• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akuzohet në Zvicër për martesë false, beteja e shqiptares me zyrën e emigracionit

10:33 : 03/08/2020
në BOTA, SOCIALE

Zyra e Migracionit i ka revokuar lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Vizën C) një gruaje kosovare me dyshimin për martesë fiktive. Por, ajo i ka rezistuar me sukses vendimit para Gjykatës Administrative, shkruan “Solothurner Zeitung”.

Shtetasit e huaj që kryjnë një martesë fiktive për të fituar të drejtën e qëndrimit, mund të dëbohen nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Por, edhe leja e përhershme e qëndrimi mund t`i revokohet atij ose asaj që ka jetuar në Zvicër për më pak se 15 vjet dhe ka dhënë informacione të rreme në procesin e marrjes së lejes. Njësoj ndodh nëse personi ka heshtur informacionet sqaruese për rrethanat e jetës.

Megjithatë, ndonjëherë është e vështirë të provohet për dikë nëse ka ose nuk ka martesë fiktive. Gjykata administrative e Kantonit të Lucernit tani ka ngritur lart “pragun” për këtë çështje dhe e ka rrëzuar qëndrimin e zyrës kantonale të migracionit, e cila donte ta dëbonte kosovaren 27-vjeçare.

Gruaja e re kishte migruar në Zvicër në vitin 2011 si pjesë e bashkimit familjar pasi qe martuar me një bashkatdhetar, i cili kishte të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Vizën C), transmeton albinfo.ch. Por, në mars të vitit 2012, bashkëshortët e rinj ishin ndarë.

Megjithatë, në shtator të vitit 2012, gruaja kishte informuar autoritetin e migracionit se ajo dhe burri i saj ishin pajtuar dhe do të jetonin përsëri së bashku. Policia Kantonale, nga ana e saj kishte njoftuar Zyrën e Migracionit se këtu mund të bëhej fjalë për një martesë fiktive. Më në fund, në pranverën e vitit 2014, Zyra e Migracionit u kishte ofruar bashkëshortëve një intervistë personale.

Lexo edhe:

Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

Francë/ Kapet me 18 kg marijuanë, në pranga shqiptarja, nënë e 4 fëmijëve

Rezultati: Vërtet që kishte prova se bëhej fjalë për një martesë fiktive ose martesë që ishte lidhur ekskluzivisht për të marrë lejen e qëndrimit, përcjell albinfo.ch. Por, në atë kohë, vetë Zyra e Migracionit kishte vendosur se këto indikacione nuk ishin të mjaftueshme dhe kështu, ia kishte zgjatur gruas lejen e qëndrimit.

Në vitin 2016, kosovarja më në fund mori një leje të përhershme qëndrimi (Vizë C), por me një periudhë kontrolli deri më 30 shtator të vitit 2020. Më pak se një vit më vonë, Zyra e Migracionit kishte marrë sërish një njoftim se martesa midis kosovares dhe burrit të saj, i cili kishte qenë banor në Zvicër për një kohë të gjatë, ishte divorcuar. Dhe për më tepër, me sa dukej, gruaja nuk kishte jetuar me të që nga viti 2013. Ndërkohë, ai kishte lindur fëmijë me një grua tjetër, transmeton albinfo.ch. Kjo gjendje tashmë dukej si provë e mjaftueshme për autoritetet, për të dëshmuar se ata ishin të mashtruar gjatë gjithë kohës.

Në dhjetor të vitit 2019, Zyra e Migracionit revokoi lejen e qëndrimit për gruan dhe i caktoi asaj një afat deri në fund të shkurtit të vitit 2020 për të dalë nga Zvicra.

Por Zyra e Migracionit do të ketë bërë “hesapet” pa kosovaren “luftarake” dhe Gjykatën Administrative. Në atë gjykatë, gruaja kishte paraqitur një ankesë dhe pas kësaj kishte fituar të drejtën. Mbetet për t’u parë nëse ankuesja dhe ish-burri i saj kishin pasur martesë fiktive ose jo. Sigurisht, dyshimet e Zyrës së imigracionit nuk ishin për t`u nënçmuar por provat që ofronte ajo nuk ishin të mjaftueshme për të dëshmuar abuzimin me një martesë që është vetëm (ende) formale.

Të paktën burri qe kthyer te gruaja e tij pas ndarjes së parë, në vitin 2012. Dhe: Fakti që ai ka vazhduar të jetojë një jetë të dyfishtë më pas si dhe ka lindur një fëmijë tjetër me një partnere tjetër, e bën “të vështirë” fajësimin e gruas së tradhtuar. Për më tepër, jeta e mëtejme e përbashkët pas tre vjetësh martese (dhe kjo supozohet të ketë ndodhur në rastin konkret) nuk është absolutisht e nevojshme për lëshimin e lejes së qëndrimit.

Etiketa: betejashqiptarjazvicer

Lajme të lidhura

SPORT

Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

18:42 : 14/05/2025
AKTUALITET

Francë/ Kapet me 18 kg marijuanë, në pranga shqiptarja, nënë e 4 fëmijëve

22:04 : 27/04/2025
AKTUALITET

U gjenden 30 kg kokainë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Zvicër

21:28 : 24/04/2025
BOTA

Popullsia e Zvicrës pritet të arrijë në 10.5 milionë deri në vitin 2055

16:26 : 20/04/2025
BOTA

Stuhia e madhe godet Alpet, të paktën tre të vdekur

16:33 : 18/04/2025
SHOW BIZ

Këngëtari zbulon detajet për të shkuarën e Jozit: Ka bërë burg në Zvicër, është agresiv!

08:58 : 14/04/2025
Para

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hysen Saliko

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com