• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lajmi i mirë/ Mjeku shqiptar: Kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja (Foto)

16:52 : 27/08/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka dhënë lajme të mira sa i përket situatës së Covid, ku thekson se kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja.

Ai ka bërë një krahasim me periudhën mars-prill, dhe thotë se shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.

Shkruan Ilir Alimehmeti:

Lajme të mira nga shumë shtete miqtë e mi!

Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).

Në krahasim me periudhën mars-prill, tashmë në shumicën e shteteve kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja.

Ka një diferencë shumë të dukshme mes tyre.

Konkretisht:

– Francë: numri i rasteve të reja është pothuajse i njëjtë me periudhën mars-prill, por vdekshmëria është krejtësisht e ulët. (Fig. 1)

– Spanjë: numri i rasteve të reja është në rreth 60% të periudhës së mars-prillit, por vdekshmëria është sërish krejt e ulët. (Fig. 2)

❗ Kujtoj që, në verbërinë e saj, Spanja ditët e kaluara ka nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë! ❗

– Hollandë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 3)

– Çekia: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 4)

– Belgjika: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 5)

– Danimarkë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 6)

– Zvicër: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 7)

– Austria: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 8)

– Gjermani: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 9)

– Itali: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 10)

—————————–

E kështu mund të vazhdoja për shumë shtete të tjera, por për efekt gjatësie të mesazhit po ndalem.

Dy raste që do të trajtoj me në veçanti janë SHBA dhe Suedia. Kjo sepse SHBA-të janë krejtësisht kontinent tjetër, si edhe kanë dinamika dhe demografi shumë më ndryshe se Europa, ndërsa Suedia, siç e dimë, nuk ka pranuar mbylljen e shoqërisë (lockdoën) kurrë.

?? SHBA: numri i rasteve të reja është më shumë se dyfishi i periudhës mars-prill, por vdekshmëria është më pak se gjysma e periudhës mars-prill. (Fig. 11)

?? Suedia: ka qenë në rritje rastesh të vazhdueshme deri në fund të qershorit, duke arritur dyfishin e vlerave të mars-prillit, por vdekshmëria filloi të bjerë që në gjysëm të prillit dhe vazhdoi të binte vazhdimisht duke arritur në vlera krejt të ulëta tashmë. (Fig. 12)

Këto dinamika vijnë për shumë arsye të ndryshme (lista nuk është e plotë, pasi mund të ketë edhe arsye të tjera):

Përmirësimi i protokolleve të trajtimit mjekësor

Heqja e medikamenteve pa efekt ose të dëmshme

Rritja e kapaciteteve spitalore, intensive dhe jointensive

Integrimi i mjekut të familjes në trajtimin e hershëm

Rritja e eksperiencës së stafit mjekësor në diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19

Përshtatja e virusit me njeriun, përmes mutacioneve të tij. (Literatura shtohet përditë në këtë drejtim dhe do të fokusohem më shumë në një tjetër postim)

Edhe OBSH-ja jep për herë të parë një lajm inkurajues duke treguar ngadalësimin në nivel botëror të coronavirusit, me 5% më pak infektime dhe 12% më pak vdekje në javën e fundit në krahasim me javën paraardhëse. (Fig. 13) (http://ëëë.gazetadita.al/obsh-jep-lajmin-e-mire-koronavirusi-ne-bote-po-ngadalesohet-perjashtim-bejne-keto-zona/?fbclid=IëAR1uqIËQUjzHggbmSXvn9ETrJyDoig1RbsXlp_Kdjx_TFNly70INY4CschQ)

Kujdes, pasi ky ngadalësim nuk vlenë për shtetet si Shqipëria që nuk e kaluan valën e parë, për shkak të mbylljes së plotë dhe shumë të shpejtë, po e kalojnë në këtë periudhë situatën e valës së parë që, megjithatë, edhe në këto shtete është më e butë në krahasim me rezultatet që do të kishim po ta goditeshim nga vala e parë në mars-prill.

Forca miq!

Sinjalet janë të mira nga shumë anë!

Shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe ruhuni sa më shumë, sepse nuk ka trajtim më të mirë se parandalimi!

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

Arrestohet për herë të pestë xhepisti i dhunshëm

TË GJITHA

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

20:09 : 22/05/2025

Dy ish-banorët e “Big Brother Vip Albania” në lidhje? Ja se çfarë thonë ata

19:55 : 22/05/2025

Euro U17, Gjermania mposht 4-0 Shqipërinë në “Elbasan Arena”

19:54 : 22/05/2025

“Morën vota sa për 6 deputetë”/ Gazetari: Sara Mila dhe Arkend Balla, produkte të bandave

19:42 : 22/05/2025

Zyrtare/ Raphinha-Barcelona, palët gjejnë akordin për rinovimin

19:35 : 22/05/2025

Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së CIA-s

19:34 : 22/05/2025

EMRI/ Ky është shqiptari i dyshuar si autor i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi

19:27 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com