• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në mbrëmjet pa muzikë në Durrës ndjehet mungesa e artistëve të rrugës

13:47 : 08/08/2020
në AKTUALITET, NDRYSHE, SOCIALE

Ndërsa aktivitetet artistike në salla të mbyllura janë kufizuar nga rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë së COVID-19, artistët kanë dështuar të zbresin në rrugë për të mbushur zbrazëtinë kulturore të qytetit bregdetar këtë sezon veror.

Shëtitorja bregdetare në Durrës ende nuk është përuruar zyrtarisht, por qytetarët dhe pushuesit mbushin çdo mbrëmje trotuarët e rindërtuar.

Në mungesë të aktiviteteve artistike, që janë reduktuar për shkak të pandemisë nga COVID-19 në shëtitoren e re dëgjohet vetëm avazi i një klarinete.

Çdo pasdite një muzikant amator provon të njëjtën pjesë, një këngë popullore, në tonalitete të ndryshme. Por deri tani asnjë artist tjetër, student apo profesionist, nuk ka provuar të interpretojë në hapësirën përballë detit.

“Te ne mungon tradita e muzikantëve të rrugës,” thotë për BIRN Pirro Sota, i cili ka punuar si instrumentist në Orkestrën e Radiotelevizionit.

Lexo edhe:

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Studentët tanë që mësojnë jashtë vendit e provojnë shpesh dhe me sukses, ndërsa kur vijnë këtu bëhen pre e një mentaliteti që duhet tejkaluar.

“Të jem i sinqertë, edhe unë nuk e kam menduar ndonjëherë që të luaj në një mjedis publik, në mungesë të spektatorëve,” vlerëson Sota, duke shtuar se ndoshta kjo vjen nga që ai vetë e ka një punë.

Numri i turistëve vendas dhe të huaj gjatë këtij sezoni në qytetin bregdetar ka qenë shumë i vogël, për shkak të mbylljes së përkohshme të kufijve ajrorë, detarë dhe tokësorë.

Në kushtet e pandemisë nga COVID-19, veprimtaritë artistike verore në sallat e mbyllura në pjesën më të madhe janë anuluar.

Por zëvendësimi i tyre me shfaqjet individuale apo me formacione të vogla në sheshet apo në rrugët e qytetit ka munguar.

Artistët e rrugës janë të vetmit që nuk pengohen nga aktet normative ndaj zhurmave apo grumbullimeve që shtojnë pasigurinë ndaj rrezikut të infektimeve nga koronavirusi.

Kurajo artistike u ka munguar edhe piktorëve të rinj.

“E kemi diskutuar disa herë me kolegët, por ngurrimi ka qenë më i madh se sa dëshira,” shprehet piktori Franc Priska, i cili është mësues vizatimi në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli”.

Për fat të keq, edhe nxënësit, si dhe prindërit e tyre e kanë më të lehtë të ekspozojnë në galerinë e vetme publike, ne qendër të qytetit.

Sheshi “Liria” është një hapësirë shumë e mirë për grupet e piktorëve që duan t’u tregojnë tablotë e tyre bashkëqytetarëve apo pushuesve.

“Tani në verë, në galeri është shumë vapë, por askush deri tani nuk e ka bërë një hap për të ekspozuar në mjedise të hapura, në sheshe apo në shëtitore,” thotë Franci, sipas të cilit ka një farë përtacie për ti vendosur kavaletat dhe telajot përballë publikut gjithfarësh dhe për ti mbledhur ato përsëri në mbrëmje.

Sipas Priskës duhet një çikë më shumë vëmendje edhe nga bashkia e qytetit për artistët e rinj.

Në fund të muajit korrik Bashkia e Durrësit dhe Këshilli Kulturor ka miratuar një fond prej 16 milionë lekë për një sërë projektesh të paraqitura nga shoqata dhe ente të ndryshme artistike, por organizatorët janë thuajse të bindur që një pjesë e tyre nuk do të zhvillohen dot.

Pandemia pritet të pengojë veçanërisht projektet e përbashkëta me artistët e huaj, udhëtimet e të cilëve varen nga vendimet e shteteve përkatëse.

Ndërsa një pjesë e organizatorëve vendas vazhdojnë të këmbëngulin për formën klasike të shfaqjeve, disa të tjerë po kërkojnë forma alternative të komunikimit me spektatorët.

“Ne po kërkojmë një mënyrë tjetër organizimi përballë pamundësisë që kanë një pjesë e artistëve të huaj për të udhëtuar drejt Shqipërisë,” tha Tristan Sherifi për Festivalin e Dancit Modern dhe Kontemporan, që ka arritur në edicionin e 15-të.

Shfaqjet e programuara kohë më parë nga kompanitë e huaja do të mbërrijnë përmes internetit ‘online’ dhe organizatorët kanë zgjedhur të njejtën mënyrë për transmetimin e emocioneve te artdashësit shqiptarë.

Nevila Kalaja, ndërkaq, nuk ka menduar ndonjëherë të tërhiqet nga organizimi i edicionit të 15-të të Festivalit të Muzikës së Dhomës.

“Më 31 gusht një trio nga Greqia do të hapë festivalin në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Durrësit,” tregon Nevila për BIRN, duke shtuar se do të jetë një koncert me numër të kufizuar shikuesish, si dhe të veprave në repertor. Instrumentistët nga vendi fqinj të piano-trios “Galant” do të hapin edicionin jubilar, por askush nuk e di nëse artistët nga vendet e tjera do të mund të vijnë në koncertet e ardhshme.

“Broshura e këtij festivali nuk do të paraqitet normalisht që në fillim, por do të publikohet kur të mbarojë, në janar apo në shkurt ,” shton artistja nga Durrësi, e cila nuk dorëzohet para vështirësive të panumërta të këtij viti ndryshe.

Edhe aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” kanë gjetur një tjetër dritare për të mos i humbur lidhjet me ndjekësit e tyre. Deri tani afro 30 artistë të skenës, por edhe intelektualë të pasionuar, i kanë dhënë jetë leximit televiziv të “Letrave të mbrëmjes” përzgjedhur nga autorë të njohur botërorë, një mënyrë origjinale për të ruajtur raportin mes artdashësve dhe artistëve në këto kohë standardesh shëndetësore të pazakonta.

Megjithatë mbrëmjet verore durrsake vijojnë të jenë të varfra, pasi alternativat artistike mungojnë. Të premten në mbrëmje, 10 minuta reshje verore shiu mjaftuan për t’i alarmuar organizatorët e një koncerti në pishinën publike të qytetit.

“Për fat të mirë, gjithçka ndryshoi dhe shfaqja u zhvillua,” tha Nina Mila, një banore që e ndoqi koncertin nga ballkoni i shtëpisë së saj.

“Veçse ishte shumë trishtim,” shtoi ajo, pasi shikuesit ishin ulur larg njeri-tjetrit dhe në distancë me artistët.

Tamam atëherë kur spektatorët po kënaqeshin gjithçka u ndërpre, pasi kishte kaluar ora 20.00 e përcaktuar nga autoritetet si orari kufi në kushtet aktuale jo të zakonshme.

Ndërkaq, në shëtitore klarinetisti amator ka nisur të luajë përsëri meloditë e tij të përditshme. Askush nga artistët e rinj vendas nuk i bën konkurrencë dhe duket se ky sezon veror do të mbyllet pa alternativa muzikore në hapësirat publike.

Mbrëmja ka rënë plotësisht dhe ata që shëtisin akoma në shëtitoren e restauruar të Durrësit kujdesen ku të venë këmbët, pasi ndriçuesit e projektit të ri të hapësirës buzë detit nuk janë instaluar ende.

Një hall tjetër ky, që i shtohet kufizimeve nga pandemia. /BIRN/

Etiketa: Durresmuzikareportazh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026
AKTUALITET

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

15:34 : 22/06/2026
AKTUALITET

9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos

14:31 : 22/06/2026
Para

Emiljano Ramazani u ekzekutua nga vrasës me pagesë/ Detajet nga policia

TË GJITHA

Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror

14:15 : 25/06/2026

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet