• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emrat/ Diplomacia shqiptare “çorap”, emërimet e Gent Cakaj, “qoka” për Rilindjen e Soros

13:42 : 15/08/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Jashtme Shqiptare po dështon me sukses në menaxhimin e krizës së emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë mbetur prej më shumë se dy ditësh në pikën e Kakavijës, në pritje të rikthimit në shtetin fqinj.

Situata që vijon pa zgjidhje prej mbi 60 orësh është një tregues i qartë se ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka qenë tërësisht i paaftë të menaxhojë situatën me autoritetet greke.

Por, kriza e Kakavijës, është një ndër dështimet më të fundit në radhë të diplomacisë shqiptare.

Vendi ynë, sidomos gjatë viteve të fundit, është përfshirë në hartën e zhvillimeve botërore vetëm në raportet negative për pastrimin e parave, korrupsionin dhe lirinë e medias.

Lexo edhe:

Analiza e Die Presse: Fate Velaj e kupton diplomacinë si një vepër komplekse arti

Agjenda ndërkombëtare e Ramës synon ‘kapitalin e brendshëm’ politik

E vetmja pikë ku ka “shkëlqyer” djaloshi Gent Cakaj është politika e kuadrit, në bazë të të cilës “rilindas” e pinjollë të tyre, si edhe elementë të Soros, kanë zënë poste kyçe në selitë diplomatike të vendit tonë në vende të ndryshme, kryesisht në Europë.

“Boldnews.al” ka marrë një material anonim, por me të dhëna konkrete, në të cilin denoncohen emërimet “qokë”, në shkelje të ligjit, të kryera nga ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Emërimet “qokë”

Në  selin e OSBE punon edhe zonja Fjona Isufi, nusja e djalit të Fatmir Mediut. Sipas materialit denoncues, znj. Isufi është emëruar pa eksperiencë, menjëherë sapo ka përfunduar studimet e larta.

Në listën e emërimeve të tjera, pa status, të kryer në selitë diplomatike shqiptare, renditen edhe Sokol Bega, Ivis Noçka, Gentian Dekovi, Dalimir Kurti dhe Edasarela Mustafaraj.

Në Misionin Shqiptar në Strasburg është emëruar Sidita Gjipali, motra e Gledis Gjipalit, drejtuesit të “Europian Movement Albania”, i njohur për lidhjet e ngushta me ish-ministrin e Jashtëm të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati.

Lista e emërimeve të zyrtarëve diplomatë, pa status, vijon të jetë edhe më e gjatë, sipas materialit denoncues. Për disa prej emërimeve, “Boldnews.al” kreu verifikime në të dhëna publike, nga ku rezultoi se ata realisht ishin të emëruar në ambasada e konsullata shqiptare në vende të ndryshme europiane.

Materiali denoncues, vijon:
– Në Ambasadën Shqiptare në Bullgari është emëruar konsulle Arxhilda Rringaj, pa status.

– Në Ambasadën Shqiptare në Hollandë është emëruar si konsulle, pa përvojë në diplomaci, Kejsi Ziu. Ajo zëvendësoi zonjën D.T, e cila u largua pas një skandali penal të një familjari të afërt.

– Viliem Kurtulaj, pedagogu i cili u tregua shumë aktiv në protestat e studentëve në vitin 2019, tashmë ka “kapur” një emërim diplomatik nga Gent Cakaj. Ai ushtron detyrën e Konsullit në Ambasadën Shqiptare në Hungari.

– Balciana Rakipi, vajza e ish-deputetit Aqif Rakipi, është emëruar konsulle në Prishtinë, pak pasi u shkarkua nga ambasada në Londër.

– Bukuroshja Mariela Berliku, ish-miss Shqipëria, është zgjedhur të kryejë detyrën e konsulles në Zagreb, Kroaci.

– Në Romë është emëruar konsull Armando Memushi, ndërsa në Milano, Blerina Visha, të dy të sapo-diplomuar, pa status diplomati.

– Gjithashtu pa status diplomati, është emëruar si Këshilltar në Ambasadën Shqiptare në Zvicër edhe Valon Gashi, një shqiptar nga Presheva.

– Në Ambasadën në Bukuresht është emëruar pa status Jonian Molla, mik i ngushtë i Taulant Ballës, që nga koha kur kryenin studimet sëbashku në qytetin Jashi të Rumanisë.

– Në Austri, zv.Ambasadori Shqiptar është Tonin Beci, i cili ka mbajtur më parë detyrën e ambasadorit në Mal të Zi, para se të shkarkohej nga qeveria “Rama”. Bashkë me të, në Vjenë është emëruar konsulle Artjola Ganellari, vajzë 22 vjeçe, pa eksperiencë në fushën diplomatike, siç përshkruhet në materialin denoncues mbërritur pranë “Boldnews.al”.

– Gent Cakaj ka emëruar si konsulle në Madrid, znj. Evi Sadushaj, vajza e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj.

Dhe, së fundmi, sipas raportit denoncues, në Drejtorinë e Diplomacisë Publike, ku shefe sektori është Mirela Ndini Peza, gruaja e ish-deputetit Alfred Peza, është emëruar edhe znj. Enxhi Sadaj, mbesa e pronarit të “Ora News”, Ylli Ndroqi.

Etiketa: cakajdiplomaciemerime

Lajme të lidhura

KULTURE

Analiza e Die Presse: Fate Velaj e kupton diplomacinë si një vepër komplekse arti

10:16 : 24/05/2026
AKTUALITET

Agjenda ndërkombëtare e Ramës synon ‘kapitalin e brendshëm’ politik

09:01 : 29/01/2026
AKTUALITET

Të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kush janë drejtuesit e rinj të komisariateve

16:10 : 29/12/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja EMRAT e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

11:04 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025
Para

Shkarkimi i Setien çështje kohe, ja alternativat për stolin e Barcelonës

TË GJITHA

Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom