• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenta/ Përballja Artur Metani-Shaqir Hasanaj zbulon standardet skandaloze të KED

09:39 : 21/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet në 21 Gusht për të vendosur nëse do të lejojë ose jo kandidatin Shaqir Hasanaj të vijojë garën për në Gjykatën Kushtetuese, duke nxjerrë në pah një spirale absurde vendimesh me standarte të ndryshme dhe që kundërshtojnë njëra-tjetrën në procedurat për përzgjedhjen e zyrtarëve të strukturave më të larta të drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 15, dt. 17 Korrik 2020, vendosi ndalimin e Shaqir Hasanaj për të kandiduar për një post vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Për KED, fakti që Hasanaj ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Presidentit të Republikës deri në vitin 2017 e përfshin atë në kushtet e parashikimit ligjor që ndalon emërimin e personave që kanë mbajtur “poste politike” në 10 vitet e fundit.

Por, KED, në Korrik 2019 vendosi të kualifikojë kandidaturën e Artur Metanit për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, duke argumentuar tërësisht të kundërtën, atë që këshilltari i Presidenti nuk përbënte “funksion politik”.

Lexo edhe:

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese

Megjithatë, jurisi Shaqir Hasanaj nuk ka dalë ende “jashtë loje”.

Gjykata Administrative e Apelit, e investuar me një padi prej tij, rrëzoi vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vendimi i Gjykatës ende nuk është bërë publik. Madje, deri në publikimin e këtij shkrimi, vendimi i zbardhur nuk i ishte vënë në dispozicion as anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përveç relatores Saida Dollani.

Edhe pa një vendim gjyqësor të zbardhur, kuptohet qartësisht se trupa e Gjykatës Administrative e Apelit, me relatore Alkelina Gazidedja, nuk e ka konsideruar pozicionin e këshilltarit të Presidentit si “funksion politik”.

Kjo përplasje argumentash juridikë zbulon hapur standarte të shumëfishta që aplikon Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për verifikimin e kandidaturave.

Rasti më konkret dhe më flagrant për të identifikuar standarte të ndryshme të KED është përballja e vendimeve për Artur Metanin, kandidat dhe tashmë Inspektor i Lartë i Drejtësisë dhe Shaqir Hasanaj, kandidat për në Gjykatën Kushtetuese.

Standartet

Artur Metani dhe Shaqir Hasanaj kanë qenë të dy këshilltarë të Presidentit të Republikës në 10 vitet e fundit.

Të dy u përballën me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi-Metani si kandidaturë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe Hasanaj si kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Pavarësisht se aplikuan për pozicione të ndryshme, ata duhet të plotësonin të njëjtat kushte dhe kritere ligjore për t’u lejuar për kandidim.

Por, megjithëse të dy juristët ishin në të njëjtat kushte, KED, në mënyrë absurde, vendosi që Metanin ta lejojë, ndërsa Hasanajn ta ndalojë.

“Boldnews.al” ka analizuar më parë se KED nuk mund dhe nuk duhet të lejonte kandidimin e Artur Metanit për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pasi ai kishte mbajtur “funksionin politik” të Këshilltarit të Presidentit deri në vitin 2012 (brenda 10 viteve të fundit).

Por, KED, me vendimin nr. 100, dt. 30.07.2019 vendosi lejimin e kandidatit Artur Metani për të vijuar garën për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Ky vendim, i cili vinte ndesh me parashikimet ligjore, u komentua si “i nxitur politikisht”, pasi Metani, në atë moment, ishte në detyrën e Avokat i Shtetit, i emëruar nga kryeministri Edi Rama, si edhe është vëllai i deputetes së maxhorancës, Eglantina Gjermeni.

Në vendimin e lejimit për Metanin, KED argumentonte se “Këshilli konkludon se funksioni i këshilltarit juridik të Presidentit të Republikës nuk mund të konsiderohet si funksion politik, në kuptim të ligjit 115/2016” dhe se ai “…nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit…”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i KED, nr. 100, dt. 30.07.2019, mbi kandidaturën e Artur Metanit

I njëjti institucion, pra KED, për situatë identike, vendosi t’i japë një interpretim tërësisht të ndryshëm kandidaturës së Shaqir Hasanajt.

Në vendimin nr. 15, dt. 17.07.2020, KED shkruan: “Këshilli konstaton se kandidati Shaqir Hasanaj ka qenë Këshilltar juridik i Presidentit të Republikës…ndaj ai nuk plotëson kushtin për lejimin e kandidimit…”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i KED, nr. 15, dt. 17.07.2020, mbi kandidaturën e Shaqir Hasanaj

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me ndalimin e kandidaturës së Shaqir Hasanajt, duket se ka synuar të korrigjojë “gabimin” me procedurat e ndjekura për Artur Metanin, i cili në Dhjetor 2019 mori pëlqimin e socialistëve në Parlament për të drejtuar Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për një mandat 9-vjeçar.

Por, “korrigjimi” i KED u hodh poshtë nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila rrëzoi vendimin për ndalimin e kandidimit të juristit Shaqir Hasanaj për në Gjykatën Kushtetuese.

Ende nuk janë të qartë argumentat e gjykatës në këtë vendimmarrje, por, me shumë mundësi, ajo do të jetë bazuar pikërisht tek vendimi kontravers i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për rastin e Artur Metanit.

Tashmë, situata rikthehet sërish në KED, i cili duhet të vendosë edhe njëherë tjetër për juristin Shaqir Hasanaj.

Etiketa: Artur MetaniKEDShaqir Hasanaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

10:55 : 20/09/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese

10:55 : 19/09/2025
AKTUALITET

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bungo e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi

19:21 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

12:27 : 02/09/2025
AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
Para

Pikëpyetje mbi pasurinë e deklarim i paplotë, Komisioneri Ballhysa do të ngelte në Veting

TË GJITHA

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025

Jul Deda reagon pas kandidaturës së Flor Binajt për Bashkinë e Tiranës: Kur doja të kandidoja, nuk më latë

18:07 : 08/10/2025

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

17:58 : 08/10/2025

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com