Vrojtuesit në Velipojë shpëtojnë nga mbytja vajzën dhe të fejuarin e saj

Si pasojë e motit të keq vrojtuesit e plazhit kanë patur një ditë të vështirë pune sot.

Në plazhin e Velipojës, vrojtuesit i është dashur të përshkruaj mbi 200 m me vrap dhe më pas të luftonte me dallgët për t’iu bashkuar dy kolegëve të tij, që po përpiqeshin të shpëtonin nga mbytja një pushuese 23 vjecare me inicialet A. J. nga Gjakova.

Të kapur nga paniku, për të shpëtuar familjaren e tyre, i vëllai dhe i fejuari i të rrezikuarës, kane hyrë për ta ndihmuar, por janë gjendur në vështirësi dhe më pas kanë rrezikuar të mbyten.

LEXO EDHE  Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 2 viktima dhe 152 raste të reja në 24 orët e fundit

Vrojtuesit Ardit Taflaj, Eglant Rexha dhe Elfat Hasani ia kane dalë t’i nxjerrin të tre të rrezikuarit në breg, ku i kanë dhënë ndihmën e parë derisa ishin jashtë rrezikut për jetën.

Te tre të rrezikuarit fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.