• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e rasteve me Covid-19/ Pipero: Shqetësuese, jo alarmante. Respektoni 3 rregulla

14:01 : 12/08/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Shqetësuese, por jo alarmante, i ka cilësuar mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, shifrat mbi pacientët e prekur nga koronavirusi.

Pipero thekson se rritja e rasteve me Covid-19 ka të bëjë me shpërfilljen e masave, ndërsa i drejton një apel të rinjve që të mbrojnë prindërit e tyre nga virusi.

“Distancim social, maska dhe higjena personale janë 3 rregullat që mund të na mbrojnë nga virusi. Ndaj dhe të rinjtë duhet të respektojnë masat, pasi në këtë mënyrë do të mbrojnë prindërit e tyre”, tha Pipero për Faxnews.

Sipas tij, situata në vjeshtë dhe dimër mund të përkeqësohet si rezultat i gripit stinor, por shtoi se paralelisht duhet të ketë një rritje të masave.

Në këtë kuadër, mjeku infeksionist propozon që maska të bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura.

Lexo edhe:

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Pipero thekson se ka pasur një shkujdesje nga qytetarët duke mos respektuar masat, që ka çuar në rritjen e rasteve.

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.

Ndërkohë që i pyetur nga ana e gazetares Denisa Ruzi, lidhur me mjekimet që mund të përdorin në shtëpi, pacientët e prekur me Covid, Pipero tha se nuk duhet të merret asnjë medikament pa këshillën e mjekut të familjes apo specialistëve.

Sipas Piperos, vetëm në rast se kanë tre ditë me temperaturë më të lartë se 38 gradë celsius, personave të prekur mund tiu rekomandohet përdorimi i medikamenteve, por asnjëherë me mendjen e tyre dhe nga farmacistët.

“Maska, distanca dhe higjena, janë tre masa të rëndësishme, që mbrojnë secilin nga ne, dhe më pas të gjithë ne. E vetmja këshillë që kam për qytetarët, është kontakti i vazhdueshëm me mjekun e familjes, nuk duhet të përdorin medikamente pa këshillën e mjekut, kemi parë skema mjekimi që qarkullojnë, që është shumë e gabuar, pasi asnjë rast nuk mund ti ngjajë tjetrit.

Shumica e rasteve që qendrojnë në shtëpi nuk kanë nevojë për medikamente të veçanta, në çdo rast tjetër duhet të konsultohen me mjekët e familjes. Kemi me dhjetra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që edhe pse nuk na njohin na kontaktojnë.

Nëse nuk vazhdon temperatura mbi 38 gradë për më shumë se tre ditë nuk ka nevojë të përdorin as paracetamolin apo brufenin. Në rast se ajo shoqërohet me kollë apo dhimbje kockash, atëherë duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekët e familjes. Mjeku i familjes është i trajnuar, dhe duhet medoemos që të luajë rol kryesor në pikën fillestare.

Pa këshillën e mjekut të familjes nuk duhet të hedhim asnjë hap, nëse ata nuk na përgjigjen, duhet ti drejtohemi 127-tës, qytetarët nuk duhet të vrapojnë drejt farmacisë për të marrë medikamente. Duhet të pinë sa më shumë ujë, që të mbajnë në kontroll temperaturën e lartë të tyre.

Askush nga ne nuk është imun ndaj këtij virusi, shifrat e infektimeve te të rinjtë janë shumë të larta, veçanërisht në moshën mes 20-35 vjeç, ana e mirë është se ata rrallë sëmuren, por kjo nuk do të thotë që nuk e çojnë virusin në shtëpitë e tyre. Shijojini pushimet duke pasur kujdes, do të këshilloja natyrën dhe mjedisin jashtë, duhet medoemos që të kuptojnë se virusi qarkullon dhe na dëmton të gjithëve”, tha më tej Pipero.

Etiketa: CovidmaskaPipero

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025
BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
Para

Spitalet drejt fundit të kapaciteteve, Vasili: Qeveria jo propagandë, të marrë masa

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com