• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëvendosje në Shqipëri: Ndryshimet Kushtetuese, Rama ka nën kontroll Kuvendin

18:17 : 31/07/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka denoncuar ndryshimet e njëanshme kushtetuese të miratuara nga Kuvendi, çka sipas tyre vërtetoi edhe njëherë se Edi Rama ka vënë në kontroll të plotë institucionin që do të duhej të ishte mishërimi i demokracisë.

“Me votimin e “ndryshimeve kushtetuese” në datën 30 korrik 2020, Edi Rama vërtetoi edhe një herë se ka vënë nën kontroll të plotë institucionin që do të duhej të ishte mishërim i demokracisë dhe sovranitetit popullor, Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e shumicës i binden pa ia kthyer fjalën, e shumë prej atyre të pakicës, një surrogatë e opozitës, po përdoren prej Ramës që të shtrojë rrugën drejt kapjes së fortë dhe afatgjatë të pushtetit, sipas shembujve të Gjukanoviçit, Thaçit e Vuçiçit.

Ngjashmëria e disa metodave dhe synimeve të politikës së brendshme të Ramës me ato të Vuçiçit ka prodhuar në Shqipëri, sikurse në Serbi, një qeverisje pa opozitë. Tri dekada në Shqipëri nuk mjaftuan që pluralizmi programor e politk të shndërrohej në vlerë të mirëfilltë, por po rrëshkitet drejt autokracisë së konsoliduar”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Lëvizja VETËVENDOSJE në Shqipëri ka mospajtime e kritika përmbajtësore e formale ndaj “ndryshimeve kushtetuese”.

“Listat e hapura, pjesërisht apo jo, nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv nëse paraprakisht nuk shndërrohet e gjithë Shqipëria në një zonë, me një prag të arsyeshëm. Kështu siç po bëhen, listat e hapura do të jenë një mjet më shumë për të mashtruar votuesin. Hapja e listave po paraqitet si kërkesë popullore dhe si hap drejt demokratizimit, por kështu siç qëndrojnë punët me partitë e mëdha në Shqipëri, e siç po bëhen këto ndryshime, listat e hapura nuk do të kenë asnjë efekt demokratizues, as brenda partive e as jashtë tyre”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Sipas VV, brenda partive listat e hapura do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen në funksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar.

“Do të nisë fushata e brendshme, gara për vota brenda listës, e cila do të fitohet në masë të madhe prej personave që mbështeten prej grupeve të fuqishme mediatike e biznesore, apo prej personave me shumë ndikim në parti. Për pasojë, fenomenit të blerjes së votave jashtë partisë, tashmë do t’i shtohet edhe fenomeni i blerjes së votave brenda partisë.

Servilizmi i kandidatëve ndaj personave me ndikime ekonomike e mediatike, e sidomos ndaj kryetarit të partisë do të jetë edhe më i madh. Parlamenti edhe më shumë mund të mbushet me milionerë, kryesisht injorantë të politikës, dhe do të forcohet edhe më shumë figura e kryetarit të partisë. Këto nuk janë parashikime në tym, por efekte të studiuara të hapjes së listave në shumë vende.

Shembulli i Kosovës dëshmon se listat e hapura për mbi një dekadë nuk kanë prodhuar demokratizim të partive, rritje të cilësisë së përfaqësimit në Kuvend dhe as zvogëlim të rolit të kryetarit, përkundrazi. I vetmi përjashtim është Lëvizja VETËVENDOSJE!, e ajo jo për shkak të listave të hapura, por për shkak se kishte programin, idealet, organizimin dhe udhëheqës që punuan, pasi Lëvizja hyri në Kuvendin e Kosovës, për të hartuar e miratuar një statut me mekanizma demokratikë të brendshëm, të cilët po zhvillohen me gjithë sfidat e shumta dhe sulmet ndaj Lëvizjes”, vijon deklarata.

Jashtë partive, “ndryshimet kushtetuese” kështu siç u bënë, do të prodhojnë vështirësi edhe më të mëdha për subjektet e reja.

Ruajtja e sistemit proporcional rajonal, sipas qarqeve, është e dëmshme në një vend të vogël si Shqipëria, dhe imponimi i pragut të dyfishtë, rajonal e kombëtar, i dyfishon pengesat për grupe shoqërore që kanë nevojë për përfaqësim jashtë partive të vjetra.

“Përveç kësaj, këto ndryshime nuk e prekën formulën “D’Hondt” për alokimin e mandateve, formulë e cila me këtë sistem favorizon partitë e vjetra kundër subjekteve të reja dhe favorizon partinë e parë duke diskriminuar gjithë votuesit e partive të tjera. Atyre që e mbrojnë këtë formulë me argumentin se ajo “prodhon stabilitet”, u themi se qytetarët janë ngopur me “stabilitete” të tilla që prodhojnë despotë. Stabiliteti i sundimit mbi padrejtësi e varfëri nuk i duhet vendit. Stabiliteti që sjell zhvillim, drejtësi e demokraci, është ai për të cilin kemi nevojë si popull”, thekson VV.

Lëvizja VETËVENDOSJE në Shqipëri e denoncon lojën e pafytyrë që po bëhet me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtet autokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin.

Etiketa: kushtetutaRamaVV

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Ndryshimi i Kushtetutës, Panariti: PPE shumë e qartë, dënon këtë farsë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com