Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale shkkruan se vettingu i rremë i Sokol Sadushit është si betimi i hajdutëve para Sahitit.
Duke iu referuar dy shkrimeve në Boldnews.al, Berisha shkruan se këto ditë mediat njoftuan se Sokoli i partisë kishte një apartament të dytë ilegal të ndërtuar pa leje si shtese kati direkt mbi apartamentin ku ai vet banon.
Këtë apartament, shkruan Berisha, Sokoli i Partisë e kishte legalizuar më vonë.
“Për këtë çështje Sokoli i Partisë ka deklaruar para vetorëve se apartamentin si shtesë kati direkt mbi apartamentin e tij pa leje nuk e kishte ndërtuar ai po personi që banonte një kat nën Sokolin dhe ai pasi e kishte ndërtuar dhe legalizuar i kishte dhënë Sokolit të Partisë apartamentin që i takonte të ndertuar mbi taracën e tij. Në të vërtetë Sokoli kishte bërë marrëveshje civile me bamirësin e tij “shkele ti ligjin edhe për mua e ndërto ti pa leje katin se unë jam dakord por meqë jam gjykatës i lartë po fshihem pas teje dhe apartamentin tim do ta marrë pas legalizimit”, shkruan Berisha, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke e krahasuar këtë me historinë e dy hajdutëve në fshatin e tij, kur ishte fëmijë.
Postimi nga Sali Berisha
Vetingu i rreme i Sadushit, si betimi i hajduteve para Sahitit!
Miq, historia me gjithe larmine e universit te ndodhive te kesaj bote, ne nje fare menyre perseritet.
Ketu me poshte keni nje ngjashmeri te çuditshme midis vetingut te rreme te militantit te PS dhe kryetarit aktual te Gjykates se Larte, Sokol Sadushi dhe betimit te rreme te dy hajduteve para Sahitit ne fshatin tim.
Ne femijerine time te hershme, dyert e shtepive nuk i mbyllte njeri nga jashte ne fashtin tone dhe asnjeri nuk trazonte gje. Por ne fshat dy djem te ri lbj, Coli dhe Ceni (per arsye etike emrat nuk jane real kurse ngjarja po) kengetare qe i binin mire çiftelise, dihej se kishin dore por jo te rende. Merrnin ndonje filxhan kafeje ne dasma ose vilnin frutat e shijshme ne ndonje peme pa lejen e te zotit dhe asgje tjeter.
Nje dite ne vere, marrin vesh se kopshti i Sahitit, nje bashkfshatrit tim ishte plot bostane.
Sahiti ishte nje burre i vjeter i nderuar trim dhe i ashper. Ti vidhje kopshtin rrezikoje koken pasi ne kanun vjedhja ishte “çnderim” dhe pastaj “dy gisht nder ne lule te ballit” diktonte ligji i princit Leka.
Megjithe kete, Coli dhe Ceni nga andja e madhe vendosin te ndermarrin aventuren dhe nje nate i vjedhin Sahitit shalqinin. Ne mengjes heret Sahiti sheh kopshtin pa shalqinj dhe gjurmet e kembeve te hajdutit. Menjehere zgjon te birin dhe e nis ti lajmeroje Colin dhe Canin qe te vijne urgjent tek Sahiti. Te dy ata erdhen dhe Sahiti u thote atyre direkt se ju naten me keni vjedhur shalqinin ne kopsht. Ata te dy e mohuan menjehere akuzen e Sahitit.
Ky i fundit iu thote se ju duhet te betoheni dhe jo ne buke e ne kripe dhe as ne kuran se jeni si pune qafirash qe nuk besoni por do betoheni ne rrase te gurit qe duhet te jete betimi i lashte pagan.
Coli dhe Cani pranojne menjehere qe te betohen. I pari betohet ne rrase te gurit se kurre nuk ka shkelur me kembet e tij ne kete kopesht. Kurse i dyti, pasi ve rrasen e gurit ne sup betohet se kurre me duart e tij nuk ka prekur shalqi ne kete kopesht.
Megjithe betimin e tyre, Sahiti e dinte se perveç atyre askush nuk i kishte vjedhur shalqinin. Ndaj dhe pas betimit u thote se betimin tuaj une e pranoj dhe jeni te falur por tani duhet te me tregoni se si e moret shalqinin.
Ata e dinin se pas vjedhjes se shalqinit do te ishin te dyshuarit e pare dhe do detyroheshin te betohen para Sahitit ndaj kishin perdorur skemen qe 70 vite me vone do te perdorte Sokoli i partise per t’u lumturar me nje apartament te dyte banimi.
Coli i thote Sahitit se ai nuk kishte shkelur kurre me kembet e tij ne kopsht pasi aty kishte hyre dhe qendruar hypur ne shpine te Canit. Ky i fundit ne duar mbante thesin ku Coli fuste shalqinin qe kepuste me duart e tij por vet shalqin nuk prekte me dore.
Miq, keto dite mediat njoftuan se Sokoli i partise kishte nje apartament te dyte ilegal te ndertuar pa leje si shtese kati direkt mbi apartamentin ku ai vet banon. Kete apartament Sokoli i Partise e kishte legalizuar me vone.
Per kete çeshtje Sokoli i Partise ka deklaruar para vetoreve se apartamentin si shtese kati direkt mbi apartamentin e tij pa leje nuk e kishte ndertuar ai po personi qe banonte nje kat nen Sokolin dhe ai pasi e kishte ndertuar dhe legalizuar i kishte dhene Sokolit te Partise apartamentin qe i takonte te ndertuar mbi taracen e tij. Ne te vertet Sokoli kishte bere marreveshje civile me bamiresin e tij “shkele ti ligjin edhe per mua e nderto ti pa leje katin se une jam dakord por meqe jam gjykates i larte po fshihem pas teje dhe apartamentin tim do ta marre pas legalizimit”.
Sipas kesaj deshmie qesharake Sokoli nuk ka kryer vet krimin e ndertimit pa leje por vetem eshte shperblyer me vepren e krimit paçka se dihet se nuk ka njeri mbi toke qe lejon tjetrin te ndertoje mbi çatine e tij pa nje marreveshje paraprake.
Investigimi i gazetarit provoi qe ndryshe nga Sahiti qe u kerkoi shpjegime hajduteve te shalqinit edhe pasi ata u betuan para tij ne rrase te gurit narko-vetoret e narkopartise dhe narkoinstitucionet e narkoshtetit, ne zbatim te verber te urdherit nga lart nuk bene asnje hetim, si ne rastet te ngjashme, per pronen ilegale te bere legale te Sokolit te partise.
Sokoli eshte gjykatesi militant qe se bashku me Dvoranin e partise (i cili fshihte 100 milion leke se ia kishte dhene Saliu) ishin te vetmit gjykates te larte ne Europe dhe ne bote qe merrnin pjese ne mbledhjet e partise ne opozite.
Perveç ketyre, Sokoli i partise vendoset ne krye te Gjykates se Larte ne kundershtim flagrant me marreveshjen e forcave politike sipas te ciles, per te shmangur çdo konflikt interesi, hartuesit e paketes kushtetuese te reformes se drejtesise per nje periudhe 6 vjeçare nuk do mund te merrnin poste ne organet e reja te ketij sistemi.
Si perfundim, ju ftoj te dashur miq te gjykoni vete se kush e kryeson Gjykaten e Larte dhe si do te jene vendimet e “pavarura” te kryetarit te saj! sb
https://boldnews.al/…/skandali-klgj-nuk-verifikoi-pasurine…/
https://boldnews.al/…/edlira-petri-kalon-zyrtarisht-veting…/