• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mësim online nga shtëpia? Ministrja Shahini jep detaje për vitin e ri shkollor

19:30 : 28/08/2020
në AKTUALITET

Ministrja Shahini ka dhënë detaje të tjera në lidhje me mënyrën e zbatimit të udhëzimit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021.

Ajo fillimisht theksoi se udhëzuesi i vitit të ri shkollor është konsultuar gjerësisht me grupet e interesit të Arsimit Parauniversitar, si sindikatat, këshillin e prindërve, drejtuesit e shkollave, grupe mësuesish e nxënësish.

Ajo tha se të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre që ky të jetë një dokument sa më gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm në Arsimin Parauniversitar në Shqipëri dhe shtoi se komunikimi i mënyrës së aplikimit do të komunikohet tek prindërit dhe nxënësit nga vetë mësuesit apo drejtuesit e shkollave.

Ministres Shahini i janë drejtuar shumë pyetje dhe u është përgjigjur disave prej tyre.

Pyetjes “A do ketë mundësi mësimi online për ata fëmijë që duan të ndjekin mësimin në kushte shtëpie?”, ajo i është përgjigjur se edhe leksionet në RTSH, të cilat do të xhirohen paralelisht me leksionet që do të bëhen në shkollë, si dhe platforma unike që do të përdoret për mësimin online, do jenë në dispozicion të të gjithë nxënësve, të cilët për arsye të ndryshme nuk do të marrin pjesë në procesin mësimor që do të zhvillohet në shkollë.
“Kemi nxënës që kanë sëmundje kronike. Atyre mund tu duhet që të qëndrojnë në shtëpi për shkak se rrezikohet siguria e shëndetit të tyre. Në këtë rast këta fëmijë do të punojnë kryesisht përmes mësimit online dhe do ndjekin leksionet në RTSH, gjithmonë duke mbajtur kontakt me mësuesit e tyre që mund të vlerësohen dhe të ndjekin mësimet bashkë me moshatarët e vet” – tha ministrja Shahini.

Lexo edhe:

Vranë babanë, Shefi i Krimeve, Elton Shanini: Fëmijët u tradhtuan nga deklarimet

Fshehu hotelin në Sarandë, shkarkohet përfundimisht prokurori i Lushnjës

Ndërkohë për pyetjen se “kush i përcakton lëndët kryesore”, ministrja Shahini tha se përcaktimi i lëndëve kryesore ndodh në kurrikul. Lëndët që kanë më shumë orë mësimi në javë janë ato që ne i quajmë lëndë kryesore, si gjuha shqipe, matematika, lëndët e shkencave. Ato lëndë që kanë nevojë për më shumë përqendrim nga nxënësi.
Ajo theksoi se në shkollat ku numri i nxënësve është më i vogël dhe mund të ruhet distanca sociale, aty do të zbatohet i tërë plani mësimor në kushte shkolle. Në shkollat që do të ndahen në grupe dhe do të punojnë me turne do të fokusohemi më shumë tek lëndët kryesore, ndërsa lëndët e tjera do të bëhen të kombinuara edhe me mësim në kushte shtëpie. Edukimi fizik do të zhvillohet në ditët kur moti e lejon të zhvillohet jashtë në oborrin e shkollës.

“Çdo shkollë do të ketë një kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e procesit mësimor, që hyrje -daljet nëpër klasa të jenë të rregullta dhe me distancim fizik ruhet” – shton ministrja.

Një tjetër pyetje ishte “Përse nuk lejohet ushqimi në klasë?”. Shahini tha se ushqimi në klasë nuk do të lejohet sepse paraqet rrezik për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve. Nëse konsumohet ushqim në klasë, nënkupton që maska duhet hequr dhe nxënësit e tjerë ekspozon dhe mund të prekin gojën me duar që mund të mos jenë plotësisht të dezinfektuara.

E pyetur nëse dezinfektimi do të bëhet midis turneve apo çdo ditë, dhe nëse do të jetë dezinfektim profesional apo të thjeshtë, Shahini tha se dezinfektimi ditor është ai që bëjmë edhe në shtëpi, duke pastruar të gjitha sipërfaqet, korridoret, tualetet, pra është dezinfektimi që ndodh rregullisht në shkollë. Por me shumë kujdes dhe me preparate që janë të përshtatshme për të luftuar virusin.

Ministrja Shahini në përfundim të publikimit video-selfie, kërkoi që të mos hezitojnë ata që kanë pyetje, dhe shtoi se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë që tu përgjigjet pyetjeve të tyre.

Etiketa: shahini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë babanë, Shefi i Krimeve, Elton Shanini: Fëmijët u tradhtuan nga deklarimet

21:40 : 26/02/2024
AKTUALITET

Fshehu hotelin në Sarandë, shkarkohet përfundimisht prokurori i Lushnjës

21:09 : 15/10/2020
AKTUALITET

Besa, një kosovare që na kujtoi se ekziston dorëheqja

23:17 : 15/09/2020
AKTUALITET

Edhe Xhunga e kënaqur me largimin e Shahinit: Shumë mirë që iku

18:45 : 15/09/2020
AKTUALITET

Largimi i Besa Shahinit, Nikolla: Nuk është koha për kritika. Ndoshta duhej energji e re

18:09 : 15/09/2020
AKTUALITET

“Nuk të pranuam për padijen dhe lëpirjen tënde”/ Ish-deputetja e PS shpërthen ndaj Shahinit

16:22 : 15/09/2020
Para

BE i bën thirrje Moskës që të përmbahet nga ndërhyrja në Bjellorusi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com