Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se Kryeministri Edi Rama po fsheh vdekkjet dhe infeksionet nga Covid-19.
“Mashtrimet e Edvin Hajdutit nëpërmjet zëdhënësve të tij famozë, ish-kunata, mbi-kunata, imponimet ndaj tyre të ndrikull Hajnisë për show të turpshëm dhe poshtërues mediatik, revoltojnë dhe demotivojnë personelin shëndetësor.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të cilat kanë nxjerrë tërësisht jashtë kontrolli, pandeminë COVID-19 në Shqipëri.
I bëj thirrje OBSH-së të dënojë botërisht qëndrimet e papërgjegjshme të narkoqeverisë shqiptare dhe të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër pandemisë së COVID-19”, shkruan Berisha.
Postimi nga Sali Berisha
Ndërkohë që vdekjet dhe infeksioni nga COVID-19 po shkojnë drejt dhjetëfishimit, Edvini kryepidemiologu xhahil i republikës së Surrelit ka zgjedhur të fshehë vdekjet dhe infeksionet nga COVID-19.
Sot, për çdo rast me COVID pozitiv, testohen jo më shumë se 3-5 të dyshuar duke nxitur kështu masivizimin e infeksionit në mbarë popullatën.
Decentralizimi i njoftuar i testimit për COVID-19 është thjesht pseudodecentralizim. Kështu që gjithçka për diagnozën vazhdon të kontrollohet për çdo rast vetëm nga ish-kunata dhe ish-kunati i saj manjak dhe skizoid.
127-a me praktikat e saj politike kërcënon rëndë shëndetin dhe jetën e qindra të sëmurëve!
Kjo praktikë ka bërë që qindra të sëmurë janë të braktisur në mëshirën e fatit në shtëpitë e tyre me kujdesin alo – alo, e gjitha kjo për të manipuluar, ulur në mënyrë kriminale numrin e të infektuarëve, të shtruarëve dhe të vdekurve nga COVID-19 në spitalet COVID.
Në spitale mungojnë kushtet më minimale.
Përpjekjet serioze e vetmohuese të mjekëve dhe infermierëve i minojnë kushtet çnjerëzore në spitalet COVID dhe mungesat e mëdha të personelit, pajisjeve dhe medikamenteve deri dhe të ujit në spitale.
Mashtrimet e Edvin Hajdutit nëpërmjet zëdhënësve të tij famozë, ish-kunata, mbi-kunata, imponimet ndaj tyre të ndrikull Hajnisë për shoë të turpshëm dhe poshtërues mediatik, revoltojnë dhe demotivojnë personelin shëndetësor.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të cilat kanë nxjerrë tërësisht jashtë kontrolli, pandeminë COVID-19 në Shqipëri.
I bëj thirrje OBSH-së të dënojë botërisht qëndrimet e papërgjegjshme të narkoqeverisë shqiptare dhe të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër pandemisë së COVID-19.
Këtu më poshtë keni disa mesazhe të qytetarëve dixhitalë, në të cilat denoncojnë gjendjen katastrofale të pandemisë së COVID-19.
Zoti Berisha përshëndetje…
Kisha babain të shtruar tek QSUT-ja, në repartin e infektivit COVID-1. Gjendje skandaloze, këtu që duhet të mblidhet vëmendja e gjithë spitalit sepse ështe emergjencë mjeksore, kanë lënë gjithë specializantët në ngarkim, mjekët primarë ose nuk vijnë fare ose janë “on call”.
Hyre këtu, zor se shpëton nga vdekja, këta nga mungesa e eksperiencës të intubojnë kur arrin në gradë të fundit, ndërkohë në Gjermani e vende tjera, intubojnë me parametra shumë më optimalë në mënyrë që t’i japin mundësi mushkërisë të rekuperojë, këtu tek ne ndodh e kundërta, si pasojë e ineksperiencës, moskompetencës dhe mungesës së respiratorëve të mjaftueshëm për situata të tilla intubojnë kur personi arrin në nivelë desaturimi ekstreme dhe s’ka më shpresë…
Nuk kanë omeprazol që dhe një kioskë e thjeshtë lagjje e posedon, nuk kanë albuminë për të ndihmuar veshkat, që të dyja këto i kam blerë vetë dhe ia kam dhënë infermierëve dorazi. Para disa ditesh vjen ministria Manastirliu dhe i gjithë personeli mjeksor bënte paradë hipokrizie për mediat ndërkohë të sëmurët i lanë për një orë e ca vetëm me sanitarët, si e si për të reklamuar fasadën mediatike, mos të sjelltë Zoti këtu se je i marrë fund.
Informacion zero infermierët e mjekët s’na hapin as telefonin asgjë, vetëm kur të marrin e të thonë “e intubuam”. Doktor nuk mjafton një mesazh për të treguar tmerrin e maskarallëkut këtu, ia lej vetë shqiptarëve t’a imagjinojnë. Zoti ju ruajt…
O popull.
Ne Kam. Ju lutem te mlidhna neser Para spitalin shefqet nroqi…. Te shpetojme njerzit tone se po vdesin per munges infermjesh 9 dhoma nje infermjere dhe doktor ne munges kto Jane herojte tone te Kombit shqiptar edhe kto herojne po marine me njerzit ton…… O burra ti shpetojme deri kur KY shtet te shtoi personelin Situata eshte shume tragjike
Pershendetje doktor,
Situata COVID-19 ka dale jashte kontrolli ne Shqiperi fatkeqsisht. Institucionet jane te pakoordinuara edhe nuk e dine se cfare po ndodh me testet.
Kam kerkuar testin e covid me date 25 korrik dhe pas shume perpjekjeve dhe telefonatave me 127 kane arrdur me date 31 korrik, plot 6 dite mbrapa.
Sot eshte data 3 korrik, kam kontaktuar polikliniken per pergjigjen e tamponit edhe nuk e kan marre akoma. Une kam keto dite edhe nje udhetim jashte shtetit dhe doja te dija nese jam pozitiv apo jo, prandaj shkova vete te ISHP dhe u interesova per pergjigjen, me thane shko te NJSHKV qe ndodhet te rruga elbasanit. As ata nuk e kane edhe me bejne pyetje idiote te tipit kush ta beri testin, kur mjaft mire mund thjesht te shkruajne emrin tim edhe duhet tju dali.
Kontaktoj ministrin e shendetesis edhe me thone nuk ka mundesi mos te kete dale. Une nuk kam ndermend te shkoj me te interesohem ne asnje vend. Kjo me ben te mendoj qe keta nuk kane asnje database te thjesht me emra dhe me rezultatin e testit, qe me ben te dyshoj se dhe numrat qe shohim nuk jane real. Keta nuk e dine ca behet ne institucione lere ne gjithe republiken. Shqiperia eshte bere kaos edhe me keq do shkoje situata me keto institucione te papergjegjshem qe dhe puna e mjekeve shkon dem.
Thjesht doja ta benit publike qe ta kuptojne njerezit se cfare po ndodh ne te vertet. Besoj do kete shume si une qe do me kuptojne dhe qe kane pas te njejten situate. Shteti ska tampona,vonojne, nuk dine se cfare rezultatesh kane njerzit, numrat mund te jene mashtrim, aspak cudi pse europa nuk ka hapur kufinjte akoma.
E di qe vetem te ju mund te me degjohet zeri! Faleminderit dhe respekte per ju doktor dhe familjen tuaj! Un keto mund ti provoj te gjitha me biseda ne ëhatsapp qe kam me mjeken e familjes edhe telefonatat e shumta qe kam bere me 127, ministrine e shendetesise edhe tentuar disa here per te marre ne tel ISHP por qe nuk pergjigjet askush.
Dhe dicka tjeter ata qe vijne per te bere tamponin marrin me numer UNKNOËN dhe tek NJSHKV me thonin pse nuk i telefonon ato qe te kane bere tamponin kur ato me marrin me numer qe nuk mund ta shohe.
Jam pa fjale se cfare po ndodh ne kete vend. E paimagjinueshme…
Duhet te them qe jam 22 vjec,kam 2 vite qe jam kthyer ktu edhe jam i zhgenjyer se si ky vend po qeveriset, neveri. Me kete qeveri une do iki dhe nuk kthehem me ketu edhe 1000 vjet, edhe pse e dua shume vendin tim, eshte e pamundur te jetosh ne kete kaos dhe stresin qe te shkaktohet nga institucionet e papergjegjshem dhe te korruptuar qe nis nga titullaret dhe kryeministri jone.
Nuk dua ta bej dicka politike, nuk kam qene kurre anetar i partise demokratike ose marre pjese ne tubimet e juaja, por e vetmja shprese qe kam pasur qe ky vend te behet ka qene PD dhe ju doktor. Ky vend nuk behet me kete shtet…
Doktor mirmengjes.
Po te shkruaj perseri edhe sot. Situata ne spitalet covid katastrofike. Njerezit po vdesin per shkak te corganizimit e mos sherbimit. Po vdesin thjesht per uje. Nuk i jep njeri uje, muk ka kush i jep uje, nuk ka personel t’i japi uje.