Maqedonia e Veriut/ Talat Xhaferri rizgjidhet kryetar Kuvendi

Gjatë seancës së ditës sotme, Talat Xhaferi është rizgjidhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vite të tjera.

Kryeparlamentari Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.

Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisës.  Ata ishin 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH.

LEXO EDHE  Evi Kokalari: Njerëzit e Bashës po kërcënojnë qytetarët me bllokimin e vizës amerikane

Koaliconi ASH-AAA kishte lajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë në votimin e kryeparlamentarit.