon të dhëna për tenderat e fituara në 14 vite nga Gent Sula

14:34 : 24/07/2025
Para

Zgjedhjet në Mal të Zi, Fuga: Si nuk dëgjuam për blerje e shitje votash?!

TË GJITHA

Turizmi ekzotik me kamiona i Edi Ramës

11:56 : 28/08/2025

Berisha denoncon SPAK-un dhe IMT: Asnjë inspektor nuk është arrestuar, përgjegjës është drejtor Rigers Sheqeri

11:34 : 28/08/2025

Aksident tragjik në Përmet, humb jetën i moshuari

11:18 : 28/08/2025

EMRAT/ Arrestohen “binjakët e kok*inës” në Dimal

11:09 : 28/08/2025

FOTO/ U kap mbrëmë në Durrës, kush është Aldi Mustafa, ushtari i grupit të ‘Rrumit të Shijakut’

11:03 : 28/08/2025

Auron Tare nxjerr zbuluar Ministrinë e Kulturës: Përdor fotot nga Kina si të Shpellës së Himarës

10:52 : 28/08/2025

Kina refuzon bisedimet për armët bërthamore me SHBA-në dhe Rusinë

10:33 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com