Dokumentet/ Ndërtimet te Liqeni, Zhupa: Do ngrihen kulla deri në 18 kate

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar zyrtarisht Planin e Detajuar Vendor për ndërtimet në zonën e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, deklaron se klientët e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E” e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i sheshit “Skenderbej”, kanë planifikuar në PDV e re që mori miratimin e Bashkisë Tiranë, ndërtime për të gjithë zonën në Liqenin Artificial.

Zona njihet si e Garda e Republikës, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe gënjeu që do ja kthente parkut të Liqenit.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169, tashmë me përcaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate!

Klientët e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E” e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i Sheshit Skenderbej, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkisë Tiranë, ndërtime për të gjithë zonën në liqenin artificial. Zona njihet si e Garda e Republikës, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe gënjeu që do ja kthente parkut te Liqenit.

LEXO EDHE  Sekuestrohen 26 pasuri të Ylli Ndroqit, i dyshuar për përfshirje në trafik droge/ Lista e plotë

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndërtime në këtë zonë. Referuar nenit 25 të rregullores së planit për PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate. Sipërfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2.

E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerrë nga AKPT. Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga këto Biblioteka Kombëtare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkëve në zonën e liqenit, me shërbime, banim, parkim etj.

Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD në mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikërisht kullat e reja të liqenit me rrugën e Kosovarëve. Kujtojmë që këto 650 metra rrugë për kullat private do na kushtojnë 2 milionë euro nga taksat tona./Bl.Ba/Fjala.al