Ja si të ulni rrezikun ndaj gripit dhe ftohjes

Të gjithë jemi të ‘bekuar’ me një sistem imunitar që lufton kundër faktorëve të jashtëm në çdo moment, por disa viruse ja dalin të futen në organizmin tonë sidoqoftë dhe arrijnë të na infektojnë. Gripi dhe ftohja janë shumë të zakonshme gjatë vitit për pjesën më të madhe të njerëzve, por nuk ka pse të jetë kështu.

Ekzistojnë një numër zakonesh të përditshme (për të cilat shumë prej nesh janë fajtorë) të cilat i neglizhojmë çdo ditë pasi nuk e kuptojnë se sa shumë ndikojnë ato në shëndetin tonë. Sipas specialistëve ekzistojnë disa ndryshime të thjeshta që mund të na bëjnë më pak të predispozuar për tu sëmurur.

Ja disa prej tyre:

Mos kafshoni thonjtë

Lani duart më mirë dhe më gjatë

Pini më shumë ujë

Evitoni stresin e tepërt në punë

Mos konsumoni shumë sheqer/ëmbëlsira

Ndërroni veshjen tuaj pasi shkoni në shtëpi

Kujdesuni për cilësinë e sapunit apo solucionit që përdorni për të larë duart

LEXO EDHE  Kujdes, infeksioni i rrezikshëm që mund të sjellë pasoja fatale për fëmijët

Mos konsumoni alkool për të fjetur pasi ndikon në cilësinë e gjumit

Mos pastroni në mënyrë konstante dhe ekstreme pasi ka disa mikrobe që janë të domosdoshme për njeriun

Kujdes kur hipni në ashensor dhe sipërfaqet që prekni

Mos bëni palestër në mënyrë të ekzagjeruar pasi dobësoni sistemin imunitar

Kujdes sipërfaqet publike që prekni si mbajtëset e shkallëve apo dorezat e dyerve

Mundohuni të ekspozoheni sa më shumë në diell

Mos hani mbi tavolinën e punës

Përpiquni të bëni një gjumë cilësor

Hani shëndetshëm dhe evitoni konsumin e tepërt të ushqimeve të gatshme

Evitoni vendet e publike me shumë njerëz si qendrat tregtare në një ditë piku (e Diel apo ditë  festash)

Përpiquni të pastroni objektet që përdorni shpesh nga mikrobet e fshehura (psh. tastierën e kompjuterit)

Nëse nuk evitoni dot shtrëngimet e shpeshta të duarve atëherë përpiquni ti lani ato sa më shumë.