• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbarimi i TAP uli investimet me gati 17% në tremujorin e parë, si do të zëvendësohet

10:17 : 31/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Ishte e pritshme që mbarimi i gazsjellësit TAP, projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në vend, me vlerë 1.5 miliardë euro, do të ndikonte negativisht në treguesit e investimeve dhe ecurisë ekonomike.

Efektet kanë filluar të ndihen që në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Kuadrit Makroekonomik 2020-2023, të publikuar së fundmi, Formimi i kapitalit fiks bruto (investimet totale) pati rënie me rreth 3.8 për qind në terma realë vjetorë përgjatë vitit 2019, ndërkohë vetëm për tremujorin e parë të vitit 2020 kjo normë ishte -16.7 për qind. Kjo rënie, sipas raportit, i atribuohet kryesisht tkurrjes së investimeve në ndërtim, përfshirë projektin TAP, dhe ndikimit që kanë pasur masat shtrënguese kundër përhapjes së pandemisë në ekonomi.

Raporti vlerëson se një kontribut të konsiderueshëm negativ krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vjen edhe prej shuarjes së kontributit pozitiv të ardhur nga faza ndërtuese e projektit TAP që tashmë është pothuajse i përfunduar. “Gjithsesi së shpejti ky projekt do të jetë operativ dhe partjetër pritet të japë një efekt të konsiderueshëm pozitiv në vijimësi për ekonominë tonë kryesisht nëpërmjet mundësimit të një burimi alternativ dhe të lirë energjie”, sipas vlerësimeve zyrtare.

Qeveria pret që rënia këtë vit të jetë -4.3% e ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe mbarimi i TAP, ndërsa parashikon që rikuperimi do të jetë i shpejtë.

Rritja ekonomike parashikohet në 5.9 për qind në vitin 2021 dhe parashikohet të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4 për qind përgjatë periudhës afatmesme në vijim. Më specifikisht rritja ekonomike parashikohet në 3.8 dhe 3.9 për qind respektivisht për vitet 2022 dhe 2023.

Lexo edhe:

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

Por, nga do të mbështetet kjo rritje?.

Sipas raportit, gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë pothuajse një efekt neutral. Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredi-marrje më të lartë. Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.

Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.

Në kuadër vlerësohet se të gjithë sektorët kryesorë të vazhdojnë të rriten pak a shumë me të njëjtin trend të mesatares së tyre historike. Specifikisht, bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 1.3 përqind në vit në terma realë përgjatë periudhës 2021–2023, me një kontribut mesatar vjetor në rritjen ekonomike prej rreth 0.3 pikë përqindje; industria me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.2 për qind dhe një kontribut mesatar vjetor prej rreth 0.6 pikë përqindje; ndërtimi me rritje mesatare vjetore prej rreth 3.6 përqind dhe kontribut mesatar vjetor prej rreth 0.3 pikë përqindje; shërbimet me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.7 përqind dhe një kontribut mesatar vjetor prej rreth 2.7 pikë përqindje. /Monitor/

Etiketa: investimeShqiperitap

Lajme të lidhura

SPORT

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
Para

Ndryshimet Kushtetuese, Nano: Rrugaçëri politike, por opozita e ka fajin

TË GJITHA

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk jam penduar

10:19 : 10/10/2025

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025

Del audio-incizimi/ Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiçin dhe Listën Serbe

09:55 : 10/10/2025

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com