• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dëbimet e diplomatëve rus në vendet europiane – shenjë e dështimeve të mëdha të Rusisë

11:17 : 25/08/2020
në BOTA

Gjithnjë e më shumë po bëhen publike rastet e dështimeve të inteligjencës ruse, në terren evropian.

Së fundmi, një shtetas rus me banim në Danimarkë, është akuzuar për aktivitet spiunazhi për interesa të qeverisë dhe shërbimeve ruse të inteligjencës. Institucionet shtetërore të hetimit të Danimarkës kanë bërë të ditur ngritjen e akuzave për spiunazh ndaj shtetasit rus në fjalë, që ishte ndaluar që prej fillimit të verës së këtij viti. Dyshohet se, ky person ka grumbulluar dhe u ka servirur, përkundrejt pagesës, shërbimeve sekrete ruse informacion mbi teknologjinë energjetike daneze. Referuar ligjeve daneze, i akuzuari rrezikon deri në 6 vite burgim, por ka të ngjarë që prokuroria e vendit të kërkojë deportimin e tij.
Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, janë raportuar një sërë rastesh të identifikuara dhe dyshuara spiunazhi, të organizuar dhe lidhur me shërbimet sekrete ruse, që kanë patur shtrirje në disa shtete:

Bullgaria ka dëbuar së fundmi një diplomat rus, të akuzuar për aktivitet spiunazhi dhe të dyshuar se është realizuar më së paku duke filluar nga viti 2017. Është identifikuar si koordinues i rrjetit të spiunazhit të ngritur në këtë kontekst, atasheu ushtarak rus Vasiliy Sazanovich, i cili i siguronte informacionet, përkundrejt shpërblimit në të holla. Por, ky rast dëbimi, nuk është i vetmi i regjistruar gjatë këtij viti, për Bullgarinë.

Holanda ka shpallur si të padëshirueshëm dy diplomatë rus, të dyshuar si personel të shërbimit të jashtëm të Rusisë – SVR. Sipas raportimeve, ata ishin përqendruar dhe kishin zhvilluar aktivitet në grumbullimin e informacioneve në fushën e teknologjisë së lartë të përdorur në aplikacionet ushtarake: inteligjencë artificiale dhe nanoteknologji. Në 2018, Holanda dëboi 4 shtetas rus, nën akuzën e përpjekjeve për sulme kibernetike ndaj OPCW.

Norvegjia ka bërë të ditur se, grupe hakerësh të mbështetur nga Rusia dhe të lidhur me shërbimin ushtarak të inteligjencës GRU, kanë ideuar dhe realizuar sulmin kibernetik, gjatë vjeshtës së vitit 2020, kundër parlamentit norvegjez. Nga sulmi u prekën sisteme sensitive të korrespondencës së politikanëve dhe punonjësve të parlamentit të Norvegjisë. Ndërkohë, më herët gjatë këtij viti, një shtetas norvegjez u arrestua pas akuzave për spiunazh industrial, për llogari të Rusisë. Ai ishte paguar në shuma të konsiderueshme për informacionet që kishte siguruar dhe përcjellë tek një diplomat rus i atashuar në Norvegji, i cili u dëbua në gusht 2020 nga vendi.

Lexo edhe:

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

Në fillim të vjeshtës 2020, Austria dëboi një diplomat rus të dyshuar për spiunazh industrial. Më herët, në fillim të verës së vitit 2020, edhe Çekia shpalli një punonjës të ambasadës ruse “non grata”, nën akuzën e shpërndarjes së informacioneve false mbi planifikimin e një sulmi ndaj 3 zyrtarëve çek.

Këto përbëjnë vetëm një pjesë të rasteve dhe operacioneve të dështuara të sponsorizuara nga shteti rus, që janë zbuluar nga vendet europiane gjatë viteve të fundit, duke u shoqëruar dhe me dëbime. Ekspozimi në detaje i përfshirjes dhe implikimit në këto aktivitete malinje, të personelit dhe lidhjeve të shërbimeve ruse të inteligjencës, është rezultat i vigjilencës së shtuar dhe masave efektive të aplikuara nga strukturat përkatëse të inteligjencës dhe sigurisë së shteteve europiane.

Rusia i përdor si instrument aktivitetet malinje jo vetëm me qëllim për të qenë prezent me çdo kusht dhe trazuar sistemet demokratike e liberale, por edhe për të përparuar në synimet e saj strategjike, në pamundësi të angazhimit në mënyrë të moralshme dhe etike në aspektin energjetik dhe ekonomik. E thënë ndryshe, Europa nevojitet të evitojë marrëdhëniet e bashkëpunimit me Rusinë, në fushën energjetike dhe ekonomike, por jo vetëm, me qëllim për t’i kufizuar kësaj të fundit, sa më shumë të jetë e mundur, opsionet e manipulimit dhe veprimit në prapaskenë, në dëm të sigurisë së shteteve anëtare.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

17:37 : 18/07/2025
BOTA

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

17:32 : 18/07/2025
AKTUALITET

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025
AKTUALITET

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025
SPORT

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
Para

Rudina Dembacaj e gjen mbështetjen te Mark Frroku, zbulon çfarë i thotë ai çdo ditë

TË GJITHA

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

17:37 : 18/07/2025

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

17:32 : 18/07/2025

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025

Zhduket nga harta e futbollit klubi i njohur italian me 114 vjet histori!

16:58 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com