Kapet me 15 doza kokaine, arrestohet 38-vjeçari/ Kishte marrë me qira një dhomë hoteli

Policia e Përmetit arrestoi sot një 38-vjeçar, ndërsa iu sekuestruan 15 doza me kokainë. Mësohet se shtetasi L.TH, kishte marrë me qira një dhomë hoteli, ndërsa dyshohet se është shpërndarës i lëndëve narkotike.

“Bie në pranga 38-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen 15 doza me lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin:

LEXO EDHE  Listat e koalicionet/ Ambasadorja Kim apel Ramës e Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse...

L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, Policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.