• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudia 2/ Pas “Mos u nxeh”, vartësit e Majkos, tender për sponsorizime në rrjete sociale

11:39 : 30/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Në një kohë kur teknologjia e përcjellë informacionin në kohë reale tek njerëzit, shumë kompani private shpenzojnë para nga portofoli i tyre financiar për të reklamuar aktivitetin në rrjete sociale, nëpërmjet sponsorizimeve.

Një trend të tillë ka ndjekur edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Me një ndryshim thelbësor-kompanitë private shpenzojnë nga të ardhurat e tyre.

Ndërsa institucioni nën varësinë e ministrit Pandeli Majko ka shpenzuar paratë publike, nëpërmjet tenderit “Shërbim promovimi digjital”, nëpërmjet rrjeteve sociale ndërkombëtare”.

Procedura e tenderit nuk duket se ka ndonjë problem të dukshëm. Fondi prej 3 milionë lekë (të vjetra) është fituar nga një kompani e re, e themeluar në qershor të këtij viti dhe që duket se, për të hyrë në treg, ka dhënë ofertën më të ulët.

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Por, edhe në këtë rast, siç ka ndodhur më parë me tenderat e strukturave në varësi të Majkos, sidomos ai për lojën “Mos u nxeh” (link: https://boldnews.al/2020/07/30/tenderi-i-habitshem-qeveria-zbut-diasporen-u-blen-2000-cope-loje-mos-u-nxeh/) , e çuditshmja qëndron në objektin e procedurës së prokurimit publik.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka vendosur të kryejë sponsorizime në rrjete sociale, me qëllim që t’u tregojë shqiptarëve në vende të ndryshme të botës se ekziston.

Institucionet publike, si rregull, nuk ka nevojë që të reklamojnë faktin që ekzistojnë. Ekzistenca e tyre provohet me politika zhvillimore, projekte e programe.

Dhe, në fakt, Ministria e Diasporës dhe strukturat e saj të varësisë kanë për të bërë shumë në drejtim të hartimit të politikave serioze për të thithur jo vetëm investime nga shqiptarët e e mërguar prej shumë vitesh, por edhe për t’i nxitur ata që të reklamojnë aspektet pozitive të Shqipërisë.

Por, duket se shqetësimi primar për strukturat qeveritare të Diasporës është të tregojnë që ata ekzistojnë, megjithëse Majko ka rreth 4 vjet që mban detyrën e ministrit.

Ky “shqetësim” dëshmohet edhe nga vetë Fondi për Diasporën, i cili e shpjegon në mënyrë të detajuar nevojën që ka si institucion për të shpenzuar disa para publike për sponsorizime në rrjete sociale (Shërbim promovimi dixhital).

“Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës është duke zhvilluar aktivitetet:

  • Krijimi i Rrjetit të Profesionistëve në Diasporë, aktiviteti 2
  • Si të fillosh një biznes në Shqipëri, aktiviteti 4
  • Digjitalizimi i veprave shqiptare, aktiviteti 5

Këto aktivitete, midis të tjerash, kanë pjesë përbërëse të tyre edhe 3(tre) platforma elektronike, si produkte që mundësojnë komunikimin dhe ndërveprimin me grupet e synuara të projektit, të cilët ndodhen jashtë vendit. Aktualisht platformat janë të publikuara, të pasuruara më informacion dhe operojnë prej disa muajsh.

Me qëllim rritjen e numrit të përfituesve të projektit, përhapjen e informacionit te palët e interesit, si edhe nisur nga mungesa e kontaktit dhe takimet fizike me ta, nevojitet promovimi i platformave në rrjete sociale nëpërmjet fushatave të marketingut digjital.

Për këtë arsye, për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve online që FSHZHD ofron nëpërmjet platformave elektronike, si dhe per te rritur komunikimin me Shqiptaret ne Diaspore, kërkohet zhvillimi dhe menaxhimi i fushatave promovuese, nëpërmjet kanaleve të komunikimit digjital…”, thuhet në dokumentin e Fondit Shqiptar për zhvillimin e Diasporës .

Etiketa: pandeli majkotender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”

12:43 : 14/10/2025
Para

Soni Malaj poston foton e rrallë me partnerin në pushime

TË GJITHA

Horoskopi, 28 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:56 : 27/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

22:50 : 27/10/2025

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

22:50 : 27/10/2025

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com