Postoi foton provokuese me përshkrimin banal, Instagrami i fshin foton Arbenitës

Arbenita Ismajli është një prej modeleve shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Ismajli publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa poza të reja mjaft ngacmuese, ku vinte në pah linjat trupore. Mirëpo krahas fotografive, ajo përdori një përshkrim të papërshtatshëm në gjuhën angleze – e që kjo ndikoi që fotot t’i fshihen menjëherë.