Berisha nxjerr bllof Ramën: Kallam Dështaku inaguroi lotin e dytë të rrugës që duhet të kishtë përfunduar në 2014-n

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar vjedhjen që po i bëhet rrugës Kardhiq-Delvinë, të cilën Rama e shiti sot si një projekt të tij.

Ish-kreu i qeverisë ka publikuar edhe foton nga momenti i inaugurimit të lotit të parë të rrugës Kardhiq-delvinë në vitin 2012, projtk i cili duhet të kishte përfunduar në vitin 2014, por që Rama dhe rilindja ende se kanë përfunduar.

Ja postimi i Berishës:

Rruga Karrdhiq – Delvinë, histori tjetër vjedhje dhe mashtrimi e Edvin Hajdutit!

Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj.

Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhje të pastër me çmim te katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për t’u ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj.

Ketu më poshtë keni statusin e denoncimit nga unë të vjedhjes së madhe që po bëhet me rrugën Kardhiq – Delvinë! sb

http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=6952

Kallam Deshtaku katërfishon çmimin e ndërtimit të rrugës Kardhiq – Delvinë!

Të dashur miq, dje Kallam Dështaku ishte për të dytën herë në tre vjet në rrugën Kardhiq – Delvinë. Herën e parë në maj të vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do të fillonin punimet për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.

Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit të dytë prej 7 km në këtë rrugë.

Por ai po dje njoftoi vjedhjen e madhe të rradhës.

Loti i parë prej 7 km në këtë rrugë u ndërtua brenda 7 muajve me një shumë prej 5,1 milion euro. Kurse dje, Kallam Dështaku njoftoi se 7 km e lotit të dytë (që janë një teren identik me lotin e parë) do ndërtohen për 24 muaj dhe me një çmim prej 22 milion Euro, pra katër herë më të lartë. Kjo është vetëm mashtrimi dhe vjedhja e radhës! Sb

LEXO EDHE  Rama sposton Vangjush Dakon, ja kush e zëvendëson në Durrës (FOTO)